Tenisti i talentuar i qytetit të Ulqinit Rrezart Cungu vazhdon me paraqitjet mbresëlënëse edhe në SHBA.

Cungu ditë më parë  ka fituar turneun e tenisit të organizuar në Florida nga United States Tennis Association.

Duke dalë i pari mes 113 garuesve ai ka siguruar kualifikimin për turneun prestigjioz “ATP 250 Delray Beach Open” që do të mbahet në shkurt. Ky do të jetë turneu më cilësor ku ka arritur ndonjëherë tē marrë pjesë Rrezarti pasi në të do garojë me tenistët më të mirë në botë.

By admini