VENDIT TIM

 

Nga Haxhi Zeneli

 

Seç na shporren e seç na tretën,

Seç na shtypen e seç na rjepen

Rrugëve t’botës na shpërndanë,

Nga vendlindja seç na ndanë.

 

 

Prej së largu po të shikojë,

Skam fuqi që të ndihmojë,

I piklluar të qajë me lot,

Kurë të shof n’këtë gjendje sot.

 

Nuk u lodhën tuj t’përça,

N’shumë partina të kanë nda,

Për çdo ditë ti po ndryshon,

Sikur prroni po shterron.

 

T’kan marr n’qafë disa servila

Sikur mijt dalin nga vrima

Shpëtimtar se ç’po na shitën

T’vrasin natën,e të qajnë ditën.

 

Jan versul nga Podgorica

Vin me i shkri njikto pakica

Besa gjatë thon na ka shku

Këto shqiptarët pa i shkatrru

 

Ndër tubime tuj premtu

“Po vin sllavet me’u shpetu”

Mbledhin votat e shqiptarit

Tuj m’shu euros dhe dollarit.

 

Ditë e natë janë tuj punu,

Si me’t tretë e asimilu,

Injoranta paskan gjetë,

Me ju kry punët ma lehtë.

 

Japin pare për një votë

Me’u zhduk fëmit ju nëpër botë

Shpejt vjen dita me’u pendu

Fëmit e juej ju me i’kërku.

 

 

Rri në ankth e tuj shpresu,

T’kisha forcë me ju bashku,

Me’u bashku të gjithë sa jeni

Gjuhë dhe komb ju bashk i keni

 

Ngrite kokën o vendi im

Mos u jep se s’je jetim

Bijt e tu kah do që janë

Aty vin se të kanë nanë.

 

Po dëgjoni vëllaznit e mi,

Të gjitha shkruhen n’histori,

Faqe të bardhë po ju urojmë,

Brezat tuaj mos tu mallkojnë.

 

Janar/2018

 

By admini