Nga mbrëmë qyteti i Tuzit ndodhet në karantinë. E gjitha kjo erdhi pas rezultateve të testimit të ditës së djeshme nga ku rezultuan plor 15 persona të infektuar nga koronavirusi, shkruan Ulqini Online.

Nga një video e ditës së sodit mund të shihet se rrugët e qytetit janë të zbrazëta ndërsa në qytet punojnë vetëm farmacitë.

Qytetarët e Tuzit e kanë marrë mjaft seriozisht situatën më të re në qytetin e tyre dhe për këtë duhet përgëzuar. Shumë qytetarë nga Ulqini janë solidarizuar gjatë tërë ditës së sodit me qytetarët e Malësisë duke uruar që të kalojë sa më shpejt kjo situatë.

By admini