Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës Fillore ,,Boshko Strugar,, në kuadër të programit të tyre shkollor, vizituan institucionin e Komunës, ku u pritën nga Kryetari Loro Nrekiqi.
Ai duke i uruar mirëseardhje nxënësve dhe mësimdhënësve i njoftoi me punët dhe aktivitetet e komunës, me detyrimet që ka komuna në raport me qytetarët e në vecanti në raport me shkollat dhe nxënësit.
“Ne angazhohemi që të krijojmë kushte sa më të mira në shkolla, andaj edhe ju duhet të mësoni sa më shumë që të jeni të dobishëm për familjet tuaja dhe për shoqërinë” porositi kryetari Nrekiq.
Më pas, nxënësit parashtruan shumë pyetje për kryetarin i cili me kënaqësi u përgjigjë në to.
Viteve të fundit takime të këtij lloji janë bërë gjithnjë e më të shpeshta për të gjitha grupmoshat e nxënësve dhe të rinjve.