{"id":9649,"date":"2016-06-17T00:11:20","date_gmt":"2016-06-16T22:11:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9649"},"modified":"2016-06-18T11:08:32","modified_gmt":"2016-06-18T09:08:32","slug":"70-vjetori-i-vrasjeve-te-urdheruara-nga-enver-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9649","title":{"rendered":"70-VJETORI I VRASJEVE T\u00cb URDH\u00cbRUARA NGA ENVER HOXHA"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/viti-1946-Gjykata-ushtarake-shkoder-ndeshkim-me-vdekje-urdher.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9650 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/viti-1946-Gjykata-ushtarake-shkoder-ndeshkim-me-vdekje-urdher-277x300.jpg\" alt=\"viti-1946-Gjykata-ushtarake-shkoder-ndeshkim-me-vdekje-urdher\" width=\"277\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/viti-1946-Gjykata-ushtarake-shkoder-ndeshkim-me-vdekje-urdher-277x300.jpg 277w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/viti-1946-Gjykata-ushtarake-shkoder-ndeshkim-me-vdekje-urdher.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 277px) 100vw, 277px\" \/><\/a>JAN\u00cb EKZEKUTUAR ME URDH\u00cbR T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb fundit, Nexhmije Hoxha, bashkshortja n\u00eb jet\u00eb dhe bashkpuntorja n\u00eb krime e ish-diktatorit Enver Hoxha, ka deklaruar se ish-udh\u00ebheqsi komunist i Shqip\u00ebris\u00eb ishte \u201cburr\u00eb shteti\u201d dhe se nuk merrej me gj\u00ebra t\u00eb tilla.\u00a0 Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vrasje dhe ekzekutime me gjyq dhe pa gjyq t\u00eb kund\u00ebrshtarve t\u00eb regjimit komunist, klerik\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb shkolluar t\u00eb kombit &#8212; \u00e7\u2019prej dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb para t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe gjat\u00eb dekadave q\u00eb pasuan &#8212; madje p\u00ebrfshir\u00eb edhe bashkpuntor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij.\u00a0 Duke filluar nga mesi i 1945, terrori komunist ishte m\u00eb i prononcuar se askund tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Shkod\u00ebr dhe rrethinat e saj n\u00eb ve\u00e7anti, kryesisht i drejtuar kund\u00ebr klerit katolik.<\/p>\n<p>Ky vit sh\u00ebnon 70-vjetorin e nj\u00eb prej ekzekutimeve t\u00eb para t\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb nj\u00eb grupi klerik\u00ebsh katolik\u00eb dhe laik\u00eb nga Shkodra, me urdh\u00ebr ekzekutimi t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb dhe t\u00eb n\u00ebnshkruar nga dora vet\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb kapacitetin e tij si \u201cMinist\u00ebr i Luft\u00ebs dhe i Mbrojtjes Komb\u00ebtare\u201d, me 2 mars, 1946. (Shih dokumentin m\u00eb posht\u00eb).<\/p>\n<p>Cil\u00ebt ishin k\u00ebta martir\u00eb e atdhetar\u00eb n\u00eb list\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb \u201cmeritonin\u201d nd\u00ebshkimin me pushkatim?\u00a0 N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebshkim me vdekje \u00ebsht\u00eb Pater Giovanni Fausti, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs i Provincialit t\u00eb Jezuit\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Lista p\u00ebrfshin\u00eb gjithashtu klerik\u00eb t\u00eb dalluar shqiptar\u00eb si Pater Daniel Dajani dhe Pater Gjon Shllaku.\u00a0 N\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn mizore t\u00eb pushk\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr pushkatim &#8211;70-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb vit &#8212; Enver Hoxha kishte ven\u00eb edhe patriot\u00ebt si seminaristin n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re Mark Ndoc \u00c7unin, dhe laik\u00ebt Qerim Sadik Muftarin dhe Gjelosh Lulash Bajraktarin.\u00a0 N\u00eb shkres\u00ebn e diktatorit Hoxha p\u00ebrfshihen edhe em\u00ebrat e Gjergj Vat Bicit, t\u00eb cilin sipas dokumentit, Enver Hoxha vendos\u00eb ta d\u00ebnoj\u00eb me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe Fran Pjet\u00ebr Mark Mirakajt, rastin e t\u00eb cilit si\u00e7 shihet m\u00eb posht\u00eb, Enver Hoxha premton se do ta shqyrtoj\u00eb m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u zotua se vendimi i tij do t\u00eb komunikohet mbas shqyrtimit t\u00eb \u201cfajtoris\u00eb\u201d s\u00eb Mirakajt.\u00a0 N\u00eb\u00a0 t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u201cshqyrtimi\u201d nga Enver Hoxha nuk vonoi shum\u00eb, pasi Fran Mirakaj ekzekutohet n\u00eb mosh\u00ebn 29 vje\u00e7are, shtatorin e vitit 1946.<\/p>\n<p>Po cilat ishin \u201cAktet e Fajtoris\u00eb\u201d s\u00eb tyre, si\u00e7 i cil\u00ebson Enveri?\u00a0\u00a0 I ashtuquajturi \u201cFronti Demokratik\u201d organizoi fushat\u00eb elektorale n\u00eb fund t\u00eb vitit 1945 n\u00eb Shqip\u00ebri, por masat e popullit e pan\u00eb shpejt se i ashtuquajturi \u201cFronti Demokratik\u201d nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte aspak me demokracin\u00eb dhe as me zgjedhje t\u00eb lira, por ishte nj\u00eb fasad\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebroi fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb do vinte m\u00eb pas.\u00a0 Nj\u00eb regjim q\u00eb do t\u00eb qeveriste Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli me nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb hekurt, si nj\u00ebri prej regjimeve m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebra komuniste n\u00eb bot\u00eb, duke propaganduar urrejtjen ndaj kund\u00ebrshtarit politik dhe t\u00eb shqiptarit ndaj shqiptarit, madje duke justifikuar edhe eliminimin fizik t\u00eb kund\u00ebrshtarve t\u00eb regjimit komunist, si \u201carmiq t\u00eb popullit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb, terrori n\u00eb mesin e viteve t\u00eb 1940-ave n\u00eb Shqip\u00ebri, seminaristi Mark \u00c7uni, t\u00eb cilit m\u00eb von\u00eb iu bashkuan nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb rinjsh\u00eb bashkpuntor\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb shkodran\u00eb, themelon mbrenda seminarit Papnor n\u00eb Shkod\u00ebr, organizat\u00ebn \u201cBashkimi Shqiptar\u201d.\u00a0 N\u00eb thelbin e programit t\u00eb saj politik, kjo organizat\u00eb mbante nj\u00eb frym\u00eb komb\u00ebtare dhe anti-sllave, sipas nj\u00eb d\u00ebshmie t\u00eb Gjovalin Zezaj, nj\u00ebrit prej pjes\u00ebmarrsve n\u00eb at\u00eb organizat\u00eb.\u00a0 Ishte ky nj\u00eb grupim q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ekspozonte tradh\u00ebtin\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit Frontit Demokratik.\u00a0 Nd\u00ebrkaq, organizata anti-komuniste Bashkimi Shqiptar synonte q\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e saj t\u00eb p\u00ebrfshinte p\u00ebrfaqsues nga t\u00eb gjitha rrymat politike me frym\u00eb demokratike, t\u00eb cil\u00ebt ishin betuar t\u00eb punonin p\u00ebr \u201cidealin e shenjt\u00eb t\u00eb Atdheut\u201d dhe duke kund\u00ebrshtuar regjimin komunist me mjete paq\u00ebsore, ka kujtuar d\u00ebshmitari i mbijetuar Gjovalin Zezaj.\u00a0 D\u00ebshmitari Zezaj ka pohuar gjithashtu se n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, organizata Bashkimi Shqiptar kishte filluar t\u00eb zgj\u00ebronte aktivitetin e saj edhe jasht\u00eb Shkodr\u00ebs, duke e lidhur at\u00eb fillimisht, nep\u00ebrmjet Myfit Bushatit nj\u00eb shoku t\u00eb tyre gjimnazist, me grupin e rezistenc\u00ebs dhe me organizat\u00ebn, \u201cBashkimi Komb\u00ebtar\u201d q\u00eb vepronte n\u00eb Tiran\u00eb, pjes\u00ebtare e s\u00eb cil\u00ebs ishte edhe Musine Kokalari, q\u00eb konsiderohet si shkrimtarja e par\u00eb grua shqiptare dhe disidentja e par\u00eb grua n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb perandorin\u00eb komuniste dhe themeltare e nj\u00eb partie opozitare.\u00a0 Por fatkeqsisht aktiviteti i organizat\u00ebs Bashkimi Shqiptar dhe Bashkimi Komb\u00ebtar u zbuluan shpejt nga Sigurimi i Shtetit, gj\u00eb q\u00eb fillimisht pasoi me arrestiminin e shpejt t\u00eb themeluesve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb veprimtarit\u00eb e tyre dhe t\u00eb epror\u00ebve t\u00eb tyre, gj\u00eb q\u00eb eventualisht \u00e7oi n\u00eb d\u00ebnimin e disa prej tyre me vdekje, si\u00e7 d\u00ebshmon dokumenti i n\u00ebnshkruar nga dora vet e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, kjo histori e dhimbshme nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb k\u00ebtyre njerzve t\u00eb pafajsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt u munduan t\u00eb ndalonin fatkeqsin\u00eb e madhe t\u00eb murtaj\u00ebs komuniste.\u00a0 Por as nuk duhet t\u00eb harrohet kjo histori.\u00a0 Kaq mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70-vjetor.\u00a0 K\u00ebto viktima t\u00eb pafajshme t\u00eb komunizmit duhet t\u00eb kujtohen si viktima t\u00eb nj\u00eb diktatori t\u00eb \u00e7mendur, i cili me t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb pen\u00ebs, ekzekutonte me pushkatim kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb dhe fetar\u00eb, duke zhdukur k\u00ebshtu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb elit\u00ebs politike, kulturore dhe fetare t\u00eb kombit.\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb njoll\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb von\u00eb zhduket, kur t\u00eb merret parasysh\u00eb se dora shqiptare, e dehur nga nj\u00eb ideologji e huaj sllavo-aziatike, me t\u00eb cil\u00ebn kombi shqiptar nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, mizorisht eliminoi bijt\u00eb dhe bijat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb tij, duke varf\u00ebruar k\u00ebshtu p\u00ebrgjithmon\u00eb, historin\u00eb, kultur\u00ebn, gjuh\u00ebn dhe trashg\u00ebmit\u00eb dalluese str\u00ebgjyshore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70-vjetor p\u00ebrvjetor t\u00eb k\u00ebtij abuzimi flagrant t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga diktatori Enver Hoxha dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri po zhvillohet nj\u00eb debat i tejzgjatur dhe i zhg\u00ebnjyer mbi t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cReform\u00eb n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d, ka mbetur vet\u00ebm shpresa n\u00eb t\u00eb Madhin Zot se kjo klas\u00eb politike &#8212; m\u00eb n\u00eb fund &#8212; do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vete dhe me ndihm\u00ebn e Zotit t\u00eb siguroj\u00eb fuqi dhe urt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb komb\u00ebtare dhe njer\u00ebzore &#8212; me drejt\u00ebsi t\u00eb barabart p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe viktimat e \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb diktatorit Enver Hoxha dhe regjimit t\u00eb tij.\u00a0\u00a0 Problemet e drejt\u00ebsis\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot shoq\u00ebria shqiptare i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt pik\u00ebrisht n\u00eb dokumentin e m\u00ebsip\u00ebrm me n\u00ebnshkrimin e Enver Hoxh\u00ebs dhe n\u00eb dokumenta t\u00eb tjer\u00eb si ky, dhe si rrjedhim edhe n\u00eb mentalitetin e paragjykimeve prapanike q\u00eb rrjedhin nga ai sistem.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>JAN\u00cb EKZEKUTUAR ME URDH\u00cbR T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS Nga Frank Shkreli N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb fundit, Nexhmije Hoxha, bashkshortja n\u00eb jet\u00eb dhe bashkpuntorja n\u00eb krime e ish-diktatorit Enver Hoxha, ka deklaruar se ish-udh\u00ebheqsi komunist i Shqip\u00ebris\u00eb ishte \u201cburr\u00eb shteti\u201d dhe se nuk merrej me gj\u00ebra t\u00eb tilla.\u00a0 Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vrasje dhe ekzekutime me gjyq dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9650,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-9649","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9649"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9649\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9663,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9649\/revisions\/9663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}