Ata u pritën nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe Sekretari për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq. Kompanija Enemalta plc është prestigjioze në sektorin e prodhimit të energjisë solare dhe prej disa vitesh vepron dhe në qytetin tonë. Mysafirët u interesuan për zgjerimin e veprimtarisë së tyre dhe obligimet që ata kanë ndaj komunës respektivisht organeve rrepublikane. Kryetari Nrekiq duke i dëshiruar mirëseardhje tha se komuna e Ulqinit është tejet e interesuar për bashkëpunim dhe se tek ajo investitorët mund të llogarisin ne nje partner të sinqertë.
Nrekiq u interesua edhe për punësimin e komunitetit dhe angazhimin e ndërmarrjeve tona në projektin e Kompanisë, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Drejtuesit e Kompanive Enemalta plc dhe ajo kineze Shanghai Electric Power Engineering pritet që së shpejti të realizojnë vazhdimin e projektit të tyre në Mozhur.
Ata i bënë ftesë Kryetarit Nrekiq që të jetë mysafirë i Kompanisë në Panairin e Shangait dhe të njihet më për së afrmi me të arriturat botërore dhe inovacionet në fushën e energjisë solare.