Kolona e automobilave para Institutit për shëndetin publik në të cilat ndodhen dhjetëra qytetarë në pritje për tu testuar, janë vërejtje shtesë dhe dëshmojnë mosrespektimin e masave në parandalimin e zgjerimit të kësaj sëmundje.

Bazuar në pamjet e shënuara nga reporterët e RTMZ, edhe gjatë ditës së sotme një numër i madh i qytetarëve të dyshimtë në korona virus, janë dërguar për të vazhduar testimet në Institutin për shëndetin publikë. Pamjet e këtilla, krahas numrit të madh të infektuarve i cili disa ditë me radhë nuk është nën 200, dëshmojnë më së miri përmasat e kësaj epidemie si dhe seriozitetin e situatës, transmeton Ulqin Online.

Mali i Zi vazhdon të regjistrojë një rritje të rasteve të infektuarëve me koronavirus. Siç mësohet nga Instituti i shëndeti publik sot janë regjitsruar 210 raste të reja kurse  2 persona që kanë rezultuar pozitivë për COVID 19 kanë vdekur.

Situata në Ulqini përkëqësohet akoma edhe më shumë ku sot janë regjistruar 20 raste të reja i të infektuarëve. Numri i personave aktiv në komunën tonë është 87 kurse deri tani janë shëruar 104veta. Katër persona nuk kanë mundur të mbijetojë pas infektimit me koronavirus.

By admini