
Arben Meqikukiqi me mbrojtjet e tij të shkëlqyeshme dhe Mehmet Divanoviq e Fatmir Mollabeqiri me golat e tyre ishin lojatër kyç në fitoren mjaft me vlera të Otrantit kunëdr Kom-it në kësaj të diele në Podgoricë.
Në ndeshjen e xhiros së XXII-të të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi, ekipi i qytetit tonë Otrant Olimpik arrit të fitojë në një ndeshje mjaft të vështirë kundër Kom nga Podgorica. Rezultati i pastër 2:0 me golat e të përhershmëve Divanoviq dhe Mollabeqiri gëzoi pa masë lojtarët, stafin teknik dhe një numër të konsiderueshëm të shikesve që kishin udhëtuar kësaj të diele në Podgoricë për ta parë ekipin e tyre të zemrës, shkruan Ulqini Online.
Ndeshja u transmetua direkt nga kanali MNEsport dhe komentatorët ë kësaj ndeshje ishin të një mendimi se lojtari i ndeshjes ishtë portieri Arben Meqikukiq. Meqikukiq në disa raste ishte vendimtar dhe më meritori që rrjeta e tij mbeti pa u prekur.