donald-trumpBeqir SINA – New York

New York Post “Donald Trump – pasqyron më të mirën, atë të “vlerave të New York-ut” – dhe ofron shpresën më të mirë, për të gjithë amerikanët, të cilët me të drejtë ndjehen të tradhëtuar nga e gjithë klasa politike”

NEW YORK CITY : Mundet, Clinton, Trump, nisi rrugëtimin per ne Shtepin e Bardhe, nje fitore e mëdha, dhe e paparashikueshme.
I mposhti të gjithë, fillimisht republikanët tradicionalë në garën brenda partisë së tyre, e më pas edhe demokratët në zgjedhjet presidenciale. Ky është Donald Trump, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar 288 vota elektorale.

Vetë Hillary Clinton ka telefonuar presidentin e zgjedhur të SHBA dhe e ka uruar atë për fitoren.

“Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë. Unë e falenderova atë për fushatën elektorale të ashpër që zhvilluam bashkë. Hillary ka punuar gjatë dhe i shpreh mirënjohjen për atë që ka bërë për vendin tonë. Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes dhe republikanët dhe demokratët përgjatë vendit të bëhën bashkë si një komb i bashkuar”, nisi fjalën e tij Trump.

Ndryshe nga fushata, që u shoqërua me deklarata kontraverse të tij, në fjalimin e parë si President i zgjedhur, Trump përcolli mesazhe bashkimi.

“Unë do të jem President i gjithë amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Premtoj të punoj edhe me ata që nuk më mbështetën për të bashkuar vendin tonë të madh. Fushata jonë ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten, familjen. Është një lëvizje që përfshin të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai.

Me këtë zgjedhje, Trump theu edhe një rregull të pashkruar në zgjedhjet presidenciale amerikane; ai është Presidenti i parë që zgjidhet pa mbajtur më parë ndonjë post apo detyrë publike në administratë apo i zgjedhur senator a anëtar në Kongres.

Përveç marrjes së Shtëpisë së Bardhë, republikanët marrin kontrollin edhe të Senatit dhe të Kongresit në Amerikë. Donald Trump do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar të vitit 2017 pas votimit në Kongres.

Gara presidenciale mes kandidatit republikan, Donald Trump, dhe demokrates Hillary Clinton, ka përfunduar me fitoren e miliarderit Trump.

Trump do të merr postin e të parit të shtetit më të fortë në glob zyrtarisht më 20 janar, kur edhe do të inaugurohet si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump ka arritur 276 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale, ndërsa Hillary Clinton ka mbetur në kuotën 218.

Miliarderi Trump në këtë garë ka hyrë me gjasa më të vogla për të fituar në krahasim me Hillary Clintonin, por që ishin zgjedhësit ata që e përcaktuan presidentin e tyre të ardhshëm.

Udhëheqësi i fushatës së kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, John Podesta tha se numërimi i votave nga disa shtete vazhdon ende dhe se Clinton “nuk ka mbaruar ende”.

John Podesta i luti mbështetësit që të shkojnë nëpër shtëpi, pasi “nesër do të ketë më shumë për t’iu thënë”.

Donald Trump ka fituar në Pennsilvania dhe shpallur zyrtarisht president i ri i SHBA-ve. Donald Trump ka fituar dhe shtetin e Pensilvanias, i cili herëve të kaluara ka qenë fitues kandidati demokrat Barack Obama.

Trump doli fitues në këtë shtet duke siguruar 20 vota elektorale, që e dërgon atë në 264 vota në epërsi, kundrejt Hillary Clintonit që ka 215 vota.

Të dy partitë, Republikane dhe Demokrate, thuhet se kanë shpenzuar shume para ne kete fushat, që është më e gjata dhe më e kushtushmja në botë.

Simbas, llogaritjeve më shumë se 1 milirad dollar, kushton e gjithë fushata nga të dyja partitë në SHBA.

Megjithatë, kjo “finale” thonë analistët, ka qene e paparashikueshme, mbasi ajo përcaktojë manjatin, Donald Trump, si Presidentin e 45-te te SHBA.

Trump, i cili mposhti me pare 16 kandidate Republikan ka “performuar” shumë mirë, ne disa shtete kryesore bile edhe aty ku demokratet ishin shume te forte, mirepo ai ia doli deri në finale.

Republikan Donald Trump, do te beje betimin me 20 janar 2017 per në Shtëpinë e Bardhë.

By admini