{"id":9895,"date":"2016-07-02T15:43:46","date_gmt":"2016-07-02T13:43:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9895"},"modified":"2016-07-02T15:43:46","modified_gmt":"2016-07-02T13:43:46","slug":"breksit-apo-breksik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9895","title":{"rendered":"BREKSIT APO BREKSIK?"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1781 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg\" alt=\"islam-lauka\" width=\"300\" height=\"230\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg 326w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Dr. Islam Lauka<\/em><\/p>\n<p>Termi breksik t\u00eb vjen n\u00eb mendje kur lexon analizat e \u201cekspert\u00ebve\u201d shqiptar\u00eb mbi Breksitin. \u00cbsht\u00eb kombinim i fjal\u00ebs \u201cBreksit\u201d me at\u00eb \u201ceksik\u201d. Kjo e fundit n\u00eb kuptimin \u201ci, e mang\u00ebt\u201d, p\u00ebr shembull eksik n\u00eb mend, e la s\u00ebmundja eksik, etj.<br \/>\nMe ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb, autor\u00ebt e k\u00ebtyre analizave marrin guximin t\u00eb etiketojn\u00eb zgjedh\u00ebsit britanik\u00eb si izolacionist\u00eb, irracional\u00eb, budallenj.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Niko Peleshi, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb tij, shkruajti t\u00eb zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb se \u201cBreksiti ishte nj\u00eb d\u00ebshtim i racionales, p\u00ebrball\u00eb iracionales, t\u00eb arsyeshmes, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb paarsyeshmes\u201d. Ai nuk e thot\u00eb p\u00ebrse i p\u00ebrdor dy \u00e7ifte fjal\u00ebsh me t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim, racionale-e arsyeshme; iracionale-e paarsyeshme, dy fjal\u00eb shqip e dy t\u00eb huaja, mbase, i duket se k\u00ebshtu shfryn m\u00eb mir\u00eb mllefin e tij ndaj britanik\u00ebve t\u00eb paarsyesh\u00ebm. M\u00eb tej, ai shkruan se Breksiti \u201cishte produkt i nj\u00eb \u00e7orodie sociale q\u00eb i b\u00ebnte t\u00eb pavler\u00eb t\u00eb gjith\u00eb argumentet pro q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb habitshme, \u201cekspert\u00ebte divanit\u201d, n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb i\u00a0 shkarkojn\u00eb tek populli britanik, duke\u00a0 e nxjerr\u00eb t\u00eb lar\u00eb BE-n\u00eb dhe eurokrat\u00ebt e Brukselit. Skllav\u00eb t\u00eb skemave bardh e zi, ata nuk e shtrojn\u00eb, pa l\u00ebre m\u00eb t`i p\u00ebrgjigjen pyetjes, p\u00ebrse, sa her\u00eb q\u00eb merret mendimi i popullit, pra sa her\u00eb q\u00eb organizohen referendume, si rregull, vota popullore shkon kund\u00ebr elitave teknokratike t\u00eb Brukselit? A mos ka nj\u00ebfar\u00eb t\u00ebhuajsimi t\u00eb\u00a0 tyre nga populli, nga hallet dhe shqet\u00ebsimet e tyre? A mos vet\u00eb projekti europian ka nevoj\u00eb, jo p\u00ebr nd\u00ebrhyrje kozmetike, por m\u00eb radikale, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me njer\u00ebzit, me popujt dhe specifikat e tyre?<\/p>\n<p>N\u00eb rolin e kasandrave,\u201cekspert\u00ebt\u201d tan\u00eb parashikojn\u00eb gjithfar\u00eb skenar\u00ebsh t\u00eb zi, thelbi i t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet\u00a0 n\u00eb iden\u00eb fikse t\u00eb tyre se, me daljen nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, del nga historia.<\/p>\n<p>Ende pa dal\u00eb mir\u00eb rezultatet e Breksitit, Kryeministri Edi Rama, i frym\u00ebzuar nga \u201csukseset\u201d e tij mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse si krijues i \u201cmb\u00ebrrim\u00eb\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb dizajnimin e fanell\u00ebs s\u00eb komb\u00ebtares s\u00eb futbollit, n\u00eb shkrimin e tij, \u201cBritania, Bashkimi Europian, Shqip\u00ebria\u201d, botuar me 24 qershor 2016, tashm\u00eb, si politolog, dizajnoi t\u00eb ardhmen\u00a0 e kontinentit dhe t\u00eb krejt planetit, duke i qar\u00eb hallin Londr\u00ebs se, pas Breksitit, ajo nuk doli as m\u00eb e fort\u00eb, as m\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kurthin e analizave ideologjike, skematike dhe t\u00eb thjesht\u00ebzuara, ran\u00eb jo vet\u00ebm ata q\u00eb pretendojn\u00eb se i din\u00eb t\u00eb gjitha dhe jan\u00eb kompetent\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka, si\u00e7 hiqen politikan\u00ebt tan\u00eb , por edhe analist\u00eb q\u00eb, prej koh\u00ebsh, njihen si ekspert\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Duke zgjedhur izolacionizmin, thekson nj\u00ebri prej k\u00ebtyre analist\u00ebve, Britania e Madhe do t\u00eb ket\u00eb statusin e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb shteteve europiane, q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, ai parashikon se jasht\u00eb Bashkimit Europian, Britania e Madhe do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt p\u00ebrball\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>E pakta q\u00eb mund t\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb se t\u00eb dyja k\u00ebto teza, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb diskutueshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme.\u00a0 Britania e Madhe, v\u00ebrtet, nuk \u00ebsht\u00eb Perandoria e dikurshme, megjithat\u00eb, edhe sot ajo mbetet nj\u00eb nd\u00ebr fuqit\u00eb e m\u00ebdha. \u00cbsht\u00eb fuqi b\u00ebrthamore, an\u00ebtare e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, themeluese\u00a0 dhe nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut (nj\u00eb nga pes\u00eb vendet e NATO-s q\u00eb shpenzon mbi 2% t\u00eb GDP-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen). Ajo \u00ebsht\u00eb ekonomia e kat\u00ebrt n\u00eb bot\u00eb, GDP e saj p\u00ebrb\u00ebn dyfishin e asaj t\u00eb Rusis\u00eb. Esht\u00eb pjes\u00eb e Komonuelthit, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb 53 shtete, simbol i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Mbret\u00ebresha Elisabeta e Dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Statusi i nj\u00eb fuqie t\u00eb till\u00eb, nuk mund t\u00eb konsiderohet i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, jasht\u00eb BE-s\u00eb, si Shqip\u00ebria, Maqedonia, apo edhe Zvicra. P\u00ebr shkak t\u00eb potencialit t\u00eb saj, Bashkimi Europian ia ka nevoj\u00ebn Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, ashtu si Londra ka nevoj\u00eb p\u00ebr Brukselin. Breksiti nuk duhet kuptuar si shk\u00ebputje e plot\u00eb e Britanis\u00eb nga Europa. M\u00eb shum\u00eb, ai shtron nevoj\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb re midis tyre.<\/p>\n<p>E paq\u00ebndrueshme duket edhe teza p\u00ebr raportet e ardhshme midis Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Rusis\u00eb. Historikisht, politika britanike ndaj Rusis\u00eb u \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar dy parimeve kryesore: Britania e Madhe nuk ka miq as armiq t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, ajo ka interesa t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe moslejimi i ndonj\u00eb fuqie tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb dominoj\u00eb Europ\u00ebn kontinentale. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tyre, sipas rastit, Britania e Madhe ka luftuar, por edhe ka b\u00ebr\u00eb aleanc\u00eb me Rusin\u00eb. N\u00eb shekullin e XIX-t\u00eb ajo kryesoi koalicionin q\u00eb \u00e7oi n\u00eb kapitullimin e Rusis\u00eb n\u00eb\u00a0 luft\u00ebn e Krimes\u00eb (1853-1856) dhe ishte n\u00eb rivalitet t\u00eb ashp\u00ebr gjeoplolitik me t\u00eb, lidhur me Lindjen e Larg\u00ebt dhe Azin\u00eb Q\u00ebndrore.\u00a0 N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb XX-t\u00eb, n\u00eb t\u00eb dy luft\u00ebrat bot\u00ebrore, ishte aleate me t\u00eb.<\/p>\n<p>Pas an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO dhe, m\u00eb von\u00eb, n\u00eb BE, politika e jashtme britanike, si rregull, ka ndjekur politikat dhe strategjit\u00eb e k\u00ebtyre dy organizatave, por pa harruar identitetin dhe specifikat e veta.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt i njohur se brenda BE-s\u00eb, Londra ka qen\u00eb midis kryeqyteteve m\u00eb aktive p\u00ebr ashp\u00ebrsimin e q\u00ebndrimit ndaj Rusis\u00eb, q\u00eb nga nd\u00ebrhyrja e k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb Gjeorgji n\u00eb vitin 2008 dhe aneksimi i Krimes\u00eb n\u00eb vitin 2014. Burokracia e Brukselit, krahasuar me q\u00ebndrimin\u00a0 e Londr\u00ebs, ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ngadalt\u00eb, m\u00eb apatike, dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht, m\u00eb e but\u00eb ndaj Mosk\u00ebs. E \u201c\u00e7liruar\u2019 nga pro\u00e7edurat e ngurta t\u00eb Brukselit, mbase, politika dhe diplomacia britanike, mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb efektive n\u00eb raportet me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Londra dhe kryeqytete t\u00eb tjera europiane, jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme se pa SHBA, q\u00ebndresa e tyre ndaj Mosk\u00ebs \u00ebsht\u00eb iluzion. Konsolidimi i NATO-s, n\u00ebnshkrimi i Partneritetit Atlantik p\u00ebr Treg\u00ebti dhe Investim, si dhe forcimi i bashk\u00ebpunimit t\u00eb gjithansh\u00ebm me SHBA, jan\u00eb rruga e vetme q\u00eb garanton suksesin n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e ambicieve shoviniste t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Sa u takon m\u00ebsimeve q\u00eb nxirren nga Breksiti, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u201cekspert\u00ebt\u201d tan\u00eb, duke satanizuar Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebrs\u00ebrisin p\u00ebrfundimin se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, integrimi europian, nuk ka alternativ\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb mantra q\u00eb e d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb, tash 25 vjet. Ky p\u00ebrcaktim, mendohet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb analize shum\u00ebplan\u00ebshe e shum\u00ebnivel\u00ebshe dhe Breksiti, v\u00ebshtir\u00eb se i shton atij ndonj\u00eb element t\u00eb ri.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin tim, ajo q\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga Breksiti \u00ebsht\u00eb: s\u00eb pari, dakort n\u00eb parim, p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, por duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb interesat tona komb\u00ebtare e shtet\u00ebrore. P\u00ebr vlera flasin edhe britanik\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb vepruar, ata nisen nga interesat\u00a0 e tyre. Ata nuk ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb as nuk ia japin bes\u00ebn kujt tjet\u00ebr, ve\u00e7 vendit t\u00eb tyre. Ne q\u00eb nisemi nga \u201cvlerat\u201d dhe q\u00eb her\u00eb ia kemi dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn \u201cbab\u00ebs s\u00eb vatanit\u201d (Sulltanit), her\u00eb \u201cbabait t\u00eb popujve\u201d (Stalinit) deri edhe Mao Ce Dunit\u00a0 n\u00eb Lindjen e Larg\u00ebt, dihet ku kemi p\u00ebrfunduar. S\u00eb dyti, britanik\u00ebt, me gjas\u00eb, jan\u00eb t\u00eb \u00e7liruar nga\u00a0 gjuha dhe mendimi i dyfisht\u00eb, pavar\u00ebsisht se Xhorxh Oruelli, q\u00eb i trajtoi k\u00ebto nocione, n\u00eb librin e tij \u201cViti 1984\u201d, i p\u00ebrket k\u00ebtij populli. Ata thon\u00eb dhe mbrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb. Ata votojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb ide q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr. Duket se p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb jonormale q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ide dhe n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb prej nesh, por sidomos politikan\u00ebt tan\u00eb. S\u00eb fundi, duke qen\u00eb nj\u00eb popull i li\u00eb dhe i civilizuar, britanik\u00ebt votuan, jo si\u00e7 u than\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Presidentin Amerikan, Barak Obama, por, si\u00e7 e gjykuan dhe e ndjen\u00eb ata vet\u00eb.<\/p>\n<p>Mundet q\u00eb zgjedhja e tyre t\u00eb rezultoj\u00eb e gabuar. K\u00ebt\u00eb askush nuk mund ta dij\u00eb tani, bile as politikan\u00ebt dhe ekspert\u00ebt tan\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kasandr\u00ebn. Vet\u00ebm e ardhmja do ta d\u00ebshmoj\u00eb. Por edhe kur gabon, populli i pjekur di t\u00eb sillet me dinjitet. Dhe me dinjitet di t\u00eb korrigjohet, pa u kapur me thonj e me dh\u00ebmb\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb, qoft\u00eb edhe me referendum, duke respektuar k\u00ebshtu, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, vetveten. Sepse britanik\u00ebt e din\u00eb mir\u00eb se \u00e7mimi t\u00eb cilin popujt i v\u00ebn\u00eb vetes, \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi q\u00eb respektojn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\/Autori \u00ebsht\u00eb\u00a0 diplomat, pedagog dhe President i Q\u00ebndres Shqiptare t\u00eb Studimeve Amerikane e Britanike\/<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Islam Lauka Termi breksik t\u00eb vjen n\u00eb mendje kur lexon analizat e \u201cekspert\u00ebve\u201d shqiptar\u00eb mbi Breksitin. \u00cbsht\u00eb kombinim i fjal\u00ebs \u201cBreksit\u201d me at\u00eb \u201ceksik\u201d. Kjo e fundit n\u00eb kuptimin \u201ci, e mang\u00ebt\u201d, p\u00ebr shembull eksik n\u00eb mend, e la s\u00ebmundja eksik, etj. Me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb, autor\u00ebt e k\u00ebtyre analizave marrin guximin t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1781,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9895","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9895"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9895\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9896,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9895\/revisions\/9896"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}