{"id":9976,"date":"2016-07-11T09:36:34","date_gmt":"2016-07-11T07:36:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9976"},"modified":"2016-07-11T09:36:34","modified_gmt":"2016-07-11T07:36:34","slug":"te-kepi-i-kapedanit-trim-haxhi-aliu-ulqinaku-nje-vizite-interesante-ne-karaburunin-e-ndaluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9976","title":{"rendered":"Te Kepi i kapedanit trim Haxhi Aliu Ulqinaku &#8211; Nj\u00eb vizit\u00eb interesante n\u00eb Karaburunin \u201ce ndaluar\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/karaburun-vizite-turistike.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9977 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/karaburun-vizite-turistike-300x148.jpg\" alt=\"karaburun-vizite-turistike\" width=\"300\" height=\"148\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/karaburun-vizite-turistike-300x148.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/karaburun-vizite-turistike.jpg 708w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>K\u00ebto dit\u00eb t\u00eb ngrohta, p\u00ebr nj\u00eb fundjav\u00eb zgjodh\u00ebm bregdetin e Vlor\u00ebs, nj\u00eb nga perlat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb vendit. Pas Ujit t\u00eb Ftoht\u00eb, jo shum\u00eb larg nga Tuneli, kafen e par\u00eb e pim\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal m\u00eb emrin \u201cLiro\u201d ngjitur me rrug\u00ebn, themelet e t\u00eb cilit ishin rreth 40 met\u00ebr me k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb uj\u00eb. As pyet\u00ebm, as e njoh\u00ebm pronarin, por ishte nj\u00eb nd\u00ebrtim interesant, i p\u00ebrshtatur me shk\u00ebmbinjt\u00eb thik\u00eb mbi bregdet, veshur me nj\u00eb gjelb\u00ebrim t\u00eb dendur \u201cnga koka n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d. N\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb eliptike, jo t\u00eb madhe e lagur nga deti me nj\u00eb hark jo m\u00eb shum\u00eb se 100 grad\u00eb, harmonizoheshin k\u00ebndsh\u00ebm plazhi i vog\u00ebl, pishina, \u00e7adrat, tarracat, \u00e7atit\u00eb me tjegulla, bim\u00ebt kacavjerr\u00ebse, kafenet\u00eb, lokalet e shkallaret q\u00eb rrotulloheshin rreth nj\u00eb kolone t\u00eb madhe e p\u00ebrbri ashensori q\u00eb ngrihej deri buz\u00eb rrug\u00ebs. M\u2019u duk si n\u00eb p\u00ebrralla, sikur nj\u00eb mas\u00eb magjike e Alpeve t\u00eb Veriut ishte shkulur atje larg e mbjell\u00eb k\u00ebtu n\u00eb bregdetin qelibar q\u00eb ngjan me ujin e kristalt\u00eb t\u00eb Valbon\u00ebs e lumit t\u00eb M\u00ebrturit. Nj\u00eb surpriz\u00eb e bukur sapo arrit\u00ebm n\u00eb Rradhim\u00eb (3 korrik 2016). T\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb organizonin \u00e7do dit\u00eb vizita me anijen \u201cBlack Pearl\u201d (Perla e Zez\u00eb) p\u00ebr n\u00eb Karaburun, dikur i ndaluar e misterioz. Pa m\u00ebdyshje prem\u00eb biletat e u b\u00ebm\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb asaj guide me rreth 150 veta. N\u00eb t\u00eb dy katet e anijes, bile edhe n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, ndon\u00ebse spontanisht, pamjet festive na shoq\u00ebruan gjith\u00eb udh\u00ebtimin q\u00eb zgjati mbi 7 or\u00eb. V\u00ebshtroja me admirim e k\u00ebnaq\u00ebsi e \u00e7moja rac\u00ebn shqiptare, vajzat e bukura e djemt\u00eb me trup t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb derdhur, k\u00ebng\u00ebt e vallet virtuoze q\u00eb mbizot\u00ebruan gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Duke pohuar \u00e7do vler\u00eb, si m\u00ebsues i gjuh\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb, i k\u00ebsaj mjesht\u00ebrie q\u00eb lidhet me shum\u00eb arte t\u00eb tjera, kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jap edhe ndonj\u00eb k\u00ebshill\u00eb dashamir\u00ebse. T\u00eb ruajm\u00eb raportet e kultur\u00ebs me vendet e tjera, se hera-her\u00ebs po teprohet n\u00eb kurriz t\u00eb komb\u00ebtares. Disa djem e vajza simpatik\u00eb e kishin tepruar me tatuazhe e pllo\u00e7a q\u00eb d\u00ebmtonin ndjesit\u00eb estetike. Ca vajza m\u00eb ngjanin n\u00eb veshje e me tipare mashkullore si t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs, por edhe djem si \u00e7up\u00eblina. Duhet t\u00eb ruajm\u00eb t\u00eb pacenuara n\u00eb linjat kryesore, at\u00eb mrekulli q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb natyra. Stilet e notit e hedhjet e guximshme nga lart\u00ebsit\u00eb ishin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, masive e pa dallim moshe, aq sa mbesa ime 8-vjecare, Valdrina, kuror\u00ebzoi e mori sot \u201cpasaport\u00ebn\u201d e notares, nd\u00ebrsa Aldora e vog\u00ebl, me zilin\u00eb e sinqert\u00eb, p\u00ebrpiqej t\u00eb arrinte motr\u00ebn. P\u00ebr s\u00eb largu Karaburuni m\u00eb ngjan me kurrizin e nj\u00eb luaneshe t\u00eb veshur me nj\u00eb cip\u00eb t\u00eb holl\u00eb gjelb\u00ebrimi si livadhet alpine, megjith\u00ebse ka filluar p\u00ebrtharja e barit. Sa m\u00eb shum\u00eb afroheshim, ajo pamje trazohej e ashp\u00ebrohej, pak e nga pak shquheshin konturet e shkurreve, shk\u00ebmbinjve, livadheve, bunker\u00ebve e tuneleve. Vende-vende ca lisa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por nuk kishin t\u00eb krahasuar me pyjet shekullore t\u00eb Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb a krahinave t\u00eb tjera. Megjithat\u00eb, pamjet jan\u00eb madh\u00ebshtore; deti, brigjet shk\u00ebmbore e t\u00eb buta, Orikumi, Shashica, Llogaraja, Sazani, Sverneci, qyteti i bukur, fshatrat me sht\u00ebpit\u00eb si grumbuj pul\u00ebbardhash. Duke udh\u00ebtuar mbi shpin\u00ebn e qet\u00eb t\u00eb detit, p\u00ebrfytyroj edhe dit\u00ebt me furtun\u00eb t\u00eb k\u00ebtij masivi gjigand, er\u00ebrat e fuqishme n\u00eb brigjet e k\u00ebtij gadishulli shk\u00ebmbor, t\u00eb patundur e jet\u00ebgjat\u00eb. Po t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb tok\u00eb pjellore e me pyje t\u00eb larta, pak e nga pak e pse jo edhe shum\u00eb e nga shum\u00eb, do t\u00eb tretej n\u00eb fundin e detit. Kemi d\u00ebgjuar p\u00ebr misteret e k\u00ebtij gadishulli e t\u00eb ishullit p\u00ebrkarshi (Sazanit), fqinjit me histori famoze, lakmi patologjike e fuqive t\u00eb huaja pushtuese. K\u00ebto fortesa natyrore sikur i ka krijuar Zoti, enkas p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Vlor\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrmasat legjendare n\u00eb p\u00ebrfytyrimin sot i kam t\u00eb gjalla e reale para syve, jo aq shum\u00eb nga madh\u00ebsia gjeografike, por m\u00eb tep\u00ebr nga historia e b\u00ebmat e popullit tim. Atje tej, gjithnj\u00eb m\u00eb qart\u00eb dalloj Zv\u00ebrnecin interesant, q\u00eb ngjan me vagon\u00ebt e nj\u00eb treni t\u00eb vonuar, mbushur me minerale q\u00eb shkon drejt Durr\u00ebsit, por her\u00eb-her\u00eb edhe si kurrizi i nj\u00eb krokodili. Befasisht bu\u00e7et sirena e anijes e zgjohemi nga ai mjegullim fantazues. Ndodhemi p\u00ebrball\u00eb shpell\u00ebs s\u00eb Ilirikumit, pran\u00eb Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebz\u00ebs, q\u00eb thirret edhe me emrin e detarit e kapedanit trim Haxhi Aliu Ulqinaku, i cili ka jetuar mes viteve 1569 &#8211; 1625. Kjo shpell\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja e bregdetit shqiptar me gjer\u00ebsi 15 m e lart\u00ebsi rreth trefish, mbuluar nga nj\u00eb shk\u00ebmb masiv n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb trapezoidi kok\u00ebposht\u00eb. Ndon\u00ebse djali im Naimi, i pasionuar pas elektronik\u00ebs e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja b\u00ebn fotografi e filmon me kamera, un\u00eb e porosis t\u00eb fiksoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb interesante: shpellat, tunelet strehuese, faqet e shk\u00ebmbinjve t\u00eb prer\u00eb, bunker\u00ebt e shumt\u00eb, hijer\u00ebnd\u00eb e t\u00eb heshtur, disa t\u00eb tjer\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e ndjellak\u00ebqij q\u00eb ngjajn\u00eb si ku\u00e7edra, molet e Sh\u00ebn Janit, e Sh\u00ebn Vasilit, nd\u00ebrtesat ushtarake t\u00eb dukshme e t\u00eb fshehura, sot t\u00eb heshtura e t\u00eb braktisura, shpatet e luginat e maleve pa burime uji, dikur t\u00eb zhurmshme e plot ushtar\u00eb. Shtres\u00ebzimet e strukturat gjeologjike shk\u00ebmbore t\u00eb befasojn\u00eb: jan\u00eb t\u00eb prera shum\u00eb sakt\u00eb me qindra metra gjat\u00ebsi, t\u00eb vendosura mbi nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, diku-diku si peta lakrori t\u00eb ndera rrafsh a n\u00eb pjerr\u00ebsi, pak m\u00eb tej si racione bakllavaje, si kubik sheqeri e gjithfar\u00eb formash interesante. Tashm\u00eb perceptimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta e hamendjet e mia m\u2019i sqarojn\u00eb me leht\u00ebsi kapiten\u00ebt e anijet Arqile Proi e Nikola Janku. K\u00ebto m\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me shpjegimet e her\u00ebpashershme t\u00eb kolonelit n\u00eb pension Vuksan Vukaj i cili sh\u00ebrbeu n\u00eb Sazan jo pak, 7 vite, por edhe t\u00eb Xhelal Hasall\u00ebs me funksione t\u00eb larta n\u00eb ushtri. Plazhi privat i Sh\u00ebn Vasilit gum\u00ebzhin nga z\u00ebrat gazmor\u00eb t\u00eb pushuesve e vizitor\u00ebve. Ish-nd\u00ebrtesat e Repartit t\u00eb Minave sot kan\u00eb marr\u00eb funksion tjet\u00ebr socializues e \u00e7lodh\u00ebs, nuk shihen m\u00eb anije e luftarake e dragamina, as ushtar\u00eb e oficer\u00eb q\u00eb vendosin mina n\u00eb fundin e detit n\u00eb segmente Karaburun- Sazan-Zv\u00ebrnec p\u00ebr t\u00eb ruajtur sovranitetin e Shqip\u00ebris\u00eb nga \u00e7do sulm i mundsh\u00ebm detar. Nuk d\u00ebgjoj britmat \u201curraaaaa\u201d as vring\u00ebllim\u00ebn e arm\u00ebve n\u00eb transhet\u00eb e shumta pran\u00eb bunker\u00ebve e tuneleve me sy ciklopi. Shyqyr q\u00eb nuk na u desh\u00ebn, uroj t\u00eb mos i p\u00ebrdorim kurr\u00eb. (Kur Serbia sulmoi Kosov\u00ebn, granatoi edhe disa fshatra t\u00eb Tropoj\u00ebs, brenda kufirit t\u00eb sot\u00ebm shtet\u00ebror; ato tunelet e bunker\u00ebt e braktisur prej vitesh na u duk\u00ebn t\u00eb \u00ebmb\u00ebl e i pastruam).<br \/>\nGjiri i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i bukur me nj\u00eb vij\u00eb bregdetare relativisht t\u00eb gjat\u00eb e plazhe t\u00eb shumt\u00eb. K\u00ebtyre burimeve turistike mund dhe duhet t\u2019u shtohen Karaburuni, Sazani, Sv\u00ebrneci etj , me gjith\u00eb mungesat n\u00eb infrastruktur\u00eb e cila mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet vit pas viti. S\u00eb paku t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim hotelerie. Shum\u00ebkush nuk e di se paralel me buz\u00ebn e detit ka funksionuar, bile edhe sot, nj\u00eb rrug\u00eb makine Orikum-Kepi i Gjuh\u00ebz\u00ebs. Edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme krahas shum\u00eb pushuesve e vizitor\u00ebve shqiptar\u00eb pash\u00eb edhe t\u00eb huaj nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Xhuljana nga Lombardia (mbi 70 vje\u00e7e) fliste me konsiderat\u00eb p\u00ebr klim\u00ebn e vlerat turistike t\u00eb vendit ton\u00eb. Shoq\u00ebruesja e saj tha se n\u00eb Vlor\u00eb ka shum\u00eb italian\u00eb rezident\u00eb q\u00eb merren me tregti. Nuk mund ta mbyll shkrimin tim pa p\u00ebrmendur kosovar\u00ebt nga Prishtina Alban Fejzo dhe Ilir Hoxha q\u00eb u nis\u00ebn p\u00ebrpjet\u00eb Karaburunit p\u00ebr vizita t\u00eb tjera, por edhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nd\u00ebrrimin e H\u00ebn\u00ebs aq t\u00eb holl\u00eb sa nuk shquhej n\u00eb Prishtin\u00eb, pa folur p\u00ebr Alban Jankun e kamerieren Marie Goga, p\u00ebr biletashit\u00ebsen komunikuese Rajmonda, p\u00ebr pronarin Llazar Tole q\u00eb sh\u00ebrbeu gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb anije t\u00eb cil\u00ebn e menduan si t\u00eb pun\u00ebsuar, p\u00ebr Maltionin nga Lushnja, m\u00ebsuesin e pasionuar t\u00eb edukimit fizik etj. S\u00eb fundi edhe dy fjal\u00eb p\u00ebr Vlor\u00ebn dinamike e kantier, p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e madhe t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr ritme m\u00eb t\u00eb shpejta p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Lungomares e Bypass-it, p\u00ebr shum\u00eb aspirata e d\u00ebshira t\u00eb parealizuara q\u00eb presin mb\u00ebshtetje e punojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb realitet.<\/p>\n<p><strong>Frrok Vukaj<\/strong><br \/>\n<strong>Akademia e Shkencave t\u00eb Edukimit<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb t\u00eb ngrohta, p\u00ebr nj\u00eb fundjav\u00eb zgjodh\u00ebm bregdetin e Vlor\u00ebs, nj\u00eb nga perlat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb vendit. Pas Ujit t\u00eb Ftoht\u00eb, jo shum\u00eb larg nga Tuneli, kafen e par\u00eb e pim\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal m\u00eb emrin \u201cLiro\u201d ngjitur me rrug\u00ebn, themelet e t\u00eb cilit ishin rreth 40 met\u00ebr me k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb uj\u00eb. As [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9977,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,9],"tags":[],"class_list":["post-9976","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-turizem"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9976"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9976\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9978,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9976\/revisions\/9978"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9977"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}