{"id":9707,"date":"2016-06-21T12:21:41","date_gmt":"2016-06-21T10:21:41","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9707"},"modified":"2016-06-21T12:21:41","modified_gmt":"2016-06-21T10:21:41","slug":"millovan-gjillas-shqiptaret-jane-autokton-dhe-populli-me-i-vjeter-i-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9707","title":{"rendered":"Millovan Gjillas: SHQIPTAR\u00cbT JAN\u00cb AUTOKTON DHE POPULLI M\u00cb I VJET\u00cbR I BALLKANIT"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/millovan-gjillas.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9708 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/millovan-gjillas-300x164.jpg\" alt=\"millovan-gjillas\" width=\"300\" height=\"164\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/millovan-gjillas-300x164.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/millovan-gjillas.jpg 457w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj \/ New York<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar Millovan Gjillas ishte nj\u00ebri prej disident\u00ebve antikomunist m\u00eb t\u00eb nderuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00ebn perendimore. Pothuajse t\u00eb gjitha veprat e tij u p\u00ebrkthyen anglisht dhe u\u00a0 botuan nga sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb t\u00eb njohura botuese n\u00eb Amerik\u00eb. Vepra e tij monumentale \u201cKlasa e Re (New Class) u cil\u00ebsua nga sociolog\u00ebt dhe filozof\u00ebt amerikan\u00eb dhe per\u00ebndimor\u00eb\u00a0 si libri m\u00eb antikomunist n\u00eb bot\u00eb. Parashikimet dhe shpjegimit e Millovan Gjillasit p\u00ebr r\u00ebnjen e sistemit komunist ishin shum\u00eb t\u00eb q\u00eblluara.\u00a0 Politikani dhe disidenti Millovan Gjillas ishte shkrimtar, filozof,sociolog dhe historian. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u00a0 kishte q\u00ebn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur antifashist n\u00eb Jugosllavi. Deri n\u00eb fund t\u00eb viteve 40,\u00a0 ai kishte q\u00ebn\u00eb komunist.\u00a0 N\u00eb fillim n\u00eb viteve 50\u2019 filluan mospajtimet e tij me sistemin komunist t\u00eb atij vendi. Kund\u00ebrshtimet e mospajtimet\u00a0 tij, Gjillas i shfaqi publikisht n\u00eb fjalime dhe n\u00eb botime n\u00eb koh\u00ebn\u00a0 kur ishte kryetar i Kuvendit Federativ t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe si pasoj\u00eb u p\u00ebrjashtua nga t\u00eb gjitha\u00a0 funksionet politike dhe shtet\u00ebrore. Pas nj\u00eb gjykimi t\u00eb ashp\u00ebr u d\u00ebrgua n\u00eb burgun famkeq t\u00eb Sremska Mitrovic\u00ebs, ku gj\u00ebndej edhe disidenti i famsh\u00ebm shqiptar Adem Dema\u00e7i. Gjat\u00eb vizitave n\u00eb Shtetet e Bashkuara Adem Dema\u00e7i tregonte shum\u00eb p\u00ebr Millovan Gjillasin. Disidenti yn\u00eb Adem Dema\u00e7i e ka njohur m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb disident t\u00eb famsh\u00ebm, i cili disa her\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn num\u00ebr 2 n\u00eb Jugosllavi pas Josip Broz Titos.\u00a0 N\u00eb shumic\u00ebn e veprave t\u00eb botuara anglisht n\u00eb Shtetet e Bashkuara Millovan Gjillas shkruan edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Bile n\u00eb vepr\u00ebn e tij letrare \u201cToka pa Drejt\u00ebsi\u201d(Land without Justice) Millovan Gjillas e p\u00ebrshkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhimbshme r\u00ebnjen heroike t\u00eb Isa Boletinit n\u00eb Podgoric\u00eb, ku kishte marr\u00eb pjes\u00eb edhe babai i tij.\u00a0 Vepra letrare ku flitet p\u00ebr r\u00ebnjen tragjike dhe heroike t\u00eb Is\u00ebs \u201cToka pa Drejt\u00ebsi\u201d(Land without Justice) u botua anglisht n\u00eb New York n\u00eb vitin 1956. Kritika letrare amerikane e cil\u00ebsoi si vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga bota komuniste pas \u201cDonit t\u00eb Qet\u00eb\u201d t\u00eb Shollohovit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1966 Harcourt, Brace &amp; World, Inc. n\u00eb New York,\u00a0 botoi anglisht nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb Millovan Gjillasit. Titulli I k\u00ebsaj vepre voluminoze prej pothuajse 500 faqesh \u00ebsht\u00eb:\u00a0 \u201cNjegoshi\u00a0 Poet, Princ dhe Peshkop\u201d. N\u00eb kapitullin e par\u00eb \u201cVendlindja\u201d, M.Gjillas shkruan gj\u00ebrsisht\u00a0 p\u00ebr vendlindjen e Njegoshit. Ky shkrimtar dhe historian\u00a0 i famsh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn perendimore, sidomos n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs shkruan tekstualisht k\u00ebto:<br \/>\n\u201cNuk dihet koha dhe as origjina e klaneve malazeze, t\u00eb cilat p\u00ebrmenden si komunitete qysh n\u00eb shekullin XIV ose m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr shkak\u00a0 se ato nuk p\u00ebrmenden me em\u00ebr qysh n\u00eb koh\u00ebn e dyndjes se sllav\u00ebve n\u00eb Ballkan, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit VII, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se origjina e tyre \u00ebsht\u00eb e m\u00ebvonshme. Sllav\u00ebt e Jugut imigruan n\u00eb Ballkan n\u00eb nj\u00ebsi fisnore, pasi u ribashkuan ata u zhduk\u00ebn krejt\u00ebsisht nga shoq\u00ebria feudale dhe shteti. N\u00eb qoft\u00eb se fiset malazeze nuk jan\u00eb nj\u00eb konglomerat imigrant\u00ebsh sllav e ilir, at\u00ebher\u00eb si\u00e7 duket jan\u00eb klane gjaku&#8211;fisesh\u2014shqiptare&#8211; q\u00eb natyrisht jan\u00eb\u00a0 banor\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Gadishullit ballkanik. Nuk b\u00ebjn\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrjashtim as rr\u00ebnj\u00ebt e Njegoshit q\u00eb shtrihen thell\u00eb n\u00eb ato klane q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Ballkan qysh n\u00eb koh\u00ebrat\u00a0 mitologjike t\u00eb iliri\u00ebve dhe sllav\u00ebve.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, turqit i krijuan fiset n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb pjes\u00ebt veriore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishin k\u00ebto bashk\u00ebsi fisnore q\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb konflikte\u00a0 kund\u00ebr turq\u00ebve. Lidhje t\u00eb tilla fisnore kishte edhe n\u00eb S\u00ebrbi dhe n\u00eb Maqedoni, bile edhe n\u00eb More (Peloponez), ve\u00e7anarisht n\u00eb rajonet malore ku Turqia u kishte njohur k\u00ebtyre fiseve nj\u00eb lloj autonomie. Shqiptar\u00ebt jetonin p\u00ebr vete. Ata kishin probleme me malazez, por edhe me Vezirin e Shkodr\u00ebs dhe me Stamboll\u00ebn. Shum\u00eb familje serbe, dhe klanet e tyre ishin konvertuar n\u00eb fen\u00eb islame. K\u00ebshtu kishin b\u00ebr\u00eb edhe disa fise t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Veriore, q\u00eb\u00a0 e kishin pranuar fen\u00eb islame p\u00ebr t\u00eb ruajtur ose p\u00ebr t\u00eb fituar pasuri t\u00eb patundshme ku b\u00ebnin pjes\u00eb tokat dhe pronat t\u00eb ndryshme. Hoti e kishte\u00a0 ndih\u00ebmuar\u00a0 disa her\u00eb Malin e Zi, sidomos n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Podgoric\u00ebs nga Turqia. Kryetar\u00ebt e fisive shqiptare kishin lidhje me udh\u00ebheq\u00ebsit e fiseve malazeze. Njegoshi kishte deklaruar se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb turq\u00eb, sepse ata veprojn\u00eb ndryshe nga turqit. Ku\u00e7i q\u00eb gj\u00ebndet af\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb qarkullimin, bile duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Kotor p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb kryp e mos fol m\u00eb p\u00ebr nevojat tjera. N\u00eb vitin 1613, Veziri i Shkodr\u00ebs rekrutoi ushtrin\u00eb e tij n\u00eb 7 sanxhak\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb shuar kryengritjen antiosmane n\u00eb Bjellopavliq (Palabardh\u00eb) dhe n\u00eb Pip\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Turqia kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nga Venediku. Peshkopi Rade i Malit t\u00eb Zi\u00a0 ishte ndje\u00a0 mir\u00eb\u00a0 kur e kishin njoftua se do t\u2019i shkonte n\u00eb ndihm\u00eb prij\u00ebsi shqiptar i Mirdit\u00ebs Bib\u00eb Doda. Mirdita kishte b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb luft\u00ebra t\u00eb pergjakshme kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi. Megjithat\u00eb , Peshkopi Rade e kishte pritur mir\u00eb ndihm\u00ebn e Bib\u00eb Dod\u00ebs. Nj\u00eb prij\u00ebs tjet\u00ebr i Mirdit\u00ebs, Mark Pr\u00ebk\u00eblleshi kishte vajtur n\u00eb Cetin\u00eb dhe kishte pritur gjat\u00eb, p\u00ebr t\u2019u takuar me Njegoshin. Letra q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Mark Pr\u00ebk\u00eblleshit ishte shum\u00eb e qart\u00eb e shkurt\u00ebr dhe tregonte se miq\u00ebsia midis k\u00ebtyre dy krahinave heroike mund t\u00eb p\u00ebrforcohet. Mir\u00ebdita kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb luft\u00ebra kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi, qysh n\u00eb koh\u00ebra q\u00eb nuk mbahen mend, por m\u00eb n\u00eb fund kishte filluar koha e miq\u00ebsis\u00eb. Njegoshi ishte g\u00ebzuar shum\u00eb\u00a0 p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me fisin heroik t\u00eb Mirdit\u00ebs.<\/p>\n<p>SH\u00cbNIM: K\u00ebto ishin disa prej shpjegimeve t\u00eb\u00a0 Millovan Gjillasit\u00a0 p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe autoktonin\u00eb e tyre. Shtojm\u00eb se n\u00eb vepr\u00ebn e tij t\u00eb njohur \u201cBisedime me Stalinin\u201d (Conversations with Stalin), botuar n\u00eb New York n\u00eb fund t\u00eb viteve 60\u2019 Stalini e kishte pyetur Gjillasin kush jan\u00eb shqiptar\u00ebt?\u00a0 Millovan Gjillasi i ishte\u00a0 p\u00ebrgjigjur : \u201cShqiptar\u00ebt jan\u00eb jan\u00eb populli m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb Ballkan, ata jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se grek\u00ebt\u201d. Bisedimet midis Stalinit e Gjillasit ishin mbajtur n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb vitin 1947. N\u00eb nj\u00eb prej fragmenteve n\u00eb vepr\u00ebn e lart\u00ebp\u00ebrmendur\u00a0 M.Gjillas thot\u00eb se rr\u00ebnj\u00ebt e origjin\u00ebs s\u00eb Njegoshit shtrihen n\u00eb fiset shqiptare. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit t\u00eb Zi mund t\u2019i ishte k\u00ebshilluar edhe veprat e Millovan Gjillasit p\u00ebr origjin\u00ebn e fiseve shqiptare. Ky dijetar malazez \u00ebsht\u00eb personaliteti m\u00eb\u00a0 i nderuar sllavo-ballkanik n\u00eb Amerik\u00eb pas Nikolla Tesll\u00ebs. Vlen p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar se Millovan Gjillas ishte disident antikomunist\u00a0 pro-amerikan, \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb, ku b\u00ebn pjes\u00eb disidenti i famsh\u00ebm rus Aleksandr Solzhenitsyn, i cili ishte antikomunist dhe antiamerikan, pavar\u00ebsisht se ishte strehuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara deri n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Bashkimin Sovjetik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj \/ New York N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar Millovan Gjillas ishte nj\u00ebri prej disident\u00ebve antikomunist m\u00eb t\u00eb nderuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00ebn perendimore. Pothuajse t\u00eb gjitha veprat e tij u p\u00ebrkthyen anglisht dhe u\u00a0 botuan nga sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb t\u00eb njohura botuese n\u00eb Amerik\u00eb. Vepra e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9708,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-9707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9707"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9709,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9707\/revisions\/9709"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}