Ilustrim

Forca e Re Domratike ka shpërnda sot një kumtesë për media ku kryetari i kësaj partie Nazif Cungu i drejtohet qytetarëve rreth situatës së rënduar epidemiologjike.

Më poshtë mund të lexoni të plotë mesazhin e z. Nazif Cungu.

Të nderuar motra dhe vëllezër,

Ju drejtohemi me anë të kësaj shkrese që edhe një herë së bashku të marrim hapat e mbrojtjes dhe kujdesit ndaj sëmundjes e cila kaq shumë ka ndikuar në jetën tonë të përditshme.

Corona apo Covid-19 e ka prekur gjithë planetin, tani jeta e përditshme është fare e ndryshuar, shkollat, ekonomia kanë pësuar humbje të cilat për një kohë të gjatë do të duhemi ti përmirësojmë që të kthehen në jetën normale siç ishim para PANDEMISË.

Por Mali i Zi, e posaçërisht Komuna jonë kanë një nivel alarmant të rastesh dhe vdekjesh që këtë gjendje e bënë edhe më të rëndë, ku këtë mund ta ndryshojmë vetëm së bashku.

Prandaj, apelojmë tek ju që ta kuptojmë që masat më të mira të treguar kundër sëmundjes së Covid-19 janë distanca fizike, maska dhe higjiena e duarve dhe hapësirës.

Ta bëjmë këtë përpjekje edhe më të madhe që të tregojmë që e kemi kujdes njëri tjetrin, shokun, të afërmit, të moshuarit dhe ato që kanë sëmundje kronike.

Spitalet dhe punëtorët shëndetësor janë duke punuar tash  një kohë të gjatë dhe i falënderojmë ato, por le të mundohemi që sa më pak të përhapet kjo sëmundje që numri i infektuarve të jetë sa më i vogël.

Ju lutemi, secili nga ne mund të jemi bartës të këtij virusi, duhet të jemi transparent dhe të izolohemi nëse çdokush nga familjarët apo të afërmit tanë preken nga ky virus. Nuk është turp të jemi të infektuar, turp është që këtë ta mbajmë të fshehur nga të afërmit dhe miqtë tanë që edhe ato të jenë informuar për këtë.

E shihni se ky virus nuk zgjedhë as moshë, as gjini, as kombësi, as status personal, i dëmton të gjithë dhe ka marrë jetë njerëzve të cilët  janë të afërmit tanë.

Prandaj, merreni seriozisht këtë sëmundje e cila është e poshtër dhe askush nuk është i mbrojtur nga ai virus.

Le të kuptojmë këtë sëmundje që kërkon nga ne disiplinë, durim dhe respektimin e rregullave.

Të respektojmë rregullat e mbrojtjes dhe të jemi shumë më të ndërgjegjshëm se deri tani.

Këtë sëmundje do ta luftojmë të gjithë se bashku me besim dhe durim!

JU UROJMË SHËNDET  JUVE DHE  FAMILJARËVE TUAJ!

Me respekt,

Kryetar

Nazif Cungu

By admini