{"id":9945,"date":"2016-07-08T10:30:55","date_gmt":"2016-07-08T08:30:55","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9945"},"modified":"2016-07-08T10:39:21","modified_gmt":"2016-07-08T08:39:21","slug":"suzanna-shkreli-nise-fushaten-per-ne-kongresin-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9945","title":{"rendered":"SUZANNA SHKRELI NIS FUSHAT\u00cbN P\u00cbR N\u00cb KONGRESIN AMERIKAN"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/suzana-shkreli-prokurore.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9665 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/suzana-shkreli-prokurore-282x300.jpg\" alt=\"suzana-shkreli-prokurore\" width=\"282\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/suzana-shkreli-prokurore-282x300.jpg 282w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/suzana-shkreli-prokurore.jpg 400w\" sizes=\"auto, (max-width: 282px) 100vw, 282px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb zyrtare!\u00a0 Ndihm\u00ebs Prokurorja shqiptaro-amerikane n\u00eb shtetin Mi\u00e7igan (SHBA), 29-vje\u00e7arja Suzanna Shkreli \u00ebsht\u00eb kandidatja e re e Partis\u00eb Demokrate n\u00eb rajonin elektoral ose n\u00eb distriktin num\u00ebr 8 t\u00eb Kongresit amerikan.\u00a0\u00a0 Ajo zev\u00ebnd\u00ebson kandidaten e par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokrate, Melissa Gilbert e cila njoftoi koh\u00ebt e fundit se, p\u00ebr arsye sh\u00ebndetsore, u t\u00ebrhoq nga gara p\u00ebr n\u00eb Kongresin amerikan.\u00a0 (P\u00ebr arsye etike, m\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfej q\u00eb nga fillimi se Suzanna \u00ebsht\u00eb vajza e nj\u00eb kush\u00ebririt tim, jo t\u00eb larg\u00ebt, me t\u00eb cilin jemi rritur n\u00eb katundin Amull, af\u00ebr Ulqinit).<\/p>\n<p>Ndihm\u00ebs prokurorja shqiptaro-amerikane dhe kandidatja e Partis\u00eb Demokrate, n\u00eb gar\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar votuesit n\u00eb distriktin num\u00ebr 8 do t\u00eb p\u00ebrballet me kandidatin e Partis\u00eb Republikane, kongresistin Mike Bishop.\u00a0 Nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb gara politike p\u00ebr Suzana Shkrelin\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 sidomos kur t\u00eb merret parasysh\u00eb fakti se kjo \u00ebsht\u00eb fushata politike e par\u00eb e saj, p\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb nj\u00eb proces mjaft t\u00eb nd\u00ebrlikuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb gar\u00eb ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari republikan me p\u00ebrvoj\u00eb politike.\u00a0 Duke shpjeguar arsyen se pse ka vendosur t\u2019i p\u00ebrgjigjej ftes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokrate p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr n\u00eb Kongresin amerikan, Suzana Shkreli thot\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb saj se: \u201cSi prokurore, un\u00eb p\u00ebrballem \u00e7do dit\u00eb me sfida serioze dhe n\u00eb Gjykat\u00eb jam d\u00ebshmitare e d\u00ebshtimeve dhe mos aft\u00ebsis\u00eb t\u00eb Kongresit p\u00ebr tu marr\u00eb me nevojat baz\u00eb t\u00eb familjeve amerikane, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje si\u00e7 jan\u00eb krijimi i pun\u00ebve me paga t\u00eb mira, shkollimi me kushte t\u00eb volitshme financimi dhe sigurimi i pensioneve t\u00eb sigurta p\u00ebr t\u00eb moshuarit.\u00a0 Ne p\u00ebrballemi me sfida t\u00eb forta dhe serioze n\u00eb shtetin Mi\u00e7igan dhe si amerikane e brezit t\u00eb par\u00eb me origjin\u00eb shqiptare\u201d, theksoi zonjusha Shkreli, \u201cjam p\u00ebrballur vet me shum\u00eb sfida e v\u00ebshtirsi n\u00eb jet\u00ebn time t\u00eb p\u00ebrditshme.\u00a0 Si e till\u00eb, nuk mund t\u00eb rrij\u00eb duarkryq dhe nuk d\u00ebshiroj t\u00eb lejojm\u00eb nj\u00eb Kongres t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mos funksionoj\u00eb si duhet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb mos p\u00ebrfilli dhe t\u00eb mos jet\u00eb i interesuar p\u00ebr nevojat baz\u00eb t\u00eb familjeve pun\u00ebtore t\u00eb shtetit Mi\u00e7igan.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb po kandidoj p\u00ebr n\u00eb Kongresin amerikan\u201d, n\u00ebnvijoi shqiptaro-amerikanja, Suzanna Shkreli.\u00a0 Ajo vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb se si, \u201cProkurore n\u00eb Sektorin e Mbrojtjes s\u00eb F\u00ebmijve, t\u00eb zon\u00ebs Macomb t\u00eb shtetit Mi\u00e7igan, un\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrballem me sfida dhe marrje vendimesh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur f\u00ebmijt\u00eb nga abuzimet seksuale dhe nga dhuna\u201d.\u00a0 Duke iu referuar kund\u00ebrshtarit t\u00eb saj republikan, kandidatja demokrate tha se, \u201cMike Bishop dhe Kongresi i tanish\u00ebm refuzojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebto sfida dhe nuk merren seriozisht me asnj\u00eb zgjidhje t\u00eb problemeve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e saj, duke njoftuar kandidatur\u00ebn e saj p\u00ebr n\u00eb Kongresin amerikan, Shkreli u shpreh se prind\u00ebrit e saj, Zefi dhe Maria, \u201cJan\u00eb imigrant\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u00e7\u2019prej ardhjes s\u00eb tyre n\u00eb Amerik\u00eb kan\u00eb punuar r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur shkollimin e lart\u00eb p\u00ebr mua, p\u00ebr v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e mi dhe p\u00ebr motr\u00ebn time\u201d.\u00a0 Suzanna vet ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur e shkolluar n\u00eb Mi\u00e7igan.\u00a0 Ajo u jep kredi prind\u00ebrve t\u00eb saj p\u00ebr inkurajimin q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb shkollim t\u00eb lart\u00eb duke u th\u00ebn\u00eb f\u00ebmijve t\u00eb vet vazhdimisht se arsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr zhvillimin e tyre personal dhe profesional.\u00a0\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, theksoi ajo, se pse kam vendosur t\u2019ia kushtoj karier\u00ebn time mb\u00ebshtetjes ndaj brezit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb edhe ata t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat mund\u00ebsi q\u00eb kisha un\u00eb.\u201d\u00a0 P\u00ebr sukseset e saja ajo shprehet se i \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse familjes dhe thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 ndihmes\u00ebs p\u00ebr familjen e saj, ajo shpreson q\u00eb t\u2019ia kushtoj\u00eb gjith\u00eb karier\u00ebn e saj mb\u00ebshtetjes s\u00eb interesave t\u00eb publikut.\u00a0\u00a0 Suzanna Shkreli \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebse e fort\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb viktimave t\u00eb krimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, nd\u00ebrsa edhe jasht\u00eb vendit ka p\u00ebrfq\u00ebsuar Departmentin Amerikan t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb trajnimin e pjes\u00ebtarve t\u00eb enteve ligjore dhe policore t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur viktimat e krimit. Koh\u00ebt e fundit ajo ishte d\u00ebrguar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri nga Ministria Amerikane e Drejt\u00ebsis\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin mision.<br \/>\nNj\u00eb prej arritjeve t\u00eb Suzana Shkrelit, jasht\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme si prokurore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo ndihet krenare, \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb ajo ka luajtur n\u00eb themelimin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Avoket\u00ebnve Shqiptaro-Amerikan\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Mi\u00e7iganit (Albanian-American Bar Association of Michigan).\u00a0\u00a0 Misioni i k\u00ebsaj shoqate &#8212; e njohur zyrtarisht nga shteti &#8212; \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb komunitetit shqiptar dhe q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb avokatin\u00eb si nj\u00eb grup i bashkuar etnik, kulturor dhe profesional, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jetes\u00ebs s\u00eb tyre dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e komunitetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Duke njoftuar fillimin e fushat\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Kongresin amerikan, Suzana Shkreli deklaroi se, \u201cJam gati\u201d p\u00ebr fushat\u00ebn, e nd\u00ebrgjegj\u00ebshme p\u00ebr pun\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb fushat\u00eb e till\u00eb politike, shpesh brutale k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe nj\u00ebkohsisht e vetdijshme p\u00ebr sfidat dhe problemet me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb fushat\u00ebn q\u00eb e pret, n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt e ardh\u00ebsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Fitorja e Suzanna Shkrelit nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb.\u00a0 Nuk do t\u00eb jet\u00eb kollaj p\u00ebr Suzan\u00ebn t\u00eb fitoj\u00eb kundrejt nj\u00eb kund\u00ebrshtari republikan me p\u00ebrvoj\u00eb, por ky vit zgjedhjesh n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb si asnj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb, me supriza si ato q\u00eb shohim n\u00eb nivelin e fushat\u00ebs p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 \u00c7do gj\u00eb e \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Fitorja e saj do varet kryesisht nga zhvillimi i nj\u00eb fushate intensive dhe t\u00eb gjith\u00ebanshme nga ana e saj, nga programi q\u00eb ajo do shpalos\u00eb si pjes\u00eb e fushat\u00ebs s\u00eb saj si dhe nga aft\u00ebsit\u00eb e saja politike p\u00ebr t\u00eb bindur votuesit e atij distrikti elektoral se ajo \u00ebsht\u00eb personi m\u00eb i mire dhe m\u00eb i p\u00ebrgatitur q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb ata dhe t\u00eb mbroj\u00eb interesat e tyre n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 P\u00ebr realizimin e fitores, Shkreli ka nevoj\u00eb mbi t\u00eb gjitha, q\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari t\u00eb siguroj\u00eb mb\u00ebshtetjen e pa kursyeshme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson, por edhe t\u00eb mund t\u00eb llogarit ndihm\u00ebn dhe p\u00ebrkrahjen e fort\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, pasi t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb suksesshme dhe pasi tu jen\u00eb komunikuar zgjedh\u00ebsve t\u00eb gjitha programet dhe idet\u00eb politike t\u00eb Suzana Shkrelit, p\u00ebr tu abzorbuar nga votuesit para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb n\u00ebntor, m\u00eb n\u00eb fund fati i kandidatur\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve. Votuesit jan\u00eb sovrani, ata e kan\u00eb fjal\u00ebn e fundit.\u00a0 Por, cilido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb rezultati p\u00ebrfundimtar, \u00ebsht\u00eb pozitiv fakti q\u00eb kandidatura e Suzanna Shkrelit p\u00ebr n\u00eb Kongresin amerikan ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e medias amerikane, t\u00eb asaj shqiptaro-amerikane por edhe medias n\u00eb trojet shqiptare.\u00a0 Si gjithmon\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin e vog\u00ebl shqiptaro-amerikan, n\u00eb krahasim me grupe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha etnike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb brezi i ri i shqiptaro-amerikan\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaqsohet nga persona t\u00eb nivelit si Suzzana Shkreli, t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb sakrifikojn\u00eb duke kandiduar p\u00ebr poste t\u00eb ndryshme politike, nga m\u00eb t\u00eb vog\u00eblat n\u00eb nivele vendore e shtet\u00ebrore e deri n\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb t\u00eb nivelit federal, duke zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb bind\u00ebse dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb kandidatura e Suzana Shkrelit p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Kongresit amerikan tregon pjekurin\u00eb dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e komunitetit ton\u00eb shqiptaro-amerikan, se ky komunitet \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb dhe i gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb procesin politik amerikan, k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr k\u00ebmb\u00eb me grupe t\u00eb tjera.\u00a0 Kandidatura e Suzanna Shkrelit p\u00ebrb\u00ebn gjithashtu edhe nj\u00eb zhvillim historik t\u00eb angazhimit serioz politik t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, pasi mesa dihet, kjo duhet t\u00eb jet\u00eb kandidatura e par\u00eb e nj\u00eb fem\u00ebre shqiptaro-amerikane q\u00eb synon nj\u00eb post n\u00eb Kongresin amerikan.\u00a0 Natyrisht, ne i urojm\u00eb sukses n\u00eb fushat\u00eb dhe shpresojm\u00eb n\u00eb fitoren p\u00ebrfundimtare t\u00eb Suzann\u00ebs, por cilido qoft\u00eb rezultati n\u00eb n\u00ebntor, komuniteti shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb krenar me historit\u00eb e deritanishme t\u00eb suksesit t\u00eb k\u00ebtij brezi &#8212; p\u00ebrfaqsuese e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe Suzana<br \/>\nShkreli.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n<p>Suzanna Shkreli for Congress<br \/>\n&#8220;Congress won&#8217;t take on the tough fights. I will.&#8221;<\/p>\n<p>Suzanna Shkreli, kandidatja e Partis\u00eb Demokratike (SHBA) p\u00ebr zon\u00ebn num\u00ebr 8 t\u00eb Kongresit amerikan t\u00eb shtetit Mi\u00e7igan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli M\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb zyrtare!\u00a0 Ndihm\u00ebs Prokurorja shqiptaro-amerikane n\u00eb shtetin Mi\u00e7igan (SHBA), 29-vje\u00e7arja Suzanna Shkreli \u00ebsht\u00eb kandidatja e re e Partis\u00eb Demokrate n\u00eb rajonin elektoral ose n\u00eb distriktin num\u00ebr 8 t\u00eb Kongresit amerikan.\u00a0\u00a0 Ajo zev\u00ebnd\u00ebson kandidaten e par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokrate, Melissa Gilbert e cila njoftoi koh\u00ebt e fundit se, p\u00ebr arsye [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9665,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-9945","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9945"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9945\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9947,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9945\/revisions\/9947"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9665"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}