{"id":9849,"date":"2016-06-28T20:22:08","date_gmt":"2016-06-28T18:22:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9849"},"modified":"2016-06-28T20:22:08","modified_gmt":"2016-06-28T18:22:08","slug":"jo-histerise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9849","title":{"rendered":"JO HISTERIS\u00cb!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa udh\u00ebheqsit e Bashkimit Evropian (BE) po mblidhen n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi kriz\u00ebn \u201cBrexit\u201d, t\u00eb daljes s\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga Bashkimi Evropian, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Barak Obama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, paralajm\u00ebroi kund\u00ebr \u00e7faqjeve histerike, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe sidomos n\u00eb fush\u00ebn financiare, si p\u00ebrfundim i vot\u00ebs s\u00eb britanik\u00ebve p\u00ebr t\u2019u larguar nga BE-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Radion Publike Komb\u00ebtare (Amerikane), (NPR) udh\u00ebheqsi i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Barak Obama u shpreh se, \u201cPas vot\u00ebs s\u00eb britanik\u00ebve p\u00ebr tu larguar nga BE-ja, \u00ebsht\u00eb ven\u00eb re nj\u00eb val\u00eb histerie, sikur\u00eb, si rrjedhim i k\u00ebsaj vote po ndodh\u00eb fundi i gjithshkafes, se lidhjet transatlantike dhe NATO po marrin fund dhe se \u00e7do vend po t\u00ebrhiqet n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e vet.\u00a0 Kjo nuk \u00ebsht\u00eb duke ndodhur\u201d, tha Z. Obama.\u00a0 Ajo q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb si rrjedhim i k\u00ebsaj vote, shtoi Presidenti amerikan, \u00ebsht\u00eb se integrimi evropian mund t\u00eb ngadal\u00ebsohet, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb \u201cpauz\u00eb\u201d n\u00eb p\u00ebrpjekjet integruese, por siguroi se marr\u00ebdh\u00ebnjet baz\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve ekonomike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Evrop\u00ebs nuk do t\u00eb nd\u00ebrpriten.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, Britania e Madhe ka ekonomin\u00eb e pest\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb dhe historikisht, politimisht dhe ushtarakisht \u00ebsht\u00eb aleati m\u00eb i ngusht\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb kontinentin evropian.\u00a0 Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb kaluara, Presidenti u p\u00ebrpoq q\u00eb me deklaratat e tija t\u00eb qet\u00ebsonte shqet\u00ebsimet e shprehura k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Evrop\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe reagimin negativ n\u00eb tregjet bot\u00ebrore ndaj vot\u00ebs p\u00ebr largimin e Londr\u00ebs nga organizata politike dhe ekonomike e Bashkimit Evropian, ku sot p\u00ebr sot, b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb 28 vende an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas vot\u00ebs jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebr tu shk\u00ebputur nga BE-ja, udh\u00ebheqsi amerikan reagoi duke th\u00ebn\u00eb se megjith\u00ebse e ka kund\u00ebrshtuar largimin e Londr\u00ebs nga Bashkimi Evropian,\u00a0 ai tha se e respekton vot\u00ebn e britanik\u00ebve n\u00eb favor t\u00eb largimit t\u00eb vendit t\u00eb tyre nga BE-ja, dhe siguroi nj\u00ebkoh\u00ebsisht amerikan\u00ebt dhe bot\u00ebn se, \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnjet e ve\u00e7anta\u201d q\u00eb ekzistojn\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nuk do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb ndonj\u00eb ndryshim, si p\u00ebrfundim i k\u00ebsaj vote.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs dh\u00ebn\u00eb Radios Publike Komb\u00ebtare k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, Presidenti Obama shprehu mendimin e tij se arsyeja e vot\u00ebs s\u00eb britanik\u00ebve p\u00ebr tu larguar nga BE-ja ishte sigurisht n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshimeve dhe sfidave q\u00eb paraqet globalizmi, por edhe si nj\u00eb reagim ndaj \u201cNj\u00eb projekti evropian q\u00eb ndoshta po zhvillohej m\u00eb shpejt se \u00e7\u2019duhej dhe pa konsensusin e nevojsh\u00ebm\u201d, q\u00eb nj\u00eb projekt i till\u00eb duhej t\u00eb ket\u00eb nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Barak Obama, n\u00eb intervist\u00ebn me radion NPR n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, shprehu nj\u00ebkohsisht optimizmin dhe shpres\u00ebn e tij se e gjith\u00eb Evropa do ta \u201cp\u00ebrdor\u00eb vot\u00ebn e britanik\u00ebve p\u00ebr tu larguar nga BE-ja, si nj\u00eb moment p\u00ebr nj\u00eb pauz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar se si, gjat\u00eb procesit t\u00eb integrimit, t\u00eb mund t\u00eb ruhen disa prej identiteteve komb\u00ebtare dhe nj\u00ebherazi, se si t\u00eb ruhen edhe p\u00ebrfitimet q\u00eb vijn\u00eb nga integrimi dhe nj\u00ebherazi si t\u00eb zgjidhim disa prej problemeve, zhg\u00ebnjimeve dhe sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballen madje edhe votuesit tan\u00eb\u201d, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00ebnvijoi Presidenti Obama.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb negociatave midis Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Bashkimit Evropian &#8212; p\u00ebr largimin e Londr\u00ebs nga BE-ja e t\u00eb cilat pritet t\u00eb zgjasin deri n\u00eb dy vjet\u00eb &#8212; udh\u00ebheqsi amerikan u shpreh se shpreson q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, Britania e Madhe t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin status si statusi q\u00eb tani g\u00ebzon Norvegjia n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet e saja me BE-\u00ebn. Norvegjia ka marr\u00ebdh\u00ebnje t\u00eb ngushta tregtare me Bashkimin Evropian dhe nj\u00ebkohsisht pranon nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, por t\u00eb kufizuar, t\u00eb pun\u00ebtorve imigrant\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqofr\u00eb, Presidenti Obama n\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs u shpreh se megjith pa mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb parashikuar se si do t\u00eb zhvillohen gj\u00ebrat n\u00eb muajt dhe vitet e ardh\u00ebshme, ai nuk pret q\u00eb dalja e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga Bashkimi Evropian t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebthes\u00eb historike ose n\u00eb\u00a0 ndryshime t\u00eb papritura \u201ckataklizmike\u201d, si\u00e7 i quajti ai.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb intervist\u00ebs me radion amerikane NPR t\u00eb marten, Presidenti Obama n\u00eb deklaratat e tija u tregua i matur dhe deri diku shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs dhe optimist se vota e britanik\u00ebve n\u00eb favor t\u00eb largimit t\u00eb vendit t\u00eb tyre nga BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb mbarimi i bot\u00ebs, n\u00eb reagimin e tij ndaj vot\u00ebs n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Joe Biden qe m\u00eb pak diplomatik dhe foli tro\u00e7.\u00a0 T\u00eb premt\u00ebn e kaluar gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Irland\u00eb, duke komentuar vot\u00ebn e britanik\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dalur nga BE-ja, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs presidenti amerikan p\u00ebrdori nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr se bosi i tij duke kritikuar dhe duke paralajm\u00ebruar kund\u00ebr veprimtaris\u00eb s\u00eb atyre q\u00eb ai i quajti, \u201cpolitikan\u00eb reakcionar\u00eb dhe demagog\u00eb t\u00eb cil\u00ebt promovojn\u00eb ksenofobin\u00eb, nacionalizmin dhe izolacionizmin.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry u shpreh gjithashtu t\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi mbi vot\u00ebn e britanik\u00ebve duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr median se ndon\u00ebse Britania e Madhe do t\u00eb largohet nga Bashkimi Evropian, populli britanik, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk po t\u00ebrhiqet nga parimet dhe vlerat q\u00eb dallojn\u00eb partneritetin trans-atlantik dhe as nuk po heq dor\u00eb nga roli i tij q\u00eb luan n\u00eb promovimin e paq\u00ebs dhe t\u00eb stabilitetit n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb rast, Kryediplomati amerikan ritheksoi gjithashtu edhe angazhimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj Bashkimit Evropian dhe agjend\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mbi \u00e7\u00ebshtje si\u00e7 jan\u00eb Ukraina, mos-p\u00ebrhapja e arm\u00ebve b\u00ebrthamore, ndryshimet klimateriake, treg\u00ebtia dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, Sekretari Amerikan i Shtetit Kerry siguroi t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb se, \u201cNj\u00eb gj\u00eb q\u00eb absolutisht nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb vitet e ardh\u00ebshme, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e fort\u00eb e Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebt dhe miqt\u00eb tan\u00eb si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnjet Euro-Atlantike, bazuar n\u00eb mb\u00ebshtetjen e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr demokracin\u00eb, si dhe p\u00ebr angazhimin ton\u00eb ndaj paq\u00ebs dhe sundimit t\u00eb ligjit\u201d, p\u00ebrfundoi kryediplomati amerikan, Xhon Kerry reagimin e tij ndaj vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve britanik\u00eb p\u00ebr tu larguar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Ka gias\u00eb se vota p\u00ebr largimin e Londr\u00ebs nga antar\u00ebsimi i saj n\u00eb BE, do t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb kryesore edhe n\u00eb mbledhjen e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb NATO-s q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Varshav\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb m\u00eb 8 dhe 9 korrik. John Kerry u shpreh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjat\u00eb nj\u00eb takimi me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s Z. Stoltenberg se ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb takim jashtzakonisht me r\u00ebnd\u00ebsi dhe se vota n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket angazhimit britanik ndaj NATO-s.\u00a0 Nd\u00ebrsa Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Z. Stoltenberg tha se sidomos pas vendimit t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr tu larguar nga BE-ja, aleanca NATO shtoi ai, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr rolin q\u00eb luan n\u00eb bashkpunimin jo vet\u00ebm midis Evrop\u00ebs dhe Amerik\u00ebs Veriore por gjithashtu edhe p\u00ebr rolin e saj n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe t\u00eb bashkpunimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe midis vet\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 Roli i NATO-s p\u00ebrfundoi udh\u00ebheqsi i aleanc\u00ebs per\u00ebndimore, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb me r\u00ebdn\u00ebsi, por tani merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb madhe pas vendimit britanik p\u00ebr tu larguar nga BE-ja.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nd\u00ebrsa udh\u00ebheqsit e Bashkimit Evropian (BE) po mblidhen n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi kriz\u00ebn \u201cBrexit\u201d, t\u00eb daljes s\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga Bashkimi Evropian, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Barak Obama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, paralajm\u00ebroi kund\u00ebr \u00e7faqjeve histerike, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe sidomos n\u00eb fush\u00ebn financiare, si p\u00ebrfundim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9849"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9850,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9849\/revisions\/9850"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}