Të ndëruar përkrahës, votues dhe simptizantë të Forcës së Re Demokratike. Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë, njëri nga themeluesit dhe anëtari i Këshillit Qendror të Forcës së Re, Muharrem (Lemo) Mollabeqiri, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike.
Muharremi ishte njëri nga aktivistët më të zellshëm të subjektit tonë, i cili me punën dhe angazhimin e tij pa kursim ndikoj që Forca e Re të bëhej subjekti shqiptar më i votuar në Ulqin dhe Mal të Zi për vite më rradhë. Po ashtu, ishte njëri nga afaristët më të hershëm dhe më të sukseshëm në sektorin privat në qytetin e Ulqinit, bashkëthemelues e bashkëpronar i kompanisë së njohur “Concordia Comerece”, e cila ka dhjetra të punësuar, vazhdon kumtesa.
Sot, ai u largua nga kjo botë, përveç që la një boshllek të pa zëvëndësueshëm në familjen e tij, qytetin ku lindi dhe jetoj, ndërmarrjen që themeloj, po aq la boshllëk të pa zëvendësueshme në subjektin Forca e Re Demokratike, për të cilën që nga themelimi, kontribuoj dhe u angazhua pa kursim (ne bashkëpuntorët e tij, shpesh herë, me të drejtë e quanim “lokomotiva-motorri” kryesore i fushatave zgjedhore).
Të gjithëve do të na mungojë për sfidat që kemi para, por edhe mësuam shumë nga ai se si duhet të luftojmë e të mos dorëzohemi deri në fundë për vlerat, idealet dhe qëllimet e përbashkëta.
Me këtë rast të gjithë familjes dhe të afërmëve ju shprehim ngushllimet tona më të sinqerta, duke e ndarë këtë dhimbje me ta.
Pushofsh në paqë Muharrem Lemo Mollabeqiri, faleminderit për të gjitha!, përdundon kumtesa e Forcës së Re Demokratike.