Një total prej 273 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Institutit të shëndeti publik dhe laboratorëve të tjerë në Mal të Zi, të cilët kryejnë diagnostifikim PCR për koronavirusin e ri. Poashtu nga 864 mostra të përpunuara që mbërritën nga Gjermania,  u zbuluan 336 raste të reja pozitive, të cilat u takojnë datave në 12, 13 dhe 14 Tetor, shkruan Ulqini Online.

Situatë është përkëqësuar rëndë në Komunën e Ulqini ku nga analizat në laboratorët në Mal të Zi rezultuan  25 veta të infektuar me koronavirus. Nëse këtyre u shtohen edhe 14 raste të reja nga Gjermania rezulton se në Ulqin nga sot kemi edhe 39 raste të reja të të infektuarëve me koronavirus.

Në Ulqin nga sot janë 208 raste aktive me koronavirus, numri i të shëruarëve ka shkaur 104 kurse kemi edhe 7 raste vdekjeje.

Rastet e reja sipas komunave në Mal të Zi nga laboratoret e vendit janë dhënë në tabelen e mëposhtme.

KomunaTë infektuarit
Podgoricë107
Ulqin25
Tivar21
Bijelo Polje18
Kotor15
Berane15
Cetinje15
Kolashin14
Budva11
Tivat8
Herceg Novi7
Nikshiq6
Andrijevica4
Mojkovac4
Rozhajë2
Plevla1

Rastet e reja nga Gjermania janë në tabelen e mëposhtme.

KomunaTë infektuarit
Podgoricë148
Nikshiq52
Budva37
Kolashin16
Ulqin14
Tivar12
Kotor12
Plevla11
Bijelo Polje8
Rozhajë8
Tivat7
Cetinë5
Herceg Novi3
Zhablak2
Mojkovac1

By admini