Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi në orët e mbrëmjes të ditës së marte ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 47 raste të reja me korovavirus në Mal të Zi.

Më këtë numri i të infektuarëve aktiv me koronavirus në Mal të Zi ka shkuar në 221 persona. Në qytetin e Ulqinit aktiv janë 4 persona të infektuar me koronavirus, shkruan Ulqini Online.

Lidhur me situatën më të re të krijuar Trupi koordinues nacional i Malit të Zi ka kthyer disa masa në nivel shteti. Në këtë mënyrë me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, u vendos që nga sot, për shkak të rrezikut jashtëzakonisht të lartë epidemiologjik që mbartin tubime të caktuara, do të ndalohen nga sot organizimi i tubimeve private – ceremonitë e dasmave dhe festimet e diplomimit dhe ditëlindjes, etj.

Një masë e përkohshme ndalon edhe punën e klubeve të natës dhe diskotekave.

Masat do të zbatohen për shtatë ditë, pas së cilës do të merret një vendim i ri në bazë të analizës së efektit të masave nëse masat do të vazhdojnë të zbatohen ose nëse zbatimi i tyre do të pushojë.

By admini