Në praninë e mbi 600 shikuesve dhe në një ambient të bukur sportiv Benjamin Rexha, Hali Muharremi dhe Fati Mollabeqiri me golat e tyre i dhurojnë futbollistëve të ekipit Otrant Olimpik nga qyteti i Ulqinit fitoren e parë në ndeshjen e parë në ligën e dytë futboillistike të Malit të Zi. Fillimi më të bukur për ekipin e qytetit tonë nuk e kishin menduar as udhëheqësit e klubit me në krye kryetarin Skendo Rexho dhe trajnerin Xhemo Kapllanbegu.
Një pjesë e parë afër perfektes, me lojë të rrjedhshme dhe të bukur të ulqinakëve që dominuan ndeshjen në çdo aspekt duke realizuar edhe tre gola, ka qenë e mjaftueshme për fitoren e parë dhe tre pikët e para të futbollistëve të ekipit tonë.
Kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për arbitrinim tendecioz dhe haptas kundër ekipit të Otrant Olimpikut të gjygjtarëve të ndeshjes. Pas çdo faulli të lojtaërve tonë shoqërohej me kartona të verdhë dhe në një rast edhe me të kuq. Golin e vetëm mysafirët e shënuar nga një penallti inekzistente.
Në këtë ndeshje nga lojtarët ulqinakë u dalluan të gjithë, pa përjashtim, por duhen veçuar të rinjtë Rexha, Muharremi, Shkrela dhe i zakonshmi Mollabeqiri.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3:1 në të mirë të ekipit nga Ulqini.
Në fillim të kësaj ndeshjeje udhëheqësit e klubit Otrant Olimpik ishin kujdesur që të nderojnë një ish lojtarin e Ulqinit të viteve 1975 – 1980, Sejdo Kurtin. Kapiteni i ekipit të Ulqinit Arian Senika në shënjë mirënjohje i dhuroi Kurtit një uniformë sportive të klubit të stampuar me mbiemrin e tij.
Më poshtë mund të shikoni golat e Muahrremit, Mollabeqirit dhe traversen e Divanoviqit.
Goli i Halil Muharremit
Goli i Fati Mollabeqirit
Gjuajtja e lirë dhe traversa e Meto Divanoviqit
Video nga Hasan Kurti