
Sot 58 raste të reja me koronavirus në Ulqin
Në qytetin e Ulqinit sot janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus, numri më i madh brenda një dite, duke e çuar numrin e rasteve aktiv në 220 veta.
Deri tani në komunën e Ulqinit janë shëruar 403 persona kurse 19 veta kanë humbur jetën,shkruan Ulqini Online.
Nga ana tjetër, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe laboratorë të tjerë në vend që merren me diagnostikimin PCR të koronavirusit tkanë përfunduar analizën PCR të 1634 mostave për koronavirus ditën e fundit, ndër të cilët u regjistruan gjithsej 682 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2.
Numri i rasteve sipas komunave për ditën e sodit është paraqitur në tabelen e mëposhtme.
| Komuna | Të infektuarit |
| Podgorica | 248 |
| Nikshiq | 67 |
| Ulqin | 58 |
| Bijelo Polje | 45 |
| Cetinje | 41 |
| Tivar | 37 |
| Kotor | 30 |
| Budva | 28 |
| Berane | 24 |
| Mojkovac | 23 |
| Herceg Novi | 21 |
| Pljevlja | 16 |
| Rozhajë | 16 |
| Andrijevica | 13 |
| Danilovgrad | 7 |
| Plav | 3 |
| Tivat | 3 |
| Kolashin | 1 |
| Shavnik | 1 |
