21 raste të reja në Ulqin

Sot në Mal të Zi janë regjsitruar 130 raste të reja të infektuar me koronavisurs. Nga këto raste, sipas Institutit të shëndetit publik, nuk rezultojnë raste të reja në komunën tonë.

Por situata në qytetin tonë paraqitet e rënduar pas mbërritjes së rezutateve nga Gjermania. Në këto rezultate shihet se në Komunën e Ulqinit janë paraqitur 21 raste të reja. Duhet shtuar se data e dërgimit të mostrave në laboratoret në Gjermani është 29 shtatori i këtij viti, shkruan Ulqini Online.

Numri i rasteve aktiv në komunën tonë për momentin është 89 veta kurse deri tani në Ulqin kanë vdekur 3 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

Më poshtë është e dhënë tabela e rasteve të reja të rezultateve të arritura nga Gjermani. Duhet shtuar se 29 shtator është data e dërgimit të mostrave në laboratoret në Gjermani.

KomunaTë infektuar
Nikshiq201
Podgoricë179
Plevla53
Rozhajë42
Bijelo Polje26
Ulqin21
Tivar14
Cetinë10
Budva9
Kolashin7
Berane5
Tivat3
Herceg Novi3

By admini