Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishi dhe Zëvëndësi i tij Enver Buçaj u pritën nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij.
Mysafirët në fillim uruan udhëheqësit komunal për detyrën e re, më pas u shqyrtuan tema të ndryshme në interes të përbashkët. U vlerësuan lartë marrëdhënijet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. U fol për projektet që janë në realizim e që do të jenë në shërbim të qytetarëve të dy vendeve por, theks iu kushtua dhe bashkëpunimit kulturorë,arsimorë dhe vecmas bashkëpunimit ekonomik që është kërkesë e kohës, mësohet nga Komuna e Ulqinit.
Kryetari Ulqinit u ndal tek lidhjet e shumta ndërmjet Ulqinit e Kosovës,foli për rrjedhën e sezonit turistik, për investimet që janë në rrjedhë e sipër e për ata që planifikohen por, dhe për interesimin e investitorëve kosovarë për të investuar në Ulqin. Ai tha se Ulqinin e pret një zhvillim i hovshëm e në këtë drejtim ka përkrahjen dhe te Qeverisë dhe Kryeministrit.Takimi ishte i frytshëm dhe shumë miqësorë.Ishte konstatim i përbashët që takime të tilla janë të domosdoshme dhe të dobishme.