Ulqini këtë vit është ka shënuar një rënie të mysafirëve në krahasime me vitet e kaluara. Arsyet për këtë janë të shumta por njëra ndoshta vlen për tu theksuar. Drejtori i Organizatës Turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj kohë më parë ndër shumë arsye potencon pikën e kalimit kufitar Muriqan – Sukubinë, shkruan Ulqin Online.

”Kalimi nuk është më funksional dhe për këtë ka kohë që kemi dhënë vërejtjet tona. Ai është paraparë për qarkullim në komunikacion që disa herë është tejkaluar. Prandaj për këtë punë para disa ditëve kemi pasur kolona të automjeteve nga ana shqiptare pothujse deri të ura në hyrje në Shkodër”, kishte deklaruar Rizaj.

Për kët arsye, sipas Rizajt, mysafirët janë të detyruar që të kthehen prapa ose vendosin që pushimet ti kalojnë në Velipojë ose Shëngjin.

Në lidhje më aksin Shkodër – Muriqan, sot është deklaruar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
”Do të ketë disa zhvillime të tjera në pjesën Shkodër-Muriqan nga pikëpamja e infrastrukturës”, kështu u shpreh Rama gjatë një aktiviteti në Lezhë për turizmin, ku u takua me disa investitorë.

Aksi Shkodër – Muriqan në mënyrë të drejt për drejtë ndikon edhe në turizmin në Ulqin gjatë kohës së verës ku fluksi i automjetëve është shumë i madh. Një përmirësim i këti aksi do të ketë ndikim mjaft të madh në përshpejtimin dhe lehtësimin e ardhjes së mysafirëve në Ulqin.

Problem do të mbetët pjesa nga Ulqini sidomos 2 km afër pikës kufitare Sukubinë – Muriqan ku dhe kolonat e automjetëve gjatë stinës së verës janë të zakonshme.

 

By admini