
Nga Beqir SINA New York
GREENWICH CT: Në kuadër të e Javës së Gastronomisë Shqipëtare, Bashkëthemeluesi i Qendrës Rinore Shqiptare në Greenwich CT, z. Richard Lukaj, dje ka organizuar një veprimtari kulinare, duke sjellur disa kuzhinierë të njohur shqiptar nga restorantet e zonës për të mësuar fëmijët e Qendrës Rinore Shqiptare në Greenwich, rreth gatimit tradicional te kluturës kulinare nga Kuzhina Shqiptare.Z. Lukaj, duke folur për gazetën më të madhe shqiptare Bota Sot, rreth kësaj veprimtarie të bukur tha se : “Ata përgatitën dhe shërbyen Sallatën Fshatare ose e njohur ndryshe Sallata jeshile e kopshtit, Kos me mjaltë dhe arra, Fli dhe Byrek / Pie, Fasule / Groshë, Tavë Tirane, Sarma dhe Sheqerpare dhe Kadaif tradicional “.Gazetari ynë në Nju Jork, Beqir Sina, pas kësaj veprimtarie foli me zotin Lukaj i cili është Bashkëthemelues në Qendrën Rinore Shqiptare Greenwich, lidhur me këtë aktivitet
B.S:
Kur dhe ku e mbajtët ju Javën e Gastronomisë Shqiptare?
Z.
Lukaj: Veprimtaria e djeshme ishte planifikuar dhe u mbajt nga Qendra Rinore
Shqiptare në Greenëich CT, për të cilën unë jam themeluesi i
saj.
B.S:
Kush e organizoi aktivitetin dhe kush u zgjodh për të
prezantuar?
Z.
Lukaj: Kjo ngjarje u mbajt për të përcjellur para fëmijëve në komunitet
asortimentet e kuzhinës tradicionale shqiptare dhe për të kaluar nëpër teknikat
tradicionale të gatimit në industrinë e famëshme kulinare edhe kët në SHBA, pra
në disaporë.
B.S:
Kush morën pjesë?
Z.
Lukaj: Pothuajse 60 fëmijë dhe prindërëit e tyre morën
pjesë.
B.S:
Kush foli për kuzhinën shqiptare dhe artikujt e asortimentit i kuzhinës
tradicionale shqiptare ?
Z.
Lukaj: Kemi pasur 4 kuzhinier që punuan gjatë gjithë ditës pothujase me grupe të
fëmijëve për të përgaditur e gatuar ushqimet tradicionale të kuzhinës shqiptare,
të njohura këto nga prindërit tanë që na edukuan dhe mësuan me këto ushqime.
Sëbashku shefat dhe fëmijët kanë përgaditur pijatat dhe shpërndarë ato në
tryezat e tyre. Kuzhinierët (Chef) ishin Ilir Bytyqi, kuzhinier nga “Ç’ka ka
Qellu”, kuzhinier Besnik nga restoranti “Valbella” dhe një nga studentët tanë të
talentuar në kuzhinë, shef kuzhine – kuzhinier nga restoranti “Zana”.
B.S:
Cilat ishin gatimet e kësaj veprimtarie më të preferuarat?
Z.
Lukaj: Gatimet e përgatitura dhe që u shërbyen dhe natyrisht më të shijshmet
ishin: Sallata shqiptare e kopshtit, fli, byrek, kos me mjalt dhe arra, Tavë
Tirane, Sarma, ëmbëlsirat tona Kadaif dhe Sheqerpare.
B.S:
Sa mendoni ju se rinia shqiptare shqiptare do të përfitojë në kulturën kulinare
shqiptare? në Amerikë
Z.
Lukaj: Të rinjtë jo vetëm që mund të mësojnë shumë nga kuzhina tradicionale
shqiptare , pra të ruajnë dhe shijojnë këto pjata tradicionale, por gjithashtu
mund të pregadisin edhe vet ose të krijojnë mbi atë që mësojnë që vendosin
gatimin tonë tradicional që na kan mësuar nënat tona dhe kuzhinierët tanë në
këtë profesion. Gjithashtu, lidhja me gatimet e tjera nga e gjitha trevat
shqiptare mund t’i frymëzojë fëmijët tanë për të vizituar vendet tona,
(Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Luginën e Preshevës e tjer) me
këto lloje gatimesh që janë të zakonshme në vendorigjinën tonë.
B.S:
A mendoni se qëllimi juaj është të futni kulturën kulinare
shqiptare?
Z.
Lukaj : Pa tjetër! Nëse asgjë tjetër, nuk i ndihmon më shumë se lidhja me
kuzhinën tradicionale – kjo është e vtmja mënyrë që i ndihmon këta fëmijë të
vlerësojnë më mirë thellësinë e tyre të kulturës etnike dhe të vlerësojnë më
mirë veten dhe rrënjët e tyre shqiptare prej nga kan ardhur edhe prindërit e
tyre.
B.S:
A mund të bëhet tradicionale e Java e Gastronomisë
Shqiptare?
Z.
Lukaj: Ne presim që ky aktivitet të zhvillohet çdo vit, për aq kohë sa ka
interes. Shpresa ishte gjithashtu të frymëzonte restorantët e tjerë shqiptarë
dhe grupet e komunitetit për të bërë të njëjtat gjëra për të frymëzuar ruajtjen
e arteve kulinare shqiptare. Gjithashtu, ndoshta do të ju kujtoj familjeve
shqiptare në komunitet të bëjnë të njëjtën gjë.
Së fundi, do të thoja se veprimtaria jonë ishte gjithashtu një mbledhje e fondeve për të mbështetur AYC-në për të ndihmuar në uljen e kostove për studentët dhe për zgjerimin e programit. (Foto Qendra Rinore Shqiptare Greenwich)