{"id":9734,"date":"2016-06-22T11:28:17","date_gmt":"2016-06-22T09:28:17","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9734"},"modified":"2016-06-22T11:30:18","modified_gmt":"2016-06-22T09:30:18","slug":"statusi-i-shqiptareve-komuna-e-malesise-dhe-fjalori-i-akademise-malazeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9734","title":{"rendered":"STATUSI I SHQIPTAR\u00cbVE, KOMUNA E MAL\u00cbSIS\u00cb DHE FJALORI I AKADEMIS\u00cb MALAZEZE"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/romeo-gurakuqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-9274 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/romeo-gurakuqi.jpg\" alt=\"romeo-gurakuqi\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/romeo-gurakuqi.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/romeo-gurakuqi-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/romeo-gurakuqi-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Shkruan Romeo Gurakuqi<\/em><\/p>\n<p>Sot, Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr ratifikimin e Protokollit t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr An\u00ebtar\u00ebsimin e vendit fqinj\u00eb, Shteti i Qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb Nato. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb Shqip\u00ebria zyrtare duhet t\u00eb marr\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vend me nj\u00eb pozicion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb karshi bot\u00ebs shqiptare: n\u00eb at\u00eb shtet banojn\u00eb 60000 shqiptar\u00eb etnik\u00eb, t\u00eb shk\u00ebputur nga historia e trazuar 1878-1921, prej trungut t\u00eb shtetit shqiptar; \u00ebsht\u00eb rasti i nj\u00eb vendi q\u00eb sot, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb st\u00ebrholluar, ka cop\u00ebtuar p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb politike shqiptare n\u00eb Podgoric\u00eb, ka eklipsuar krijimin e Komun\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tuz; nj\u00eb vend ku akademik\u00ebt e tij fyejn\u00eb, me parat\u00eb publike, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb nacionalitetit shqiptar, p\u00ebrmes ca z\u00ebrave me p\u00ebrmbajtje false; nj\u00eb vend q\u00eb nuk regjistron leht\u00ebsisht n\u00eb regjistrat civil\u00eb komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb shtetit, f\u00ebmij\u00ebt emigrant\u00ebve t\u00eb nacionalitetit shqiptar\u00eb dhe me shtet\u00ebsi malazeze; nj\u00eb vend, q\u00eb n\u00eb rastin e shtetasve t\u00eb nacionalitetit shqiptar, nuk njeh qart\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, individuale dhe komunitare. Por, nga ana tjet\u00ebr, Mali i Zi edhe rasti i nj\u00eb vendi t\u00eb dal\u00eb nga ish Jugosllavia, q\u00eb ka mbajtur nj\u00eb qendrim t\u00eb posa\u00e7em pozitiv ndaj Kosov\u00ebs dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj dhe ka raporte shum\u00eb t\u00eb mira me Tiran\u00ebn zyrtare, nj\u00eb kryeqend\u00ebr kjo tradicionalisht e\u00a0 pandjeshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb, Ulqinit, Tivarit, Plav\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb s\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb tez\u00eb p\u00ebrkufizuese se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sot territoret shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi (duhet t\u00eb kujtoj posa\u00e7\u00ebrisht situat\u00ebn n\u00eb Plav\u00eb, Guci dhe Rozhaj\u00eb), nisur nga Hoti, Gruda, Trieshi Koja, Ljarja, Shestani, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini, me duhet t\u00eb them q\u00eb, k\u00ebto territore dhe popullsia shqiptare q\u00eb banon atje, ndodhet: 1.n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb burimeve humane, n\u00eb nj\u00eb proces shpopullimi, q\u00eb rritet n\u00eb intensitet, nga Ulqini drejt Trieshit e Koj\u00ebs; nj\u00eb proces krijimi zbraz\u00ebtirash pron\u00ebsore, abandonim t\u00eb objekteve themelore t\u00eb identitetit nacional dhe religjioz, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00ebsisht autoktonin\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi me burime t\u00eb kualifikuara intelektuale gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb munguara, kapacitete politike totalisht t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara dhe t\u00eb decimuara, deri edhe t\u00eb kthyera n\u00eb shtojca servile t\u00eb politik\u00ebs centrale malazeze, politik\u00eb q\u00eb kontrollon plot\u00ebsisht \u00e7do prirje p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb njimendt\u00eb europian t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj krahine, duke arritur deri n\u00eb eliminimin e plot\u00eb, s\u00eb fundmi, t\u00eb nxjerrjes s\u00eb nj\u00eb kandidati shqiptar si kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tuzit. 2.N\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb organizimit territorial, hap\u00ebsira e lart\u00ebp\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb asimetrike, n\u00eb komuna me statuse t\u00eb ndryshme juridike brenda organizmit territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Z. 3.N\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb pozicionit aktual politik dhe t\u00eb t\u00eb drejtave formale dhe elementare, hap\u00ebsira ka p\u00ebsuar nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim fal\u00eb procesit integrues europian, t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi, Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. 4.N\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb shum\u00eb parti politike, me lider\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb jan\u00eb, ose bishta t\u00eb politik\u00ebs dhe interesave jo shqiptare dhe jo europiane, ose mbetje, n\u00eb proces terminal t\u00eb vdekjes politike. Ata shquhen p\u00ebr nj\u00eb ligj\u00ebrim dhe komunikim patetik t\u00eb rrem\u00eb nacionalist, q\u00eb fshehin para popullit, nj\u00eb padije t\u00eb thell\u00eb, nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb vizioni p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb nj\u00eb Ballkan Europian pa kufij dhe barriera. Ata nuk kan\u00eb arritur dot t\u00eb b\u00ebhen drejtues t\u00eb popullit, nuk kan\u00eb arritur t\u00eb jen\u00eb as teknicien\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm skrupuloz\u00eb, q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr zhvillim permes shfryt\u00ebzimit t\u00eb fondeve q\u00eb qeveria e Malit t\u00eb Zi jep n\u00eb ndarjen e fondeve t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, nuk kan\u00eb asnj\u00eb skuader projektesh zhvillimore t\u00eb gatshme, nuk kan\u00eb nd\u00ebrtuar asnj\u00eb planifikim p\u00ebr mbrojtjen juridike t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e rrezikuar t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, Shestanit, Ljarjes, Krajes, Tivarit, nuk kan\u00eb nd\u00ebrtuar asnj\u00eb departament p\u00ebr mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe religjioze shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. \u00c7do mbrojtje e derisotme \u00ebsht\u00eb arritur fal\u00eb nd\u00ebrhyrjeve individuale t\u00eb njer\u00ebzve vullnetmir\u00eb, brezit t\u00eb ri m\u00eb t\u00eb emancipuar politikisht dhe kulturalisht, dhe diaspores n\u00eb SHBA. Kjo situat\u00eb shpjegon sot guximin e akademik\u00ebve malazez\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb goditje t\u00eb falsifikuar dhe fyese autoktonis\u00eb dhe identitetit nacional shqiptar n\u00eb Shtetin e Qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, dhe posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb nevojat korigjuese? Korrigjime do t\u00eb m\u00eb duhet t\u2019i ndaj n\u00eb dy plane: 1. Korigjimi brenda shqiptar 2. Korigjimi i qendrimit t\u00eb qasjes s\u00eb politik\u00ebs centrale malaziase ndaj hap\u00ebsir\u00ebs territoriale dhe humane q\u00eb bashkon nga jugu n\u00eb veri, Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p><strong>1.P\u00ebrsa i p\u00ebrket korigjimit t\u00eb politik\u00ebs shqiptare<\/strong>: Ka ardhur koha e rip\u00ebrt\u00ebritjes t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb politike shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr parti politike q\u00eb n\u00eb programin e vet kan\u00eb kontributin n\u00eb procesin serioz europianizues dhe integrues t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Republiken e Malit t\u00eb Zi, kontributin n\u00eb procesin demokratizues, procesin reformator juridik t\u00eb k\u00ebtij shteti, procesin e zhvillimit t\u00eb burimeve nj\u00ebrezore, procesin e ndaljes s\u00eb kolonizimit dhe dekulturizimit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, Shestanit, Ljarjes, Plav\u00ebs, Gucis\u00eb dhe Rozhaj\u00ebs, procesin e mbrojtjes s\u00eb pron\u00ebs, procesin e regjistrimit t\u00eb \u00e7do shqiptari t\u00eb diaspores n\u00eb regjistrat e gjendjes civile t\u00eb k\u00ebtij shtetit, nj\u00eb parti politike q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga departamentet me titullimet q\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr: Kur them parti politike nuk n\u00ebnkuptoj eleminimin e pluralizmit, por n\u00ebnkuptoj nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi politike pluraliste, t\u00eb konferederuar q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb pakt p\u00ebr mbrojtjen e interesave shqiptare dhe angazhohet p\u00ebr unitet dhe kund\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjes. Nj\u00eb parti, ur\u00eb bashkuese mes shqiptar\u00ebve dhe qeveris\u00eb qendrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi, q\u00eb vendos n\u00eb efi\u00e7enc\u00eb sh\u00ebrbimin komunal t\u00eb komunave shqiptare dhe mbron komunitetin shqiptar. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndodhen para nevoj\u00ebs urgjente p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb standarte t\u00eb pranueshme europiane, statusin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebkombasve. P\u00ebrfaq\u00ebsimi m\u00eb i kualifikuar n\u00eb aspektin politik dhe arsimor, jo vet\u00ebm do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb mir\u00eb ecjes p\u00ebrkrah rrjedhave integruese rajonale, por do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb popullin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit, nga shp\u00ebrb\u00ebrja, shp\u00ebrngulja dhe p\u00ebrhapja.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi jan\u00eb para emergjenc\u00ebs komunitare p\u00ebr t\u2019u ngritur n\u00eb statusin e faktorit q\u00eb merr pjes\u00eb aktive n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb vet. P\u00ebrforcimi i sistemit arsimor n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Mal\u00ebsi, An\u00eb t\u00eb Malit, Ulqin, Tivar, Plav\u00eb, Guci, Rozhaj\u00eb dhe Shestan, mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, mbeten prioritete me r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr mbijetes\u00ebn identitare; ndalja me urgjenc\u00eb e procesit t\u00eb kolonizimit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, ndalja e zaptimit t\u00eb pron\u00ebs dhe mbrojtja e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb drejtimin e administrat\u00ebs, sistemit arsimor, organeve t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brendshme dhe rendit publik n\u00eb hap\u00ebsiren shqiptare, jan\u00eb po ashtu vendimtare. Shqiptar\u00ebt e Malit te Zi kan\u00eb nj\u00eb grupim intelektual t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb po t\u00eb angazhohet n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, mund t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb re n\u00eb shkollimin efikas t\u00eb shqiptar\u00ebve, nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ristrukturimin administrativ dhe asaj \u00e7far\u00eb d\u00ebshirohet nga t\u00eb gjith\u00eb, ngritja e Komun\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kojen dhe Trieshin, dhe njohjen e njimendt\u00eb t\u00eb statusit t\u00eb popullit shtetformues. Krijimi i Bashkis\u00eb s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb respektimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb drejtave arsimore dhe kulturore t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj ane, do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave historike t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes popullat\u00ebs shqiptare dhe asaj malazeze n\u00eb shtetin e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Korigjimi i qendrimit t\u00eb qasjes s\u00eb politik\u00ebs centrale malaziase<\/strong>: Asnj\u00eb proces integrues n\u00eb Europ\u00eb nuk mund t\u00eb kryhet pa respektuar t\u00eb drejtat e pun\u00ebsimit, t\u00eb drejtat civile, t\u00eb drejtat arsimore, dhe kulturore t\u00eb Hotit, Trieshit, Koj\u00ebs, Grud\u00ebs dhe Mal\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb momenti q\u00eb politika qendrore malazeze ta transformoj\u00eb njimend\u00ebsisht lirin\u00eb e par\u00eb formale, n\u00eb nj\u00eb liri funksionale, zhvillimore, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Si shpjegohet q\u00eb t\u00eb jesh shqiptar n\u00eb Malin e Zi , do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i papun\u00eb?! Autoritet e Podgoric\u00ebs duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb mbahen t\u00eb kontrolluar p\u00ebrmes hijeve t\u00eb mekateve t\u00eb djeshme t\u00eb disa individeve t\u00eb tyre, as p\u00ebrmes metodave t\u00eb institucioneve q\u00eb i p\u00ebrkasin bot\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr komuniste shqiptare dhe jugosllave. \u00c7do kamuflim i metodave t\u00eb vjetra t\u00eb kontrollit t\u00eb liris\u00eb sot tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm. Nj\u00eb vend aspirant p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar i BE, nj\u00eb vend q\u00eb pret nga Shqip\u00ebria vot\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga nj\u00eb nuk\u00ebl pro europianist dhe pro amerikan i shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb edhe Republika e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republika e Kosov\u00ebs jan\u00eb n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn rrug\u00eb dhe marr\u00ebdheniet n\u00eb mes dy vendeve jan\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb opsionet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpara deputet\u00ebt e Parlamentit shqiptar sot, me 23 qershor 2016, q\u00eb edhe t\u00eb sillen si jo ballkanike, por edhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb sjellje reciproke respekti ndaj koleg\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Podgorice dhe ndaj Shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebr shtetasit malazez\u00eb t\u00eb nacionalitetit shqiptar?<\/p>\n<p><strong>Opsioni i par\u00eb<\/strong> m\u00eb i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb i parlamentar\u00ebve shqiptar\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb angazhimi p\u00ebr ratifikimin e protokollit n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb dhe shtyrja e p\u00ebrkoheshme e ratifikimit, derisa qeveria shqiptare, p\u00ebrmes ministris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme, t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb bisedime mir\u00ebkuptimi me autoritetet gjegj\u00ebse malazeze, n\u00eb lidhje me nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjesh: reformimin e sistemit arsimor n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb territoret e banuara nga popullsia shqiptare n\u00eb vendet e lartp\u00ebrmendura; njohjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb individ\u00ebve shqiptar\u00eb dhe komuniteteve respektive, bazuar n\u00eb dokumentet kadastral\u00eb t\u00eb shekullit XIX dhe XX, n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira; mbrojtjen e monumenteve historike dhe religjioze n\u00eb Shas, Shestan( Kisha e Rumis\u00eb) , Ljarje, Mal\u00ebsi, Kraj\u00eb (Kisha Katolike shqiptare e Shen Mrise), Kllezen, e gjetk\u00eb; heqjen nga qarkullimi i z\u00ebrave fyes p\u00ebr shqiptar\u00ebt, n\u00eb fjalorin e akademis\u00eb malazeze; krijimi i kushteve ligjore p\u00ebr reformimin administrativ dhe njohjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb shqiptare, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00ebsin\u00eb e vet bashkiake t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me qender n\u00eb Tuz; njohjen e t\u00eb drejtave t\u00eb regjistrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb emigracionit dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tyre n\u00eb Gjendjen Civile t\u00eb Shtetit; ndaljen e kolonizimit t\u00eb trevave shqiptare. Mjaft m\u00eb m\u00eb heshtje t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mal\u00ebsia, Kraja, Shestani, Plava, Gucia vuan, ndersa Rozhaja po jep frym\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p><strong>Opsioni i dyt\u00eb<\/strong> \u00ebsht\u00eb ai formali, q\u00eb t\u00eb l\u00eb faqen e zeze mbas, at\u00eb t\u00eb harres\u00ebs s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb mbrojtjes s\u00eb popullit tand: heshtja dhe ratifikimi pa asnj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhni dhe merrni t\u00eb nderuar deputet\u00eb dhe qeveritar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb shekullit XXI.<\/p>\n<p>\/<em>Autori \u00ebsht\u00eb Drejtor i Shkoll\u00ebs Doktorale n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs\/<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Romeo Gurakuqi Sot, Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr ratifikimin e Protokollit t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr An\u00ebtar\u00ebsimin e vendit fqinj\u00eb, Shteti i Qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb Nato. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb Shqip\u00ebria zyrtare duhet t\u00eb marr\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vend me nj\u00eb pozicion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb karshi bot\u00ebs shqiptare: n\u00eb at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9274,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-9734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9734"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9734\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9737,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9734\/revisions\/9737"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}