{"id":9925,"date":"2016-07-06T08:28:19","date_gmt":"2016-07-06T06:28:19","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9925"},"modified":"2016-07-06T08:28:19","modified_gmt":"2016-07-06T06:28:19","slug":"nena-tereze-biografi-dhe-tregim-forografik-i-jetes-nga-maya-gold","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9925","title":{"rendered":"N\u00cbNA TEREZE &#8211; (Biografi dhe tregim forografik i jet\u00ebs), Nga Maya Gold"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9344 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit-300x208.png\" alt=\"nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit\" width=\"300\" height=\"208\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit-300x208.png 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png 506w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n<p>Ne vitin 2014\u00a0 Sht\u00ebpia Botuese DK n\u00eb New York kishte botuar\u00a0 nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl\u00a0 me shum\u00eb fotografi dhe nj\u00eb\u00a0 biografi t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze. Vep\u00ebr e shk\u00eblqyeshme e k\u00ebtij lloji. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr doracak, i ndar\u00eb n\u00eb 14 kapituj ku b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrshkrim i qart\u00eb\u00a0 dhe i shkurt\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn dhe\u00a0 veprimtarin\u00eb e\u00a0 N\u00ebn\u00ebs Tereze. Ky lib\u00ebr i\u00a0 vog\u00ebl\u00a0 \u00ebsht\u00eb ilustruar me m\u00eb shum\u00eb se 100\u00a0 fotografi shumica e t\u00eb cilave nuk jane par\u00eb n\u00eb botimet tjera. Autorja Maya Gold kishte lidhje personale me N\u00ebn\u00ebn Tereze. Edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn anglishte, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mrekullueshme.\u00a0 Nga ky lib\u00ebr i vog\u00ebl\u00a0 lexuesi m\u00ebson gj\u00ebrat m\u00eb kryesore p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn\u00a0 Tereze. Gjuha e bukur dhe fotografit\u00eb e ve\u00e7anta e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr lexuesin. \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb ungjill i vog\u00ebl\u00a0 q\u00eb kushton vet\u00ebm 6 dollar\u00eb. N\u00eb vazhdim mund t\u00eb lexoni pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij libri.<\/p>\n<p>Kapitulli 1: \u201dTR\u00cbNDAFILJA E VOG\u00ebL\u201d. \u201dP\u00ebr shumic\u00ebn e njerz\u00ebve fjal\u00ebt i pasur dhe i famsh\u00ebm kan\u00eb nj\u00eb pik\u00ebtakim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinosh personalitet kaq\u00a0 t\u00eb famsh\u00ebm\u00a0 q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re ishte larguar nga sht\u00ebpia e saj\u00a0 p\u00ebr t\u00eb vazhduar jet\u00ebn fetare, duke hequr dor\u00eb nga t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e k\u00ebsaj jete dhe k\u00ebt\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb\u00a0 vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndih\u00ebmuar \u201ct\u00eb varf\u00ebrit e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve\u201d. Nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb N\u00ebna Tereze e Kalkut\u00ebs, duke themeluar sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit n\u00eb Indi dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Deri n\u00eb vitin 1997 kur N\u00ebn\u00eb Tereza u largua dhe shkoi n\u00eb amshim, Misionit t\u00eb saj B\u00ebmir\u00ebs iu bashkuan mij\u00ebra veta. Kush ishte kjo grua dhe nga vinte ajo? \u00c7ka e fym\u00ebzoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte\u00a0 nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00ebn\u00eb Tereza e qaunte veten \u201cnj\u00eb laps i vog\u00ebl n\u00eb dor\u00eb t\u00eb\u00a0 Zotit\u201d dhe k\u00ebshtu\u00a0 ajo u b\u00eb nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb shekullit 20. Gonxhe Bojaxhiu\u00a0 lindi n\u00eb Shkup t\u00eb Maqedonis\u00eb. K\u00ebt\u00eb\u00a0 vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u00a0 e quanin Gonxhe q\u00eb n\u00eb shqip do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb tr\u00ebndafile e vog\u00ebl. Ajo kishte nj\u00eb v\u00eblla dhe nj\u00eb mot\u00ebr\u00a0 Laz\u00ebrin e Agen q\u00eb t\u00eb dy m\u00eb t\u00eb moshuar. Babai i saj Kol\u00eb Bojaxhiu ishte nj\u00eb biznismen i suksessh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimtaris\u00eb\u00a0 dhe tregtar i njohur q\u00eb\u00a0 udh\u00ebtone n\u00eb Evrop\u00eb, bile edhe n\u00eb Egjipt. Kol\u00eb Bojazhiu kishte disa ortak\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e tij ekonomike.\u00a0 Ai furnizonte qytetin me t\u00eb mira materiale,\u00a0 si\u00e7 ishin ila\u00e7et, veshmbathjet, vajrat\u00a0 kafja dhe sheqerri.\u00a0\u00a0 T\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt e tij e quanin Kol\u00eb Bojaxhiun \u201cburr\u00eb t\u00eb pash\u00ebm\u201d sepse kishte musteqe t\u00eb m\u00ebdha dhe ishte i njohur p\u00ebr dhuratat e f\u00ebmij\u00ebve. Kola u tregonte f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr vendet e huaja q\u00eb ai vizitonte. Kol\u00eb Bojazhiu shkruan Maya Gold ishte shum\u00eb aktiv n\u00eb jet\u00ebn kulturore t\u00eb Shkupit. Ai kishte financuar nd\u00ebrtimin e teatrit t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.\u00a0 Kol\u00eb Bojaxhiu fliste 5 gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Ai ishte nacionalist i shquar dhe kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe bashkimin e tokave shqiptare. N\u00eb koh\u00ebn kur lindi N\u00ebna Tereze shqiptar\u00ebt kishin themeluar L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare p\u00ebr Pavar\u00ebsi. Perandoria Otomane ishte kund\u00ebr alfabetit latin p\u00ebr shkrimin e\u00a0 gjuh\u00ebs shqipe. Ata k\u00ebrkonin q\u00eb kjo gjuh\u00eb t\u00eb shkruhej me germa arabe. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Kol\u00eb Bojaxhiut shkonin p\u00ebr takime\u00a0 patriot\u00eb shqiptar\u00eb dhe bisedonin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare.\u00a0 Tryeza e tij e buk\u00ebs ishte e shtruar p\u00ebr dreka dhe darka, bile n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs d\u00ebgjohej k\u00ebnga dhe hareja. Bashk\u00ebshortja e tij Dranja ishte nj\u00eb sht\u00ebpiake mrekullueshme. Ajo ishte fetare e madhe. Dranja shkonte\u00a0 \u00e7do m\u00ebngjez n\u00eb \u201cKish\u00ebn Z\u00ebmra e Krishtit\u201d.<\/p>\n<p>Kapitulli 2: \u201cATDHEU \u00cbSHT\u00cb ATJE KU \u00cbSHT\u00cb N\u00cbNA\u201d.\u00a0 N\u00eb koh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb Gonxhe Bojaxhiut , Evropa Q\u00ebndrore ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha\u00a0 bile n\u00eb koh\u00ebn kur ajo\u00a0 ishte 4-vje\u00e7are kishte filluar Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore. Edhe pse Shkupi nuk ishte q\u00ebnd\u00ebr luftimesh, kufij\u00ebt komb\u00ebtar kishin\u00a0 p\u00ebsuar ndryshime. Kol\u00eb Bojaxhiu ishte shum\u00eb i bindur\u00a0 p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb vitin\u00a0 1919 Kol\u00eb Bojaxhiu kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr\u00a0 n\u00eb Beograd\u00a0 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje politike. Por pas dy dit\u00ebsh ishte kthyer urgjentisht n\u00eb Shkup, duke u shtruar n\u00eb spitalin e qytetit, ku edhe kishte vdekur\u00a0 pas disa or\u00ebsh. Mjek\u00ebt\u00a0 dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij ishin t\u00eb bindur se Kol\u00eb Bojaxhiu ishte helmuar n\u00eb Beograd.\u00a0 Djali i tij Lazri, t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn kishte th\u00ebn\u00eb\u00a0 se babai i tij ishte helmuar n\u00eb Beograd p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike. Pas vdekjes s\u00eb tij\u00a0 familja e Kol\u00eb Bojaxhiu kishte p\u00ebrjetuar dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe varf\u00ebri\u00a0 t\u00eb madhe p\u00ebr faktin se ortaku i tij italian ia kishte uzurpuar pas vdekjes t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb.\u00a0 At\u00ebher\u00eb Dranja u detyra t\u00eb punoj\u00eb si rrobaqepse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb \u201cKish\u00ebn Zemra e Krishtit\u201d sh\u00ebrbente\u00a0 meshtari kroat Franjo Jambrekoviq, q\u00eb ishte i devotsh\u00ebm dhe shum\u00eb i ditur. T\u00eb gjitha frym\u00ebzimet dhe drejtimet e ardhmeris\u00eb,\u00a0 N\u00ebna Tereze i kishte marr\u00eb prej tij. Ai i kishte treguar gj\u00ebrsisht p\u00ebr veprimtarin\u00eb e misionar\u00ebve jezuit dhe t\u00eb motrave n\u00eb Bengali t\u00eb Indis\u00eb. Ky meshtar e kishte frym\u00ebzuar\u00a0 Gonxhe Bojaxhiun p\u00ebr\u00a0 t\u2019iu\u00a0 bashkuar\u00a0 Kuvendit t\u00eb Motrave t\u00eb Loretos n\u00eb Indi. Kole Bojaxhiu dhe familja e tij ishin shquar p\u00ebr vepra b\u00ebmir\u00ebse, bile edhe n\u00eb koh\u00ebn kur\u00a0 ishin shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr pas vdekjes s\u00eb Kol\u00ebs. Drane Bojaxhiu n\u00eb ato kushte t\u00eb v\u00ebshtira jetese kishte pranuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj 6 f\u00ebmij\u00eb jetim.<\/p>\n<p>Kapitulli 3: \u201cMOTRA E LORETOS\u201d. K\u00ebtu\u00a0 b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr udht\u00ebtimin dhe koh\u00ebn q\u00eb\u00a0 N\u00ebna Tereze kaloi n\u00eb Irland\u00eb,\u00a0 ku b\u00ebri pothuajse\u00a0 t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet p\u00ebr misionin e saj n\u00eb Indi. N\u00eb Irland\u00eb Agnes Bojaxhiu m\u00ebsoi anglishten, bile shum\u00eb shpejt sepse kishte trash\u00ebguar aft\u00ebsit\u00eb\u00a0 e babait Kol\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja. Irlanda ishte nj\u00eb vend shum\u00eb i ftoft\u00eb e jo si Shkupi qyteti i saj i vendlindjes.\u00a0 M\u00ebsimi i gjuh\u00ebs anglisht ishte i detyruesh\u00ebm pasi q\u00eb kjo ishte gjuha zyrtare e Indis\u00eb ku N\u00ebna Tereza\u00a0 do t\u00eb vendosej p\u00ebrgjith\u00ebmon\u00eb.<\/p>\n<p>Kapitulli 4: \u201cDARJEELING\u201d.<br \/>\nNdalesa e par\u00eb n\u00eb Indi ishte limani i qytetit Madras. K\u00ebtu Motra Tereze u befasua nga varf\u00ebria e madhe q\u00eb pa me syt\u00eb e saj. Edhe pse Shkupi i saj kishte qen\u00eb nj\u00eb qytet shum\u00eb i varf\u00ebr prap\u00ebseprap\u00eb nuk kishte asnj\u00eb krahasim me Madras\u00ebn. Mij\u00ebra familje q\u00ebndronin t\u00eb shtrira nat\u00eb e dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e atij qyteti.\u00a0 N\u00ebna Tereze kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cSikur populli im ta\u00a0 kishte par\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e Kalkut\u00ebs, nuk do t\u00eb ishte ankuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb atje. Pasi q\u00ebndroi\u00a0 nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Kalkut\u00eb N\u00ebna Tereze\u00a0 u nis me tren p\u00ebr Darjeeling q\u00eb gj\u00ebndet pran\u00eb Maleve Himalaje. Kjo rruge ishte 700 mkilometra e gjat\u00eb, dhe\u00a0 ishte nj\u00eb udh\u00ebtim dramatik. Darjeelin \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr \u00e7ajra t\u00eb mrekullueshme. K\u00ebtu \u201cMotrat e Loretos\u201d b\u00ebnin ushtrime t\u00eb jashtzakonshme shpirt\u00ebrore. Ishte ambient i shk\u00eblqyesh\u00ebm\u00a0 p\u00ebr ushtrime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision sup\u00ebrhuman. N\u00eb k\u00ebto ushtrime Motra Tereze u tregua shum\u00eb e zellshme dhe u kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00ebve.\u00a0 Duke par\u00eb pun\u00ebn dhe sjelljet e saj, motrat dhe autoritetet fetare filluan ta quajn\u00eb n\u00ebn\u00eb. Ajo i m\u00ebsoi shum\u00eb shpejt\u00eb gjuh\u00ebt: bengali dhe hindu.\u00a0 M\u00eb 24 Maj t\u00eb vitit 1934 b\u00ebri betimin p\u00ebr detyr\u00ebn e saj t\u00eb re. Deri at\u00ebher\u00eb e kishin quajtur Agnes Bojaxhiu,por at\u00eb dit\u00eb me deshir\u00ebn e saj kishte pranuar\u00a0 em\u00ebrin Sh\u00ebn Theresa e Lisieux, q\u00eb ishte nj\u00eb sh\u00ebjtresh\u00eb franceze q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke, u\u00a0 lutur nat\u00eb e dit\u00eb por kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb\u00a0 n\u00eb mosh\u00ebn 24-vjecare.Ndryshimi i em\u00ebrit\u00a0 \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e zakonshme n\u00eb jeten fetare katolike. Qysh n\u00eb Mesjet edhe pap\u00ebt\u00a0 e Rom\u00ebs i ndryshonin em\u00ebrat e m\u00ebp\u00ebrparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kapitulli i 5: \u201cINDIA N\u00eb TRANZICION\u201d.<br \/>\nKalkuta qyteti i dyt\u00eb m\u00eb i madh i Indis\u00eb kishte nj\u00eb popull\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb dendur. Temperaturat e k\u00ebtij qyteti jan\u00eb t\u00eb larta dhe b\u00ebn\u00eb\u00a0 shum\u00eb lag\u00ebshti. Mij\u00ebra njrer\u00ebz gjysm\u00eb lakuriq shihen t\u00eb shtrir\u00eb nat\u00eb e dit\u00eb\u00a0 n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb dhe trotuare. Shkrimtari britanik Rudyard Kipling autor \u201cLibri i Xhungl\u00ebs\u201d e quante\u00a0 Kalkut\u00ebn \u201cQyteti i Nat\u00ebs s\u00eb Tmerrshme\u201d. Por Kalkuta kishte edhe pamjen tjet\u00ebr sepse deri von\u00eb ishte quajtur: \u201cQyteti i Pallateve\u201d. Deri\u00a0 n\u00eb vitin 1911 Kalkuta kishte q\u00ebn\u00eb qytetiti m\u00eb i bukur i Indis\u00eb me nj\u00eb arkitektur\u00eb elegante ku njer\u00ebzit b\u00ebnin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb pasur kulturore. Motra Tereze ishte shum\u00eb e p\u00ebrkushtuar pun\u00ebs. Ajo ngritej \u00e7do dit\u00eb n\u00eb ora 5 t\u00eb m\u00ebngjezit. Para se t\u00eb shkonte n\u00eb mesh\u00eb b\u00ebnte lutje fetare dhe studime tjera.\u00a0 Ajo ishte m\u00ebsuese shume e talentuar, jepte m\u00ebsime nga historia dhe gjeografia n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme \u201cZoja e Bekuar\u201d. N\u00eb or\u00ebt e gjeografis\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza fliste edhe p\u00ebr qytetin e saj t\u00eb lindjes Shkupin. Shkollat e Loretos ishin shum\u00eb t\u00eb famshme p\u00ebr arsim. Para se t\u00eb fillonte detyr\u00ebn e arsimtares Motra Tereze fshinte dhe pastrontonte dyshemen\u00eb\u00a0 e shkoll\u00ebs. Ajo mbante korrespondenc\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e saj shum\u00eb t\u00eb dashur Dranen e cila e kishte porositur:\u201dGonxhe mos harro se ke shkuar n\u00eb Indi\u00a0 p\u00ebr t\u00eb ndih\u00ebmuar t\u00eb varf\u00ebrit. \u201d. Shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lagjeve p\u00ebr rreth shkonin n\u00eb shkoll\u00ebn e saj p\u00ebr t\u2019u pastruar, sepse n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre nuk kishin banjo. M\u00eb von\u00eb Motra Tereze\u00a0 u em\u00ebrua drejtoresh e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u201cZoja e Bekuar\u201d. Pas udh\u00ebtimit t\u00eb tret\u00eb\u00a0 n\u00eb Darjeeling\u00a0 autoritetet e larta t\u00eb Misionit t\u00eb Loretos n\u00eb p\u00eblqim me autoritetet e larta fetare i dhan\u00eb em\u00ebrin N\u00ebna Tereze. Ajo ishte 26-vjecare\u00a0 kur u pag\u00ebzua me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr.\u00a0 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb India ishte koloni e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe posa kishin filluar l\u00ebvizjet p\u00ebr pavar\u00ebsi.<br \/>\nKalkuta ishte q\u00ebndra\u00a0 e veprimeve\u00a0 ushtarake t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, bile nga ky qytet britanik\u00ebt drejtonin operacionet\u00a0 ushtarake n\u00eb Azi. Mahatma Gandi kishte filluar l\u00ebvizjet e tij paq\u00ebsore p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Indis\u00eb. Nd\u00ebrsa vazhdonin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr pavar\u00ebsi, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare midis hinduve dhe musliman\u00ebve keq\u00ebsoheshin \u00e7do dit\u00eb. Tensioni i k\u00ebtyre brutalitetve u p\u00ebrpah\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1946. Gushti\u00a0 ishte muaji i tmerreve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb luft\u00ebs civile midis pjestar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre dy feve. Rrug\u00ebt e Kalkut\u00ebs ishin mbushur me mijera t\u00eb vdekur tregonte N\u00ebna Tereze. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb v\u00ebshtira N\u00ebn\u00eb Tereza\u00a0 u takua me At.Celeste Van Exem,\u00a0 jezuit belg i cili\u00a0 kishte sh\u00ebrbyer si k\u00ebshill\u00ebtar i saj kryesor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shpirt\u00ebrore.\u00a0 Ky meshtar belg ishte specialist p\u00ebr gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe traditat arabe, sepse kishte jetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb mesin e\u00a0 beduin\u00ebve arab.\u00a0 Ai e kishte par\u00eb menj\u00ebher\u00eb\u00a0 q\u00ebllimin kryesor t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze.\u00a0 P\u00ebrkushtimi i N\u00ebn\u00ebs Tereze b\u00ebri q\u00eb edhe ai t\u00eb ishte shum\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe I kujdessh\u00ebm ndaj saj.<\/p>\n<p>Kapitullititulli 6: THIRRJE BRENDA THIRRJES<br \/>\nN\u00ebna Tereze qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri kishte q\u00ebn\u00eb shum\u00eb e ndjeshme p\u00ebr nga sh\u00ebndeti. Luft\u00ebrat, mjerimi dhe tmerret n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Kalkut\u00ebs kishin q\u00ebn\u00eb\u00a0 k\u00ebrc\u00ebnim i madh\u00a0 p\u00ebr sh\u00ebndetin e saj. Dashamir\u00ebt\u00a0 e k\u00ebshillonin q\u00eb t\u00eb mos dilte n\u00eb rrug\u00eb sepse mund t\u00eb prekej nga smundjet ngjit\u00ebse. Por N\u00ebna Tereze nuk\u00a0 i kishte pranuar k\u00ebshillat e tyre, bile n\u00eb nj\u00eb rast kishte qajtur me lot pse nuk e kishin lejuar t\u2019i ndihmonte ata t\u00eb mjer\u00eb, tregonte prifti belg Van Exem. Disa t\u00eb tjer\u00eb e k\u00ebshillonin t\u00eb shkonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb\u00a0 Darjeeling, ku n\u00eb udh\u00ebtim\u00a0 e sip\u00ebr N\u00ebna Tereza kishte d\u00ebgjuar z\u00ebrin e Zotit t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb \u201ckujdesu p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, dhe jeto me ata\u201d. K\u00ebtu autorja Maya Gold shpjegon t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb themeluar Misionin\u00a0 B\u00ebmir\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje e ndih\u00ebmuan shum\u00eb edhe autoritetet fetare si\u00e7 ishte Arqipeshk\u00ebvi Perier dhe At.Van Exem. Edhe eprorja\u00a0 e Misionit t\u00eb Loretos e priti mir\u00eb vendimin e saj p\u00ebr themelinin e k\u00ebtij Misioni. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe Selia e Shejt\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimit t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze. Pas letr\u00ebs q\u00eb kishte marr\u00eb nga Vatikani n\u00eb vitin 1948, N\u00ebn\u00eb Tereza ishte larguar nga Kuvendi i Motrave t\u00eb Loretos dhe ishte vendosur\u00a0 n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej lagjeve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb Kalkut\u00ebs. Nj\u00eb lagje ku kishte rreziqe p\u00ebr jet\u00eb.<\/p>\n<p>Kapitulli 7: \u201cJASHT\u00cb MUREVE T\u00cb KUVENDIT\u201d<br \/>\nN\u00ebna Tereze i kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervistuesi q\u00eb largimi nga Kuvendi i Loretos kishte q\u00ebn\u00eb vendimi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj. Ky ishte nj\u00eb hap i\u00a0 madh, dhe shum\u00eb\u00a0 m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se largimi im nga sht\u00ebpia ku kishte lindur e jetuar si vajze re. Deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb time dhe t\u00eb murgeshave tjera e drejtonte kisha dhe nuk kisha p\u00ebrgjegj\u00ebsi.\u00a0 Largimi nga Kuvendi i Loretos ishte nj\u00eb hap gjigant drejt\u00eb nj\u00eb t\u00eb panjohure t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tregonte N\u00ebna Tereze. Isha e bindur se Zoti e kishte caktuar k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr mua. Duhej nj\u00eb kurajo dhe disiplin\u00eb e madhe. Motrat e Loretos ishin shum\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitura p\u00ebr largimin e N\u00ebn\u00ebs Tereze nga Kuvendi i tyre. Nj\u00ebra prej motrave superiore qante si f\u00ebmij\u00eb nga dhimbja p\u00ebr largimin saj. Motrat e atij Kuvendi u shqet\u00ebsuan p\u00ebr largimin e N\u00ebn\u00ebs Tereze. Nuk e kishin paramenduar kurr\u00eb largimin e saj. Ato ishin t\u00eb shqet\u00ebsuara edhe p\u00ebr sigurimin e N\u00ebn\u00ebs Tereze, sepse ajo po shkonte n\u00eb nj\u00eb lokalitet tep\u00ebr t\u00eb varf\u00ebr dhe ishte vend i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin e saj aspak t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb pllakat\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Loretos shkruante:\u201dMos kritiko\u201d, \u201cMos lavdro\u201d, \u201cLutu\u201d. N\u00eb p\u00ebrgatitje p\u00ebr jet\u00ebn e re, N\u00ebna Tereze shkoi n\u00eb n\u00eb tregun lokal, ku kishte bler\u00eb\u00a0 p\u00eblhur\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb me nj\u00eb cmim t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr uniform\u00ebn e saj t\u00eb re. Kur b\u00ebri uniform\u00ebn zgjodhi\u00a0 dy ngjyra t\u00eb tjeshta bardh\u00eb dhe t\u00eb kalt\u00ebrt. Ngjyr\u00ebn blu e kishte p\u00eblqyer shum\u00eb\u00a0 Zoja e Bekuar, dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kishte marr\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjyr\u00eb N\u00ebna Tereze.\u00a0\u00a0 At Van Exem i b\u00ebri nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bekimi k\u00ebsaj uniforme. N\u00eb gjoks kishte nj\u00eb kryq t\u00eb vog\u00ebl dhe disa kokrra nga rruzaret. Sot e k\u00ebsaj dite motrat e k\u00ebtij Misioni B\u00ebmir\u00ebs e mbajn\u00eb\u00a0 k\u00ebt\u00eb uniform\u00eb dhe nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb ndryshim. N\u00ebna Tereze kishte marr\u00eb\u00a0 si model uniform\u00ebn e gruas fshatare t\u00eb Indis\u00eb. Para se t\u00eb fillonte pun\u00ebn N\u00ebna Tereze kishte shkuar n\u00eb qytetin Patna p\u00ebr ushtrime mjek\u00ebsore n\u00eb Spitalin \u201cFamilja e Sh\u00ebjt\u00eb\u201d. Aty punonin motra medicinale nga Evropa dhe Amerika. N\u00eb k\u00ebt\u00eb spital N\u00ebna Tereze m\u00ebsoi shum\u00eb nga fusha e mjek\u00ebsis\u00eb. Motrat medicinale tregonin se ajo kishte aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta dhe se ishte shum\u00eb e qet\u00eb n\u00eb momente kritike. Profesionist\u00ebt e spitalit ishin t\u00eb bindur se N\u00ebn\u00eb Tereza ishte gati t\u00eb fillonte pun\u00ebn n\u00eb Misionin e saj n\u00eb Kalkut\u00eb. K\u00ebt\u00eb vendim e pranuan edhe autoritetet e larta t\u00eb k\u00ebtij qyteti. Pasi u kthye filloi pun\u00ebn n\u00eb lagjen m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n<p>Kapitulli 8: T\u00eb VARF\u00cbRIT E M\u00cb T\u00cb VARF\u00cbRVE<br \/>\nKalkuta ku ishte p\u00ebrq\u00ebndruar N\u00ebna Tereze kishte nevoj\u00eb t\u00eb jashtzakonshme p\u00ebr ndihm\u00ebn e saj. Nj\u00eb vit para se t\u00eb fillonte misionin e saj,\u00a0 India kishte fituar pavar\u00ebsin\u00eb. Mosmarr\u00ebveshjet midis udh\u00ebheq\u00ebsve hindu dhe mysliman\u00eb ishin tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha, dhe nuk kishte rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7\u00eb ndarjes s\u00eb vendit. Si pasoj\u00eb e mosmarr\u00ebveshjeve fetare u krijuan India, Pakistani Ceylon(Sri Lanka). Kjo ndarje krijoi v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme dhe val\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Kalkuta ishte q\u00ebndra e k\u00ebtyre refugjateve. Lufta civile shkaktoi katastrof\u00eb t\u00eb madhe. N\u00ebn\u00eb Tereza ishte n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre tmerreve dhe b\u00ebnte p\u00ebrpjekje p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebve t\u00eb pafajshme. N\u00eb ato dit\u00eb Mahatma Gandi kishte filluar grev\u00ebn e tij t\u00eb uris\u00eb dhe kishte refuzuar ushqimet dhe ujin derisa t\u00eb mos arrihej paqja n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. Ai kishte pohuar se ishte gati t\u00eb vdiste p\u00ebr paq\u00eb, por nuk ishte gati t\u00eb vriste njeri p\u00ebr asnj\u00eb kauz\u00eb. T\u00eb varf\u00ebrit vuanin nga smjundje t\u00eb pash\u00ebrueshme. G\u00ebrbula dhe tuberkulozi b\u00ebnin k\u00ebrdin\u00eb. N\u00eb ato kushte sh\u00ebrimi ishte i pamundur.Nj\u00eb rrezik tjet\u00ebr i madh ishte p\u00ebrhapja e k\u00ebtyre smundjeve. Si pasoj\u00eb e luft\u00ebs civile edhe infrastruktura e Kalkut\u00ebs ishte rr\u00ebnuar deri n\u00eb themel. Njer\u00ebzit vdisnin aty k\u00ebtu n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit. Disa nga ata k\u00ebrkonin nga N\u00ebn\u00eb Tereza q\u00eb s\u00eb paku t\u2019u siguronte varrin pas vdekjes,\u00a0 gj\u00eb q\u00eb edhe ua plot\u00ebsonte at\u00eb kerkes\u00eb.\u00a0 Qytetar\u00ebt e rendomt\u00eb ishin kurioz p\u00ebr pun\u00ebn e saj t\u00eb mrekullueshme dhe pas pak kohe filluan ta ndih\u00ebmojn\u00eb sipas mund\u00ebsive q\u00eb kishin. Disa nga ata filluan t\u00eb solidarizohen me misionin e saj. Por ndihma m\u00eb e madhe i erdhi m\u00eb 19 mars te vitit 1949 nga vajza e re Subashini Das e cila kishte q\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebse\u00a0 e N\u00ebn\u00ebs Tereze. Nx\u00ebnsja e saj Subashini Das\u00a0 kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u2019iubashkuar\u00a0 p\u00ebrgjith\u00ebmon\u00eb Misionit t\u00eb saj B\u00ebmir\u00ebs.<\/p>\n<p>Kapitulli 9: TRI SHT\u00cbPI<br \/>\nSubashini Das kishte q\u00ebn\u00eb vajza e par\u00eb q\u00eb ishte bashkuar Misionit t\u00eb saj, por nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb Shtepin\u00eb Gomez iu bashkuan N\u00ebn\u00ebs Tereze 10 nx\u00ebnse t\u00eb tjera t\u00eb Loretos. Ato shkonin dhe k\u00ebrkonin n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit. N\u00eb prill t\u00eb vitit 1950 Papa Pio i XII i kishte dh\u00ebn\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze lejen zyrtare p\u00ebr hapjen e Misionit B\u00ebmir\u00ebs. N\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Gomez, Arqipeshk\u00ebvi Perier dhe At. Exem than\u00eb mesh\u00ebn e p\u00ebrurimit, duke b\u00ebr\u00eb bekimet e rastit p\u00ebr Misionin e saj. Pas dy vjet\u00ebsh k\u00ebtij Misioni iu bashkuan 26 motra tjera.\u00a0 Pas pak edhe Arqipeshk\u00ebvia e Kalkut\u00ebs i dha ndihm\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re n\u00eb adres\u00ebn:\u00a0 54 A Lower Circular Road, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb e njohur si\u00a0 Sht\u00ebpia e N\u00ebn\u00ebs (Motherhouse). Sot e k\u00ebsaj dite kjo sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb q\u00ebndra kryesore e Misionit B\u00ebmir\u00ebs t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tri-kat\u00ebshe n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me shum\u00eb zhurm\u00eb. Sht\u00ebpia e trete ishte Shishu Bhavan, q\u00eb u shnderrua n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb braktisur. Atje shkonin\u00a0 f\u00ebmij\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e qytetit, bile shume her\u00eb ishin t\u00eb detyruara t\u00eb vendosin n\u00eb nj\u00eb shtrat 2 ose 3 f\u00ebmij\u00eb se bashku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkolle nx\u00ebn\u00ebsit m\u00ebsonin profesionte t\u00eb ndryshme.\u00a0 Sht\u00ebpin\u00eb Shishu Bhavan e kishte vizituar kryeministri i Indis\u00eb Xh. Nehru ku kishte mbajtur nj\u00eb fjalim duke\u00a0 lavd\u00ebruar pun\u00ebn dhe kontributin e N\u00ebn\u00ebs Tereze.<\/p>\n<p>Kapitulli 10: N\u00cbNA E BOT\u00cbS<br \/>\nN\u00eb vitin 1960\u00a0 N\u00ebna Tereze ishte ftuar p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Ajo mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb Kuvend t\u00eb Grave Katolike n\u00eb Las Vegas t\u00eb shtetit Nevada. Gjate k\u00ebsaj vizite takoi shum\u00eb personalitete fetare dhe qytetare\u00a0 t\u00eb Shteteve te Bashkuara. Pas k\u00ebsaj vizite N\u00ebna Tereze udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Evrope, dhe n\u00eb Rom\u00eb\u00a0 u takua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me v\u00ebllaun e saj Laz\u00ebr Bojaxhiun. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vizituar N\u00ebn\u00ebn Drane dhe motr\u00ebn Age n\u00eb Shqip\u00ebri, por shteti shqiptar nuk i dha viz\u00eb. M\u00eb 1965,Papa Pali i VI i dha N\u00ebn\u00ebs Tereze\u00a0 t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb themeluar misione b\u00ebmir\u00ebse\u00a0 edhe n\u00eb vende tjera jasht\u00eb Indis\u00eb. Vendimin e Pap\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje N\u00ebna Tereze e quajti nj\u00eb prej dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb\u00a0 lumtura t\u00eb jet\u00ebs.\u00a0 Kush e kishte menduar q\u00eb murgesha shqiptare 26-vjecare Gonxhe Bojaxhiu nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb quhej n\u00ebna e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kapitulli 11: \u201cNJ\u00cb LAPS N\u00cb DOR\u00cb T\u00cb ZOTIT\u201d<br \/>\nMisionin e par\u00eb jasht\u00eb Indis\u00eb N\u00ebna Tereze e kishte themeluar\u00a0 n\u00eb qytetin Concorote t\u00eb Venezuel\u00ebs. Ajo kishte shkuar n\u00eb Venezuel\u00eb\u00a0 me 5 murgesha t\u00eb tjera, midis tyre ishte edhe Motra Nirmala.\u00a0 Pas Venezuel\u00ebs N\u00ebna Tereze hapi misionet e saj n\u00eb t\u00eb gjitha kontinentet. Pas k\u00ebshillimeve me At. Exem, N\u00ebn\u00eb Tereza k\u00ebrkoi nga Arqipeshk\u00ebvi i Kalkut\u00ebs lejen q\u00eb edhe meshkujt t\u00eb hapnin nj\u00eb mission t\u00eb till\u00eb i cili do t\u00eb quhej \u201cMisioni B\u00ebmir\u00ebs i V\u00ebllaz\u00ebrve\u201d. Ky mission nuk lejon q\u00eb murgeshat t\u00eb mbikqyrin pun\u00ebn e tyre, dhe kjo ndalohet p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb. N\u00ebn\u00eb Tereza k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen e vullnetar\u00ebve, bile n\u00eb vitin 1990 n\u00eb Angli vepronin 30.000 vullnetar\u00eb\u00a0 q\u00eb punonin p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit. Vizita e par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00eb e b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb njohur N\u00ebn\u00ebn Tereze. E b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohur edhe shkrimet dhe filmi dokumentar i gazetarit t\u00eb famsh\u00ebm anglez Malcolm Muggeridge i cili u transmetua disa her\u00eb n\u00eb rrjetin televiziv britanik BBC. Ajo i kishte th\u00ebn\u00eb gazetarit Muggeridge se: \u201cSe \u00ebsht\u00eb\u00a0 nj\u00eb laps n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Zotit. Filmi dokumentar \u201cDi\u00e7ka e mrekullueshme p\u00ebr Zotin\u201d e b\u00ebri N\u00ebn\u00eb Terezen shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr gjith\u00eb njer\u00ebzimin, bile kishte th\u00ebn\u00eb se: \u201c\u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u2019i duash njer\u00ebzit kur jan\u00eb larg, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i duash kur jan\u00eb af\u00ebr\u201d. N\u00ebna Tereze ishte shum\u00eb e shet\u00ebsuar p\u00ebr sh\u00ebndetin e n\u00ebn\u00ebs Drane, e cila i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr djalit t\u00eb saj Lazrit, q\u00eb deshira m\u00eb e madhe e saj ishte q\u00eb ta shihte edhe nj\u00ebher\u00eb Lazrin\u00a0 dhe Gonxhen para se t\u00eb vdiste. Lazri dhe N\u00ebna Tereze kishin b\u00eb\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb Dranja dhe Ag\u00ebja t\u00eb shkonin n\u00eb Itali, por qeveria shqiptare nuk i kishte lejuar. N\u00ebna Tereze kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb ajo vet t\u00eb shkonte n\u00eb Shqiperi, por e kishin njoftuar paraprakisht se\u00a0 mbase nuk do ta lejonin t\u00eb largohej m\u00eb nga ai vend. N\u00eb vitin 1972 mori lajmin p\u00ebr vdekjen e n\u00ebn\u00ebs Drane dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb edhe p\u00ebr vdekjen e motr\u00ebs Age. Vdekja e n\u00ebn\u00ebs dhe e motr\u00ebs e kishin tronditur shum\u00eb, por megjithat\u00eb N\u00ebna Tereze vazhdoi pun\u00ebn dhe misionin e saj b\u00ebmir\u00ebs. Ajo kishte q\u00ebn\u00eb kandidate p\u00ebr \u00c7mimin Nobel disa her\u00eb p\u00ebrpara se t\u2019i jepej ky \u00c7mim n\u00eb Tetor t\u00eb vitti 1979.<\/p>\n<p>Kapitulli 12: E FAMSHMJA N\u00cb SANDALE<br \/>\nN\u00eb tetor t\u00eb vitit 1979 pas tri em\u00ebrimesh Komiteti i Nobelit m\u00eb n\u00eb fund kishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb ky \u00c7mim\u00a0 p\u00ebr at\u00eb vit t\u2019i jepej N\u00ebn\u00ebs Tereze. Urimet p\u00ebr \u00c7mimin Nobel\u00a0 kishin v\u00ebrshuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs. Qindra gazetar\u00eb\u00a0 dhe fotograf\u00eb kishin shkuar atje p\u00ebr pyetje dhe intervista.\u00a0 Ajo u kishte th\u00ebn\u00eb gazetar\u00ebve: \u201d Un\u00eb nuk kam vler\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00c7mim,\u00a0 por e pranoj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrve\u201d. Ndarja e k\u00ebtij \u00c7mimi\u00a0 ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe sepse ara e pranojn\u00eb\u00a0 dhe njohin\u00a0 bot\u00ebn e t\u00eb varf\u00ebrve\u201d. Pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb n\u00eb\u00a0 Shishu Bhavan kishin pranuar nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb braktisur. Motrat i kishin dh\u00ebn\u00eb asaj vajze em\u00ebrin Shanti q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e vendit do t\u00eb thot\u00eb paq\u00eb. E kishin pag\u00ebzuar me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr sepse at\u00eb dit\u00eb N\u00ebna Tereze kishte fituar \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paq\u00eb. Dy muaj m\u00eb von\u00eb N\u00ebna Tereze dhe dy motrat e saj kishin udh\u00ebtuar p\u00ebr\u00a0 n\u00eb Oslo t\u00eb Norvegjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u00c7mimin Nobel. N\u00ebna Tereze\u00a0 mori Medalen e Art\u00eb t\u00eb Nobelit dhe \u00e7ekun prej 160.000 dollar\u00ebsh dhe kishte k\u00ebrkuar q\u00eb 5000 dollar\u00ebt e shpenzimeve p\u00ebr ceremonit\u00eb luksoze t\u00eb rastit t\u00eb mos shp\u00ebnzoheshin, por t\u00eb ruheshin p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit e Kalkut\u00ebs. B\u00ebmir\u00ebsit norvegjez\u00eb ato dit\u00eb kishin dhuruar 64.000 dollar\u00eb p\u00ebr Misionin e saj B\u00ebmir\u00ebs. Ky \u00c7mim e b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb famshme N\u00ebn\u00ebn Tereze.\u00a0 Ajo u nderua nga pothuajse t\u00eb gjitha personalitetet e njohura t\u00eb bot\u00ebs. N\u00ebna Tereze vizitoi shum\u00eb rajone t\u00eb trazuara nga luft\u00ebrat, sidomos ato t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme. Vizita e saj n\u00eb Bejrut n\u00eb vitin 1982 ishte nj\u00eb mrekulli, sepse ajo po kalonte n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Bejrutit ku po zhvilloheshin luftime t\u00eb m\u00ebdha. Ajo vraponte\u00a0 p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb smur\u00ebt\u00a0 e nj\u00eb spitali q\u00eb po rr\u00ebnohej nga bombardimet izraelite.\u00a0 N\u00eb vitin 1983 n\u00eb Rom\u00eb, N\u00ebna Tereze p\u00ebsoi nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, duke iu shtruar nj\u00eb operacioni shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, ajo nuk u ndalua por vazhdoi pun\u00ebn p\u00ebr hapjen e q\u00ebndrave t\u00eb tjera\u00a0 p\u00ebr sh\u00ebrimin e smundjes SIDA dhe u kthye urgjentisht n\u00eb Indi p\u00ebr t\u00eb ndi\u00ebmhuar t\u00eb plagosurit nga shp\u00ebrthimet kimike n\u00eb Bhopal. N\u00eb Dekad\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs, N\u00ebn\u00eb Tereza kaloi 80% t\u00eb koh\u00ebs jasht\u00eb Kalkut\u00ebs.<\/p>\n<p>Kapitulli 13: N\u00cbP\u00cbR\u00a0 DYSHIME DHE TERR<br \/>\nN\u00eb vitin 1988 N\u00ebn\u00eb Tereza takoi n\u00eb Lond\u00ebr biznismenin e njohur Robert Maxwell i cili i kishte premtuar ndihm\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, bile ajo kishte pranuar disa k\u00ebrkesa t\u00eb tij p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti, por biznismeni britanik e kishte keq\u00ebp\u00ebrdorur em\u00ebrin e saj, duke b\u00ebr\u00eb\u00a0 fitime pa i dh\u00ebn\u00eb\u00a0 asnj\u00eb qindark\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit. N\u00ebna Tereze p\u00ebsoi nj\u00eb goditje t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb zem\u00ebr n\u00eb vitin 1989,n\u00eb San Diego t\u00eb Kalifornis\u00eb. Pasi doli nga spitali vazhdoi pun\u00ebn pand\u00ebrprerje. N\u00ebna Tereze b\u00ebri k\u00ebrkes\u00ebn nga Papa Gjon pali i Dyt\u00eb p\u00ebr largimin nga detyra, por motrat e saj kund\u00ebrshtuan largimin e saj. N\u00eb vitin 1997, Misioni B\u00ebmir\u00ebs em\u00ebroi Motr\u00ebn Nirmala n\u00eb postin e N\u00ebn\u00ebs Tereze. N\u00ebna Tereze n\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e saj\u00a0 u kritikua vet\u00ebm nga 3 ose 4 gazetar\u00eb e regjisor\u00eb. Gazetari ateist britanik Christopfer Hitchens e kishte kritkuar shum\u00eb, bile kishte botuar nj\u00eb broshur\u00eb kund\u00ebr saj, por N\u00ebna Tereze nuk e lexoi kurr\u00eb at\u00eb broshur\u00eb. N\u00ebna Tereze p\u00ebr 5 dekada kishte jetuar n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb err\u00ebt shpirt\u00ebrore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u00a0 gj\u00ebndje ishin n\u00eb dijeni vet\u00ebm Arqipeshk\u00ebvi Perier dhe At. Exem. N\u00eb letrat q\u00eb u kishte d\u00ebrguar ajo e kishte p\u00ebrshkruar terrin dhe mundimet e saj shpirt\u00ebrore. P\u00ebr vuajtjet e saj shpirt\u00ebrore kujdestari i saj p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje At. Brian Kolodiejchuk kishte botuar nje dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb\u00a0 nj\u00eb lib\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebr botimin e k\u00ebtij libri u diskutua shum\u00eb, jo edhe aq\u00a0 shume rreth p\u00ebrmbajtjes, por m\u00eb shum\u00eb pse nuk ishte respektuar deshira e N\u00ebn\u00ebs Tereze q\u00eb k\u00ebto letra t\u00eb zhdukeshin nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjith\u00ebmone. N\u00ebna Tereze kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cBota nuk \u00ebsht\u00eb e uritur vet\u00ebm p\u00ebr ushqim, \u00ebsht\u00eb e uritur edhe p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn\u201d. N\u00eb misionin e saj b\u00ebmir\u00ebs punojn\u00eb sot 4800 motra dhe 400 v\u00ebllaz\u00ebr.<\/p>\n<p>Kapitulli 14: SHEJT\u00cbRESH\u00cb BASHKOHORE<br \/>\nPavar\u00ebsisht vuajtjeve shpirt\u00ebror q\u00eb kishte p\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb aq t\u00eb gjat\u00eb\u00a0 ajo nuk ishte ndalaur asnj\u00eb \u00e7ast,por kishte vepruar me nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm. Vdekja e klerik\u00ebve q\u00eb ishin kujdesur p\u00ebr veprimtarin\u00eb dhe gj\u00ebndjen e saj shpirt\u00ebror e kishin brengosur shum\u00eb. Bile edhe vdekja e papritur e Princesh\u00ebs Diane kishte q\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nje humbje e madhe. N\u00ebna Tereze kishte mbajtur lidhje t\u00eb ngushta me t\u00eb, sepse ajo kishte ndih\u00ebmuar t\u00eb varf\u00ebrit.<br \/>\nN\u00ebna Tereze vdiq m\u00eb 5 shtator t\u00eb vitit 1997 , n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Kalkut\u00eb. Sh\u00ebrbimet mortore u b\u00ebn\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn \u201cSh\u00ebn Toma\u201d t\u00eb atij qyteti. Vdekja e saj u nderua nj\u00ebsoj si vdekja\u00a0 Gandit dhe Nehrut. N\u00eb funeralin\u00a0 e saj kishin marr\u00eb\u00a0 pjes\u00eb\u00a0 shum\u00eb personalitete t\u00eb njohura t\u00eb bot\u00ebs.Deri para dy vjet\u00ebsh kur \u00ebsht\u00eb botuar ky lib\u00ebr, Vatikani kishte marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100.000 letra t\u00eb ndryshme\u00a0 p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze. Para dy vjet\u00ebsh ishin botuar 67 v\u00ebllime nga dosjet p\u00ebr sh\u00ebjt\u00ebrimin e saj. Para shum\u00eb\u00a0 vjet\u00ebsh ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mrekulli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Ajo mrekulli ishte sh\u00ebrimi i gruas indiane Monika Besra nga tumori n\u00eb bark\u00eb. Ajo ishte sh\u00ebruar\u00a0 duke iu lutur N\u00ebn\u00ebs Tereze. K\u00ebt\u00eb mrekulli e v\u00ebrtetuan mjek\u00ebt e Monik\u00ebs. Ky ishte kushti\u00a0 i par\u00eb p\u00ebr shejt\u00ebrimin e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Ne vitin 2014\u00a0 Sht\u00ebpia Botuese DK n\u00eb New York kishte botuar\u00a0 nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl\u00a0 me shum\u00eb fotografi dhe nj\u00eb\u00a0 biografi t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze. Vep\u00ebr e shk\u00eblqyeshme e k\u00ebtij lloji. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr doracak, i ndar\u00eb n\u00eb 14 kapituj ku b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrshkrim i qart\u00eb\u00a0 dhe i shkurt\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9344,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-9925","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9925","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9925"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9925\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9926,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9925\/revisions\/9926"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}