Nga Beqir SINA – New York
Para Trump, vetëm dhjetë presidentë nuk kishin arritur të fitojnë rizgjedhjet
Donald Trump, me sa duket( megjithse betetja ligjore nuk ka përfunduar) nuk ka arritur të fitojë një mandat të dytë, të paktën simbas projeksionit të djeshëm dhe fjalimit të fitores, nga Biden – Harris, pasi sfiduesi demokrat Joe Biden, u shpall mbrëm në Delaware, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Zyra Ovale e presidentit amerikan u krijua në 1789, dhe nga të gjithë Preisdentët që kanë kanë qendruar në një mandat, vetëm dhjetë prej tyre nuk kanë arritur të fitojnë rizgjedhjen për një mandat të dytë, prej se hynë në Shtëpinë e Bardhë, atë që njifet si ikona e demokracisë Amerikane.
Presidentëve të SHBA, u lejohet të zgjidhen dhe qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm për një mandat katër vjeçar, dhe, maksimalisht dy.
Por, edhe pse çdo njeri prej tyre mund të mbajë këtë pozitë, më e larta udhëheqëse në SHBA, jo më shumë se dy mandate, athere në rast se SHBA, janë në luftë gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve, çdo president ka të drejt për një mandat të tretë.
Franklin Delano Roosevelt, i cili kishte lindur më 30 janar 1882 në Hyde Park, New York; vdiq më 12 prill 1945 në Warm Springs, Georgia. Ishte president për 3 mandate prej vitit 1933 deri pasi ndërroi jetë në vitin 1945, kur edhe përfundoi Lufta e Dytë Botërore. Ishte President Demokrat dhe marrës i çmimit Nobel për Paqe të SHBA.
Mirëpo, ka edhe tre president që nuk kan mbajtur as edhe një mandat:
I pari ka qenë William Henry Harrison nga Berkeley Plantation, Virginia i cili vdiq më 4 prill 1841 në Washington D.C.. Ishte një gjeneral amerikan dhe i 9-ti, President të SHBA.
Zachary Taylor, i cili lindi më 24 dhjetor 1784 në Barboursville, Virginia, vdiq më 9 korrik 1850 në Uashington D.C.. Ishte një gjeneral amerikan dhe i 12-ti, President të SHBA, që qëndroi në Shtëpinë e Bardhë, vetëm 16 muaj, që prej 5 Mars 1849 deri 9 Korrik 1850.
Millard Fillmore lindi më 7 janar 1800 në Cayuga County, New York, vdiq më 8 mars 1874 në Buffalo, New York. Ishte i 13-ti, President i SHBA-së, prej 10 Korrik 1850 deri 4 Mars 1853.
James Abram Garfield, i cili lindi më 19 nëntor 1831 në Orange, Ohio, u vra më 19 shtator 1881 në Elberon, New Jersey. Garfield, ishte një politikan amerikan dhe Presidenti i 20-të i SHBA-ve.
John Firtzgerald Kennedy (lindur më 29 maj 1917 – vdiq më 22 nëntor 1963) Ai është i njohur si Jack ose me inicialet JFK, dhe ishte politikan amerikan dhe Presidenti i 35-të i Shteteve te Bashkuar të Amerikës, që kishte shërbyer edhe si komandantë në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës, në flotën detare dhe si komandant i anijes luftarake PT-190. Ndërsa, më vonë në atë PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore, qëndroi në Shtëpinë e Bardhë, vetëm dy vite, 1961 -1963
Pas shërbimit ne flotën detare u përfshi ne politikë në Kongres, përfaqësues nga Partia Demokratike (SHBA) si kongresmen ne vitin 1946-1952 dhe si senator në Senatin Amerikan nga dhoma e përfaqësuesve nga shteti federal i Massachusetts.
Në vitin 1960 Zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve do të kandidohej për president ku do ta mposhte kandidatin nga radhët e republikanëve Richard Nixon, i cili do të bëhej president në vitin 1969 dhe do te jepte dorëheqje nga posti tij në vitin 1972, pas skandalit te Watergate.
John Firtzgerald Kennedy në moshën 43 vjeçare do të bëhej presidenti me i ri ne moshë se bashku me Theodore Roosevelt.
Ai në vitin 1963 në Dallas, Texas prag të zgjedhjeve presidenciale kur po shkonte ti vizitonte një bazë ushtarake, dhe të takohej me trupat ushtarake dhe forcat ajrore të SHBA-ve, makina e tij pa mbules “çati”, po kalonte në lagjen Dealey Plaza, ku ai u vra nga Jack Ruby dhe u dërgua me urgjencë në spitalin me të afërt.
Në ora 1:00 të mesdrekës John Firtzgerald Kennedy, do të ndërronte jetë në Parkland Memorial Hospital në Dallas dhe do të shpallej i vdekur ne ora 1:00 të pas mesnatës ku doktorë nuk kishin arritur ta ndalin një hemorragji në trurin e tij.
Dhjetë presidentë nuk kishin arritur të fitojnë rizgjedhjet :
William Howard Taft ishte presidenti i një mandati në Shtëpinë e Bardhë, mbasi nuk arriti të fitojë rizgjedhjen, 20 vjet më vonë në 1912.
Z. Taft, një Republikan, është personi i vetëm në historinë e SHBA që ka mbajtur si postin e presidentit ashtu edhe Sekretarin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara.
Si president, z. Taft tha se ai nuk do të emëronte Afrikano-Amerikanët në vendet federale dhe largoi një shumicë të mbajtësve të posteve zyrtare në jug të SHBA, zyrtar afrikano amerikan.
Ai konsiderohet nga shumica e historianëve si një president mesatar, pasi katër vitet e tij në krye ishin të jashtëzakonshme. Ai shërbeu si president nga 1909 deri në 1913 dhe humbi zgjedhjet presidenciale të 1912 nga Woodrow Wilson.
Herbert Hoover u zgjodh si president i SHBA në 1928 dhe u përball me ndihmën e vendit për rindërtimin pas rrëzimit të tregut të aksioneve të vitit 1929.
Si president, z. Hoover mbikëqyri votimin e kongresit për shfuqizimin e disa billlave (ligjeve), megjithë nxitjen për t’u siguruar që alkooli të mbetej i paligjshëm në SHBA.
Presidenca e tij u hijezua nga “kriza” ekonomike në 1929 dhe ai kaloi pjesën më të madhe të një mandati duke u përpjekur të përmirësonte ekonominë e vendit.
Ishte koha kur SHBA, nuk ishin shëruar nga “kriza” ekonomike deri në kohën e zgjedhjeve të vitit 1932 dhe ai humbi nga Franklin D Roosevelt.
Gerald Ford jo vetëm që nuk arriti të fitojë rizgjedhjen si president i SHBA, por gjithashtu kurrë nuk fitoi zgjedhjet presidenciale.
Z. Ford, një Republikan, u bë president pa votime pasi Richard Nixon dha dorëheqjen, pas skandalit Watergate.
Jimmy Carter fitoi në zgjedhjet e 1976, dhe i humbi ato në 1980 Z. Carter, është një Demokrat që shërbeu si president i SHBA nga 1977 në 1981, pra humbi zgjedhjet e 1980 nga Ronald Reagan.
Pavarësisht nga fakti se Gerald Ford nuk fitoi kurrë një zgjedhje presidenciale, humbja e Z. Carter, do të thoshte që për herë të parë, dy presidentë amerikanë radhazi nuk arritën të fitojnë rizgjedhjen.
George HW Bush presidenti i 41të i SHBA
George H W Bush ishte presidenti i fundit që nuk arriti të fitojë rizgjedhjen, kur ai u “mund” nga demokrati, Bill Clinton, në zgjedhjet e vitit 1992.
Z. Bush ishte presidenti i 41-të amerikan dhe kishte qenë drejtori i CIA-s nga 1976 në 1980, si dhe nën President me Ronald Reagan.
Ai shërbeu si nënkryetar i Presidentit Reagan nga 1981 deri në 1989, kur u zgjodh për të marrë pozicionin e tij.
Si president, z. Bush u angazhua në Luftën e Gjirit dhe nënshkroi ligjin e Amerikanëve me Aftësi të Kufizuara në 1990.
Në vitin 2000, djali i tij, George W Bush u zgjodh si president dhe përfundoi dy mandate të plota, para se Barack Obama të merrte detyrën e presidentit të SHBA.