Kryetari i ri i sapoemëruar i Kuvendit të Ulqinit, z. Ilir Çapuni nga radhët e Forcës së Re Demokratike, do të duhej që brenda 20 ditëve të nga data e nënshkrimit të marrëveshjes në mes subjekteve Forca dhe DPS të thërras mbledhjen në të cilën do të votohet kryetari i ri i komunës së qytetit tonë, shkruan Ulqini Online.
Sipas kësaj marrëveshjeje kryetari i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë kuadër i DPS-it që do të përkrahet nga Forca por edhe subjektet tjera që do jenë pjesë e koalicionit të madh qeverisës në Ulqin.
Edhe pse akoma nuk dihet se kush do të jetë kandidati për kryetar nga radhët e DPS-it, një gjë që dihet është se ai do të marrë 30 nga 33 votat të Kuvendit të Ulqinit përveç të ndonje befasie të madhe të minutit të fundit.