Të bashkohemi për t’i analizuar problemet nga këndi i vet dhe për të vendosur që t’i zgjidhim bashkë për të arritur më tepër sukses. Mos të ndodhë më që 70 % e votave shqiptare, në radhë të parë krajane, të derdhen te partitë joshqiptare, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare më 16 tetor 2016, ku nga partitë shqiptare u fitua vetëm një deputet.

Dr.sci. Ismail Doda

Në vazhdën e traditës edhe sivjet në Krajë u organizua Festimi i 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit dhe të shtetit shqiptar.
Me këtë rast u tha se këto ngjarje dhe data janë të lidhura ndërmjet si mishi me ashtin, si gishti me thua. Sepse kombi, shteti dhe flamuri janë të pandarë.
Në altarin e krijimit të shtetit shqiptar (1912-1913) ranë shumë luftëtarë krajanë. Madje erdhën edhe nga Stambolla , duke lënë atje pasuri dhe shtëpi ndërsa shpirtin në Tarabosh në Shkodërlacën e shtrejtë dhe të dashur.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “743” të revistës Koha Javore

By admini