Nga Beqir SINA – New York City
Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, nuk ishte e ftuar në pritjen e SHBA, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadoria Teuta Sahatçiu, mori pjesë në festën e faleminderimit të SHBA më 3 janar 2018
UN – NEW YORK : Ambasadorja Nikki Haley fton 64+1 (Kosova)vende që nuk e kundërshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Një ftesë zyrtare, kjo, kur për herë të parë mbas 27 vjetëve të ri-vendosjes së marrëdhënijeve diplomatike, mes Shqipërisë dhe SHBA, mungon një ftesë për vendin më mik dhe aleatë i Shteteve të Bashkuara – vendi më pro amerikanë në botë – perfaqësuesja e Shqipërisë – diplomacia shqiptare në Nju Jork, raporton korespondenti i INA nga Nju Jorku.
Mirëpo, në ftesën zyrtare, si njoftojë – Ambasadoria Teuta Sahatçia Konsullia e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, ka marrë mbrëmë pjesë si mysafire nderi duke përfaqësuar shtetin e Kosovës – në Kombet e Bashkaura, në mesin e 64 shteteve të ftuar në pritjen vjetore që organizuan për trupin diplomatik, nga Misioni i SHBA, në OKB, ambasadorja Nikki Haley.
Një fakt tjetër e ftuar ishte edhe Maqedonia, e cila nuk mori pjesë në votim, por lëshoi sallën në momentin e votimit më 20 dhjetor 2017 kur 128 shtete përfshirë Shqipërinë votuan kundra Presidentit Trump për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA në Jérusalem.
Të çuditë fakti pse Ambasadoria Nicki Haley megjithse, Kosova, s’bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara u ftua si vende nderi madje mori edhe vemendjen e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara e cila i adresoje me ketë rast një mirënjohje të veçantë mes 64 vendeve të botës.
Nicki Haley: « Është e lehtë për miqtë të jenë me ju në kohët e mira, por janë miqtë që janë me ju gjatë kohës sfiduese që kurrë nuk do të harrohen »
Në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook Ambasadoria Tetuta Sahatçia shkruan se : « Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA prane KB Znj Nikki Haley ne pritjen e organizuar per “Falenderim per miqesi”.
Ajo tha se votimi i Rezolutes ne Asamblene e pergjithshme ishe votim per ta lene te vetmuar SHB, dhe per ta nencmuar ate. Ky votim nuk ka prodhuar asnje rezultat legal sepse askush nuk do ti tregon SHBA- se ku do te vendose ajo ambasadat e saja neper bote. »
Më pas Amb. Nicki Haley falenderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kunder Rezolutes, abstenoi apo fare nuk mori pjese ne votim.
Ambasadoria e Shteteve të Bashkuara falenderoi edhe Kosoven per mesazhet dhe per miqesine e perhershme dhe te fuqishme me SHBA duke ritheksuar se do te punjome fuqishem qe Kosova te behet anetare e Kombeve të Bashkuara.
« Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurre nuk do te harroj miqet te cilet e perkrahen ne kete rast. »
Permes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falenderoi shtetet e pranishme per miqesi me SHBA.