Në zgjedhjet lokale të kësaj fundjave që dë të mbahen në Ulqin do të garojnë 10 lista zgjedhore për 33 vende të parlamentit lokal të këtij qyteti. Fushata e deritanishme duket të jetë e qetë në teren por mjaft e ndezur në rrjetët sociale.
“Ajo që pritet është se duke iu afruar ditës së zgjedhjeve, do të ketë një betejë të ashpër për çdo. Unë besoj se fushata aktuale e qetë është vetëm një qetësi para stuhisë”, kështu deklaron Damir Nikoçeviq nga Qendra për edukim qytetar (CGO).
Gjatë ditëve në vazhdin deri të premten do të organizohen edhe tubimet qendror përmbyllëse të subjekteve që marrin pjesë në zgjedhjet e 4 shkurtit.