Shkodra

Situata epidemiologjike në Komunën e Ulqinit ka edhe anën tjetër të medales. Sa mund të jetë i vertetë fakti se gazmendet familjare tani po transferohen nga Ulqini në Shkodër e Tivar mbetët për tu parë.

Për një gjë të tillë sipas informacioneve që ai ka, ka treguar afaristi i njohur në Ulqin Hasan Cano Karamanaga për të përdtishmen malazeze Vijesti. Ai deklaroi se ka informacione se disa festa po lëvizin nga Ulqini në Tivar dhe Shkodër.

“Ne i kemi këto informacione”, tha Karamanaga.

Ai poashtu këroj që tu lejohet që objektet e tyre hoteliere të punojnë si gjithandej Malit të Zi.
”Ne po kërkojmë të punojmë si bashkitë e tjera. Ne nuk jemi transmetues më të mëdhenj se ata”, , transmeton Ulqini Online.

Të kujtojmë se dje në Ulqin  është mbajtur një protestë e pronarëve të objekteve hoteliere për mbylljen e tyra nga ana e Trupit koordinues nacional të Malit të Zi me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Pronarët e këtyre objekteve janë të mendimit se përhapja e infeksionit nuk vjen nga ana e lokaleve dhe më shumë ata punësojnë një numër të madh të njerëzve në Ulqin.

By admini