Të premten dhe të shtunën në Çanj të Tivarit u mbajtën lojrat sportive të mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Malit të Zi. Në këto lojra morën pjesë edhe mësimdhënësit e qytetit tonë.
Ato morën pjesë në disa disiplina por suksesin më të madh e arritën në volejboll ku në një konkurencë prej 16 ekipeve arritën të shpallen kampion. Poashtu sukses arritën edhe në disiplinën e volejbollit në rërë ku fituan vendin e III-të.
Profesori Cano Axhemoviqi i cili udhëheqi ekipin e mësimdhënësve nga qyteti i Ulqinit shprehet se në Ulqin e sidomos në Anë të Malit ka shumë talenta në sportin e volejbollit dhe së është mëkat që në komunën e Ulqinit nuk ekziston një klub i mirëfillte i këtij sporti. Profesori Cano Axhemoviq me nostalgji kujton kohën kur ishte mësimdhënës në Katërkollë i cili në atë kohë me ekipin e nxënësve të shkollës fillore ”Bedri Elezaga” arriti të shpallet kampion i Malit të Zi në të dy kategoritë: djemë dhe vajza.