
Në Mal të Zi janë regjistruar sot edhe 2 persona të infektuar me koronavirus
dhe të dy këto raste janë në Komunën e Ulqinit. Në këtë mënyrë numri i
përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 290, shkruan Ulqini
Online.
Nga Instituti për Shëndetin
Publik mësohet se prej mbrëmë janë analizuar 86 raste.
Në Ulqin deri tani 3 persona janë
shëruar.
Rastet sipas komunave:
Podgorica: 153
Tuzi: 36
Nikshiq: 32
Tivari: 23
Ulqini: 16
Andrijevica: 7
Bijelo Pole: 6
Herceg Novi: 6
Budva: 4
Danilovgrad: 3
Tivat: 3
Plavë: 1