Kryetari i Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi ka uruar për zgjedhjet model të organizuara kësaj të diele në Kosovë.

Ai në një shkrim shoqëruar edhe më një fotografi me fituesin e zgjedhjeve ka uruar të gjithë akteret e kësaj gare dhe fituesin Lëvizjen Vetevendosje dhe kandidatin e saj për kryeministër Albin Kurtin.

Shkrimin e plotë të z. Nika mund ta lexoni më poshtë.

Në Republikën e Kosovës dje u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, model për të gjithë rajonin, pse jo dhe Evropën.

Liderët e subjekteve politike në garë pranuan verdiktin e sovranit pa ngurrim e alibi për hile, shembull i jashtëzakonshëm për vendet e Ballkanit, tregues i pjekurisë politike të liderëve.

Kosova, shteti më i ri në Ballkan dhe Evropë, dje përmes procesit të votimeve na dha një leksion të jashtëzakonshëm të qytetarisë, lirisë dhe vlerave demokratike perëndimore.

Sipas të dhënave paraprake, fitues i këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje!, e kryesuar nga z. Albin Kurti, fitore e cila urojmë të përkthehet në qeverisje të mirë, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, mirëqenie dhe lëvizje të lirë për qytetarët në vendet e BE-së.

Urime Vetëvendosje!

Urime Albin Kurti

Kosovë, t’u priftë e mbara!

By admini