{"id":9929,"date":"2016-07-06T08:34:20","date_gmt":"2016-07-06T06:34:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9929"},"modified":"2016-07-06T08:34:20","modified_gmt":"2016-07-06T06:34:20","slug":"fiter-bajrami-mijera-besimtare-shqiptare-myslimane-festojne-se-bashku-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9929","title":{"rendered":"Fit\u00ebr Bajrami, mij\u00ebra besimtar\u00eb shqiptar\u00eb mysliman\u00eb festojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bajrami-ne-shba.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9930 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bajrami-ne-shba-300x109.jpg\" alt=\"bajrami-ne-shba\" width=\"300\" height=\"109\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bajrami-ne-shba-300x109.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bajrami-ne-shba-768x279.jpg 768w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bajrami-ne-shba.jpg 825w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Beqir SINA &#8211; New York<\/p>\n<p>Mysliman\u00ebt, takohen dhe urojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit me rastin e Bajramit t\u00eb Ramazanit, p\u00ebr lumturi, dashuri, v\u00ebllaz\u00ebri dhe miq\u00ebsia, t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta<\/p>\n<p>NEW YORK : Pasi kane p\u00ebrmbyllur 30 dit\u00eb agj\u00ebrim, besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, n\u00eb SHBA, kan\u00eb falur\u00a0 sot heret n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb t\u00eb gjitha xhamit\u00eb shqiptare myslimane, namazin e Fit\u00ebr Bajramit apo Bajramin e Madh.<\/p>\n<p>Kjo dit\u00eb e sh\u00ebnuar vjen pas nj\u00eb muaj ku besimtar\u00ebt \u00e7do dit\u00eb duke filluar q\u00eb nga lindja e diellit e deri n\u00eb per\u00ebndimin e tij, as h\u00ebngr\u00ebn e as pin\u00eb, duke shpresuar k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb edhe sevapin e Krijuesit.<\/p>\n<p>Ata, thuhet se me k\u00ebt\u00eb veprim( agjerim) b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekjet si \u00e7do besimtar\u00eb mysliman, q\u00eb ka agjeruar p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga \u00e7do lloj m\u00ebkati.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb p\u00ebrfundim me mbarimin e muajit t\u00eb bekuar t\u00eb Ramazanit, t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt, sot i ka p\u00ebrshir\u00eb entuziazmi dhe g\u00ebzimi i Bajramit t\u00eb Madh .<\/p>\n<p>Ku tani, p\u00ebr 3 dit\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj feste, Mysliman\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn takohen dhe urojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit me rastin e Bajramit t\u00eb Ramazanit, p\u00ebr toleranc\u00eb, mir\u00ebsi, lumturi, dashuri, v\u00ebllaz\u00ebri dhe miq\u00ebsia, t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb beimstar\u00ebt e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sot sikund\u00ebr, n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, ku jetojn\u00eb besimtar\u00ebt mysliman, edhe k\u00ebtu n\u00eb SHBA, festa e Fiter Bajramit, ka nisur me faljen e m\u00ebngjesit, n\u00eb or\u00ebn 07:10, simbas or\u00ebs lokale, ku me mij\u00ebra besimtar\u00eb kan\u00eb kryer ritin e faljes n\u00eb xhamit\u00eb shqiptare islame, Dallas, Feniks, \u00c7ikago, Detroit, Kenektiket, Florida, Uashington, North Karolina, Filadelfia, Tampa, e tjer.<\/p>\n<p>Ceremoni t\u00eb tilla p\u00ebr faljen e namazit t\u00eb Fit\u00ebr Bajramit, u mbajt\u00ebn sot n\u00eb m\u00ebngjes heret, edhe n\u00eb\u00a0 zon\u00ebn e Tri &#8211; Shteshit, n\u00eb rreth 7 xhami t\u00eb ndryshme t\u00eb komunitetit shqiptar\u00eb mysliman n\u00eb shtetet New Jersey, Connecticut, dhe New York .<\/p>\n<p>Num\u00ebri m\u00eb i madh\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme ishin p\u00ebr t\u00eb falur namazin e Fit\u00ebr Bajramit, n\u00eb New York, dhe New Jersey, t\u00eb cilat kan edhe num\u00ebrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit mysliman. Sidomos, atyre q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb ishullin e Staten Island, qytetin e Brooklynit, dhe n\u00eb qytetet Paterson, Freehold, dhe Garfield t\u00eb New Jerseyt, aty ku p\u00ebr faljen e namazit t\u00eb Fit\u00ebr Bajramit, mor\u00ebn pjes\u00eb me mij\u00ebra besimtar\u00eb shqiptar\u00eb, mysliman\u00eb, emigruar nga Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia (Kumanova, Struga, K\u00ebr\u00e7ova, Gostivari, Dibra e Madhe, Manastiri e Prespa, dhe, nga Mali i Zi( Ulqini, Kraja, Palv\u00eb e Guci) si dhe Lugina e Preshev\u00ebs, (Bujanovc, Medvegje, e Preshev\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb sesazh i Komunitetit Musliman Shqiptar\u00eb p\u00ebr Amerik\u00eb e Kanada nga Imam Muhamed Osmani &#8211; Xhamia Shqiptare &#8220;Qendra Islame Shqiptaro Amerikane&#8221; n\u00eb Garfield t\u00eb Nju Xhersit, thuhet :<\/p>\n<p>Le ta fal\u00ebnderojm\u00eb me gjith\u00eb shpirt Krijuesin ton\u00eb q\u00eb na e mund\u00ebsoi edhe nj\u00eb her\u00eb t\u2019i p\u00ebrjetojm\u00eb dhe kompletojme obligimet e tije me plote bukuri , mrekulli dhe t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e Muajit t\u00eb Bekuar t\u00eb Ramazanit. Sot, me henen e re ne Horizont po\u00a0 p\u00ebrfundojm\u00eb me agj\u00ebrimin. Nes\u00ebr, n\u00eb fytyrat e t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve, kudo n\u00eb bot\u00eb, do t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb natyrsh\u00ebm nj\u00eb g\u00ebzim, sepse kemi fest\u00ebn e Bajramit .<\/p>\n<p>Kjo feste eshte Kurora e deviteshmerise dhe perkushtimit ndaj Zotit. Ne thelle jemi te bindur\u00a0 jemi ngjitur larte ne piramiden e njerzores aduke hequr dor\u00eb nga veset e k\u00ebqia, nga praktikat e djall\u00ebzuara, duke hequr dor\u00eb nga p\u00ebrgojimet, nga p\u00ebrgjimet, nga shpifjet dhe p\u00ebr\u00e7arja, duke qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb ibadet, n\u00eb lutje, t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr ta ndjekur vet\u00ebm rrug\u00ebn e Allahut Fuqiplot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi yn\u00eb p\u00ebr ta ndjekur Rrug\u00ebn e V\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri e jona q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb lumtur si n\u00eb k\u00ebt\u00eb ashtu edhe n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Besimtar\u00eb t\u00eb dashur, pas faljes s\u00eb namazit t\u00eb Bajramit, t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb rendni n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb shprehur g\u00ebzimet dhe uratat tek familjet, tek t\u00eb af\u00ebrmit, tek t\u00eb dashurit e juaj. Ndajeni sofr\u00ebn tuaj t\u00eb begat\u00eb me ata q\u00eb nuk kan\u00eb, me fqinj\u00ebt tuaj, shpreni m\u00ebshir\u00eb, af\u00ebrsi dhe unitet.<\/p>\n<p>Motra e v\u00ebllez\u00ebr, e lus\u00a0 Zotin\u00a0 Fuqiplot\u00eb q\u00eb keto miresi te ketij muaj qe kishin karakter shpirterore e fizik , po qe u deshmua edhe ne sferat tjera te jetes sone , gjer te perfaqesimi i denje i kombtares se futbollit tone ne Europe , ta ndjekin pa ndale Shqiperine e Shqiptaren ane e kend botes . Zoti i bekofte SHBA.Zoti e befte tere boten vend drejtesie , paqe e miresie.<\/p>\n<p>Ju uroj G\u00ebzuar e p\u00ebr shum\u00eb mot Fit\u00ebr Bajramin. Zoti ju bekoft\u00eb!<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb Qendr\u00ebn Islame Kulturore Shqiptare n\u00eb Staten Island, sot heret n\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb shum\u00eb se 3 mij\u00eb besmitar\u00eb kan\u00a0 fal namazin e Fit\u00ebr Bajramit, nj\u00ebra nder festat kryesore t\u00eb besimtar\u00ebve Musliman.<\/p>\n<p>Programi i ceremonis\u00eb festive, n\u00eb k\u00ebt\u00eb xhami, filloj me leximin e sures Jasin- nga libri i shenjt\u00eb t\u00eb Kur\u2019anit, pastaj\u00a0 vazhdoj falja e namazit t\u00eb Sabahut-mengjezit, q\u00eb u kryesue nga Hafizi Dr. Dhulkarnein Vardari ( Presidenti i Qendr\u00ebs), duke vazhduar m\u00eb tutje me ligjeratat e Efendi Enis Hoxha, dhe m\u00ebpastaj ligjerata e Dr. Dhulkarnein Vardari i cili poashtu udh\u00ebhoqi faljen e namazit t\u00eb Fit\u00ebr Bajramit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ligjerat\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb Fit\u00ebr Bajramit &#8211; hutben- e mbajti Dr. Tahir Kukaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ligjerat\u00ebs s\u00eb tij Kukaj, theksoj\u00eb se \u201cGara e tyre shpirt\u00ebrore gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit, ishte e p\u00ebrqendruar n\u00eb p\u00ebrfitimet e tyre fetare, shpirt\u00ebrore, intelektuale, sociale dhe familjare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb Musliman\u00ebt, t\u00eb marrin shp\u00ebrblimin e tyre p\u00ebr adhurimet e tyre gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit\u201d<\/p>\n<p>Dr. Kukaj, tha se festimi i\u00a0 fest\u00ebs s\u00eb Fit\u00ebr Bajramit n\u00ebnkupton t\u00eb arritura jetike t\u00eb besimtar\u00ebve, q\u00eb do ti ndihmojn\u00eb ata n\u00eb mbar\u00eb zhvillimin e jet\u00ebs se tyre; n\u00eb paqe e prehje shpirt\u00ebrore.\u00a0 Agjerimi ishte nj\u00eb kurs intensiv t\u00eb cilit iu n\u00ebnshtruan besimtar\u00ebt me vullnet t\u00eb plot\u00eb dhe me deshir\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij muaji fisnik t\u00eb fitojn\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb larta shpirt\u00ebrore dhe humane, \u00e7ka i garanton secilit se ka arritur n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb duhur t\u00eb ndergjegj\u00ebjes njer\u00ebzore dhe sinqeritetit shpirt\u00ebror\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb esenciale njeriu n\u00eb kohen ku n\u00eb shum\u00eb raste e vende mbret\u00ebron egoizmi, racizmi, abuzimi, deshira per dominim dhe korrupcioni, ku\u00a0 n\u00eb menyr\u00eb direkte reflektohet n\u00eb jet\u00ebn e mbar\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Duke ju drejtuar mij\u00ebra besmitar\u00ebve, n\u00eb faljen e namazit t\u00eb Fit\u00ebr Bajramit, Dr. Tahir Kukaj, ka n\u00ebnvizuar se:\u201d Festat n\u00eb Islam kan karakter hyjnor\u00eb dhe human. Musliman\u00ebt, tha ai vet\u00ebm Zotin e madh\u00ebrojm\u00eb dhe e falenderojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe vet\u00ebm prej Tij ndihm\u00eb dhe udh\u00ebzim kerkojm\u00eb. Ndersa apekti human i festave, tha ai n\u00eb islam shprehet n\u00eb menyren si si Muslimani bashkfeston festat me v\u00ebllez\u00ebr e motra, t\u00eb festojm\u00eb se bashku me t\u00eb varfer dhe t\u00eb pasur me t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb. Pejgamberi\u00a0 a.s yn\u00eb na m\u00ebson se n\u00eb ditet e festes se Fitr Bajramit duhet ti kemi parasysh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb primare familjen dhe t\u00eb varferit.\u201d<\/p>\n<p>V\u00ebllezer e motra, iu drejtua ai t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve, Kukaj, ne musliman\u00ebt n\u00eb SHBA, jemi nd\u00ebr besimtar\u00ebt m\u00eb fatlum n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Duke permendur se cil\u00ebsia e jet\u00ebs, liria dhe mund\u00ebsit\u00eb e realizimit t\u00eb deshirave dhe \u00ebnd\u00ebrrave tona n\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb se kudo n\u00eb bot\u00eb. Andaj, u shpreh Kukaj, e madh\u00ebrojm\u00eb Allahun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mir\u00ebsi, e po ashtu i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs k\u00ebtij vendi bujar e madh\u00ebshtor\u00eb, q\u00eb na ka mir\u00ebprit\u00eb dhe na i ka dhan\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtat fetare e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cNe shqiptar\u00ebt, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Dr. Tahir Kukaj, n\u00eb ve\u00e7anti jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebn e pafund t\u00eb k\u00ebtij shteti dhan\u00eb kombit\u00eb ton\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Shqiperi, Kosov\u00eb dhe trojet tona shqiptare n\u00eb Ballkan. Zoti e bekoft\u00eb Amerik\u00ebn dhe vendet tona, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe t\u00eb gjitha trojet shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, at\u00eb q\u00eb quhet manifestimi qendror si \u00e7do vit\u00eb simbas tradit\u00ebs s\u00eb tyre, besimtar\u00ebt musliman\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komuniteti e mbajn\u00eb, si\u00a0 gjithmon\u00eb n\u00eb Xhamin\u00eb e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb emigrant\u00ebve\u00a0 shqiptar\u00eb, n\u00eb New York, Xhamin\u00eb e Bruklinit \u2013 Q\u00ebndr\u00ebn Islame Shqiptare\u00a0 Brooklyn, e cila gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Ceremonia e faljes s\u00eb\u00a0 Bajramit k\u00ebtu filloi\u00a0 heret n\u00eb m\u00ebngjes me faljen e namazit t\u00eb sabahut. Kurse namazi i Fit\u00ebr Bajramit u fal n\u00eb or\u00ebn 07: 10 minuta, sipas koh\u00ebs n\u00eb New York, dhe e udh\u00ebhoqi krye-Imami i k\u00ebsaj\u00a0 xhamie Osman Zaka . Nd\u00ebrsa, Hytben e mbajti ndihm\u00ebsi i tij\u00a0 Imam Roland\u00a0 \u00c7inari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb Imami i k\u00ebsaj xhamie, Osman Zaka, ligj\u00ebronte qindra\u00a0 besmitar\u00eb d\u00ebgjonin m\u00eb v\u00ebmendje porosit\u00eb e tij \u2013 rreth t\u00eb mirave materiale q\u00eb\u00a0 na i ka falur Zoti, \u201ct\u00eb cilat, tha ai ne duhet ti shfryt\u00ebzojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parimore, duke\u00a0 mos harruar asnj\u00ebher\u00eb dhe aspektin social dhe human, sidomos p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00a0 p\u00ebr t\u00eb dhuruar dhe ndihmuar t\u00eb japin tek ata q\u00eb skan, jan\u00eb t\u00eb\u00a0 vobekt\u00eb, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb apo kan kaluar fatkeq\u00ebsi.\u201d<\/p>\n<p>Imam Zaka, gjithashtu, shp\u00ebrndau me k\u00eb rast edhe\u00a0 mesazhin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, e cila ishte: \u201cQ\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar\u00a0 se cili prej nesh rreth fes\u00eb dhe kombit ton\u00eb, t\u00eb rrim\u00eb bashk\u00eb e t\u00eb mos\u00a0 shp\u00ebrndahemi, t\u00eb jemi model i familjes dhe i f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, i ardhm\u00ebris\u00eb son\u00eb.\u00a0 Dhe, dhasht\u00eb Zoti t\u00eb bashkuar do t\u00eb kemi ma shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr krejt popullin\u00a0 shqiptar\u00eb si\u00e7 e kemi \u00ebnd\u00ebrruar gjithmon\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb zot\u00ebt e vetet\u00ebs kudo n\u00eb\u00a0 tokat tona\u201c tha imami Zaka.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb,n\u00eb ligjerat\u00ebn e tij, hutben, imami Roland \u00c7inari, me\u00a0 lutje iu drejtua Allahut t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm p\u00ebr paq\u00eb e mir\u00ebsi, sh\u00ebndet e t\u00eb mira n\u00eb\u00a0 \u00e7do familje. Imam \u00c7inari, \u00ebsht\u00eb lutur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt duke iu uruar\u00a0 atyre sh\u00ebndet dhe g\u00ebzime n\u00eb familje tek t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebve islam\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ai pasi ka uruar\u00a0 besimtar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb agj\u00ebrimit t\u00eb muajit Ramazan, dhe \u00ebsht\u00eb\u00a0 p\u00ebrqendruar te disa nga vlerat e harmonis\u00eb dhe e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb islame n\u00eb mesin e\u00a0 besimtar\u00ebve. Ai ka k\u00ebrkuar nga t\u00eb pranishmit, q\u00eb ta ruajn\u00eb fen\u00eb islame dhe ta\u00a0 vler\u00ebsojn\u00eb mir\u00ebsin\u00eb e liris\u00eb dhe t\u00eb harmonis\u00eb s\u00eb besimit n\u00eb mesin e\u00a0 besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e Fit\u00ebr Bajramit, u b\u00ebn\u00eb\u00a0 vizita prind\u00ebrve, miqve, dashamir\u00ebve, shok\u00ebve dhe fqinj\u00ebve. N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb\u00a0 besimtar\u00ebt musliman\u00eb shqiptar\u00eb sipas zakoneve Islame vazhdojn\u00eb me vizita\u00a0 familjare tek m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrit, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb vobektit, me shpres\u00eb se nga\u00a0 k\u00ebto vizita ata do t\u00eb fitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb sevape. Nj\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebsaj feste \u00ebsht\u00eb\u00a0 q\u00eb besmitar\u00ebt sipas mund\u00ebsive ndihmojn\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit dhe jetim\u00ebt. Pas namazit\u00a0 t\u00eb Fit\u00ebr Bajramit besmitar\u00ebt musliman\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb shenj\u00eb dashurire dhe\u00a0 respekti p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb midis nesh b\u00ebjn\u00eb vizita n\u00eb varrezat e tyre,\u00a0 duke \u00e7uar lule t\u00eb\u00a0 fresk\u00ebta, n\u00eb varret e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir SINA &#8211; New York Mysliman\u00ebt, takohen dhe urojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit me rastin e Bajramit t\u00eb Ramazanit, p\u00ebr lumturi, dashuri, v\u00ebllaz\u00ebri dhe miq\u00ebsia, t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta NEW YORK : Pasi kane p\u00ebrmbyllur 30 dit\u00eb agj\u00ebrim, besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, n\u00eb SHBA, kan\u00eb falur\u00a0 sot heret n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9930,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9931,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9929\/revisions\/9931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9930"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}