Shtëpia e Shëndetit Ulqin

Trupi  Nacional Koordinues për Sëmundjet Infektive i Malit të Zi vendosi sot të shkurtojë orët e punës së subjekteve hotelierike dhe të shërbimeve me dy orë dhe për aq të zgjasë edhe kohën e ndalimit të daljes nga ndërtesat e banimit. Kështu, objektet e hotelierisë dhe shërbimit do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 6 pas dite nga dita e mërkurë, dhe ndalimi i daljes do të jetë i vlefshëm nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit, transmeton Ulqin Online.

“Për shkak të situatës jashtëzakonisht komplekse epidemiologjike, TNK, me sugjerim të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, vendosi të shkurtojë orët e punës së hotelierisë dhe aktiviteteve të shërbimit nga e tanishmja  07:00 – 20:00 në orarin e ri 07:00 – 18:00, dhe të zgjasë ndalimin e daljes nga objektet e banimit  nga e tanishmja  21:00 – 05:00 në orarin e ri nga 19:00 – 05:00 të ditës tjetër. Masat e reja do të hynë në zbatim nga dita e merkurë, 25 nëntor në ora 00:00 dhe do të zgjasin deri me 8 dhjetor ”, u njoftua nga TNK.

Sot në Komunën e Ulqinit u shënuan 23 raste të reja kurse në Mal të Zi 556 raste të tilla. Situata si në komunën tonë por edhe në nivel te shtetit të Malit të Zi vazhdon të jetë mjaft komplekse.

By admini