Ulqini është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturore,historike dhe natyrore. Ky qytet është themeluar rreth shekullit V p.e.s.
Ulqini është qendra e Komunës së Ulqinit dhe e bashkësisë shqiptare në Mal të Zi.
Turzimi në këtë qytet është kyç për ekonominë e vendit. Vendet mw tw frekuentuara jane Kalaja e Ulqinit, Lumi Buna, Liqeni i Shasit, Kepi i Valdanosit.
Për të shijuar më mirë turizmin turistik, lundrojmë me anijen e Hasim Karamangës. Ai pothuasje ka lindur në anije, sepse gjithçka e lidh me lundrimin dhe detin. Këto nuk janë vetëm puna, por janë jeta e tij.
Profesioni i detarit është një ndër më të vjetrit në botë, por natyrisht edhe me shumë të papritura, edhe shumë i bukur. Ne do t’ju prezantojmë me një familje detarësh që e kanë nisur këtë profesion pothuajse që sapo kanë lindur.
I pyetur nga gazetarja se prej sa kohësh e ushtroni profesionit e detarit?
“Unë e bëj këtë punë që 55 vjet. 15 vjet kam punuar me babën, 40 vjet kam punuar vetë. Këtë punë e punoj me qejf”- tha Hasim Karamanga.
Si e organizoni udhëtimin ditor, çfarë përfshin ai?- pyet gazetarja.
“Varet se çfarë duan mysafirët. Nganjëhrë i çoj në lumin Buna. Ndonjëre tek guri i gjernave. Ky është guri i gjeranave. Thonë që para 500 vjetësh ka qenë i lidhur me ato kodrat atje. Bëj dhe udhëtime të tjera. I çoj mysafiët në piknik. Nisemi në orën 10 të mëngjesit, shkojmë në afërsi të vilës së Abramovic, ku ka qenë Ulqini i motshëm, është një plazh privat. Sa lahen mysafirët unë bëj zjarrin, e fërgoj peshkun, sallatën, qepët. Kur bëhet gati hamë të gjithë bashkë.
Përgjatë udhëtimit vemë re një numër të konsiderushëm të plazheve nudo. Kanë qenë gjermanët që në fillim të viteve 90 që e kanë hapur të parët këtë trend dhe tashmë është një atraksion kryesisht për turistët e huaj.
I rradhës ndër atraksionet turistike është lumi Buna, i gjatë 42 km. Lumi Buna ka dy derdhje nw det, dhe këtu është zona u të dyja degët bashkohen.
Ardiana Karamanga, 22 vjecare, vajza e Hasanit drejton anijen. E vetmja nw Mal të Zi me leje drejtimi.
“Po. Unë i ndihmoj babait. Vozisim mysafirë të huaj më tepër. Kemi lloj lloj vozitje, lloj lloj destinacionesh. Një ndër destinacionet që bëjmë më së shumti është lumi Buna. Po ashtu edhe vende të tjera që ka Ulqini.Punoj qysh e vogël. Për më së shumti kam filluar nga mosha 10 vjecare, kur kam ardhur me babain. Ende vazhdoj të merrem me këtë punë.E vetmja jam në Mal të Zi që kam lejen e drejtimit. E kam marë në moshën 16 vjecare. Me sa jam unë e informuar nuk e ka askush prej femrave. Ndoshta tek ne është pak e cuditshme, mirpo në peëndim, në Kroaci dhe në vende të tjera, është e zakonshme edhe për femra të tjera”- shprehet Ardiana.
80 përqind e banorëve të Ulqinit jetojnë nëpërmjet turizmit. Nëpërmjet kësaj tradite të hershme, ata sigurojnë të ardhurat edhe për të kaluar dimrin. /Top Channel/