Kryetari i Komunës Ulqinit, Loro Nrekiq uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të Muajit të Ramazanit dhe kremtimit të Festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:
Muaji i shenjtë i Ramazanit dhe përmbyllja e tij me Festën e Bajramit, forcojnë besimin dhe vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe mirësisë. Uroj që kjo festë të sjellë gëzim, lumturi dhe begati në secilën familje.