Ashtu sikur shuumë qytete të botës mbrëmë edhe Ulqini u shndërrua në ngjyrë të kaltër, për të shënuar 14 Nëntori-Ditën Botërore të Luftës kundër Diabetit. Me iniciativën e Shoqatës së Diabetikëve “ Rrethi i kaltër”, Ulqin për herë të parë u ndriçua me ngjyrë të kaltër ndërtesa e Komunës së Ulqinit. “ Në vitin 2007 në disa qytete të botës, si Shtëpia e Operës në Sidnej të Australisë, Ura mbi Bosfor, Ujëvarat e Niagarës etj, u ndriçuan me ngjyrë të kaltër,pastaj u vazhdua edhe në shumë shtete dhe qytete të botës, në mesin e të cilëve këtë vit u radhitë edhe Ulqini”, thotë kryetarja e Shoqatës së Diabetikëve “ Rrethi i kaltër” Ulqin, Veneranda Gjonaj, e cila falënderon sekretarin e Sekretariatit për ‘Çështje Komunale Mustafë Goranën i cili e kuptoi rëndësinë e këtij aktiviteti që ka për qëllim vetëdijsimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve ndaj sëmundjes së diabetit.
Këtij aktiviteti i parapriu ligjërata me temë “ Diabeti dhe familja” të cilën e mbajti edr. Valentina Kaliniq, ndarja e aparatave për matjen e sheqerit ( donacion i farmacisë “ Tea Medica Panacea”, shiritat për matjen e glukozës në gjak , lanceta, materiali eduukativ dhe vitamina për diabetikë. Sponsor kryesor i këtij aktiviteti është Komuna e Ulqinit.