{"id":962,"date":"2014-12-25T19:13:20","date_gmt":"2014-12-25T18:13:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=962"},"modified":"2014-12-25T19:13:20","modified_gmt":"2014-12-25T18:13:20","slug":"llunji-a-ishte-servantesi-ne-ulqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=962","title":{"rendered":"Llunji: A ishte Servantesi n\u00eb Ulqin?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Servantesi-a-ishte-ne-ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-963 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Servantesi-a-ishte-ne-ulqin-229x300.jpg\" alt=\"Servantesi-a-ishte-ne-ulqin\" width=\"229\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Servantesi-a-ishte-ne-ulqin-229x300.jpg 229w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Servantesi-a-ishte-ne-ulqin.jpg 414w\" sizes=\"auto, (max-width: 229px) 100vw, 229px\" \/><\/a>Shkruan: Ali Llunji<br \/>\nFondacioni \u201cLIKA\u201d Ulqin,ve\u00e7 rezultateve t\u00eb pamohueshme n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs muzikore n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, aktivitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fundvit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, e p\u00ebrmbyll me botimin edhe t\u00eb dy veprave t\u00eb karakterit shkencor t\u00eb Prof.dr. Ruzhdi Ushakut. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ngjalli k\u00ebrsh\u00ebri guximi shkencor dhe intelektual i k\u00ebtij autori me vepr\u00ebn \u2018SHQIPJA SI \u00c7EL\u00cbS P\u00cbR DY FRAZA ENIGMATIKE\u201d nga \u201cZOGJT\u00cb\u201d e Aristofanit, shek.V.p.e.r (separat).\u00a0 \\<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb pesh\u00ebn e trajtimeve, si thot\u00eb ai, n\u00eb \u201cvariantin e parafundit\u201d brendia e k\u00ebtij separati deshifrohet m\u00eb leht\u00eb p\u00ebrball\u00eb vet synimit shkencor t\u00eb autorit \u2026 \u201dk\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje serioze, delikate,t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb,shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme,jo vet\u00ebm p\u00ebr filozofin\u00eb shqiptare,por edhe m\u00eb gjer\u00eb, iu rreka nj\u00eb sprove k\u00ebrkimore \u2013 studimore t\u00eb m\u00ebtutjeshme\u2026 duke mbajtur parasysh nj\u00eb qasje krahasuese filologjike \u2013 gjuh\u00ebsore dhe jasht\u00ebgjuh\u00ebsore interdisiplinare, p\u00ebrkat\u00ebsisht multidisiplinare\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rezultat t\u00eb rrall\u00eb shkencor, opinioni lexues u informua edhe p\u00ebrmes shtypit ditor. Dhe, tash, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fundvit t\u00eb 2014-t\u00ebs, po ky Fondacion i dhuron lexuesit edhe nj\u00eb vep\u00ebr interesante dhe kapitale t\u00eb k\u00ebtij autori Prof.dr.Ruzhdi Ushakut, nj\u00ebrit, sipas mendimit ton\u00eb, nd\u00ebr krijuesit eminent\u00eb shkencor\u00eb kur trajtohet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe problematika e Ulqinit dhe rrethin\u00ebs s\u00eb tij. Libri \u00ebsht\u00eb mjaft t\u00ebrheq\u00ebs, i pajisur dendur me faktografi, ilustracione me nj\u00eb brum\u00eb t\u00eb ngjeshur dokumentesh t\u00eb rralla p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb emblematike joshqipt\u00a0 e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka pohime sa edhe mohime sa kishte q\u00ebndruar koh\u00ebsisht apo ndoshta disa vite n\u00eb Ulqin. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkrimtarin e madh spanjoll, Miguel Servantesin. Me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr Dr. Ushaku sikur edhe p\u00ebrforcon bindjen e lexuesit se \u00ebsht\u00eb em\u00ebr shkencor, do t\u00eb thoshim, krijues i disa veprave kapitale, qoft\u00eb p\u00ebrkah v\u00ebllimi, qoft\u00eb p\u00ebrkah cil\u00ebsia. P\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb vepra e 11 \u2013t\u00eb e tij, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn konsulton dhe prek thuaja t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e literatur\u00ebs s\u00eb koh\u00ebve mesjetare dhe pse jo edhe at\u00eb t\u00eb dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb vona. Autori ka nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi \u2013 \u00ebsht\u00eb poliglot, njoh\u00ebs i gjuh\u00ebve romane, kredh\u00ebs i pap\u00ebrtuesh\u00ebm dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb konsultimin e shum\u00eb dokumenteve n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb vjetra: latine dhe greke. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dr. Ushaku i ofron lexuesit nj\u00eb aspekt t\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar pak m\u00eb leht\u00eb n\u00eb opusin servantesian q\u00eb disa autor\u00eb shkrimor\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe studiues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Servantesit e mohojn\u00eb a mos ndoshta q\u00ebndroi,kaloi koh\u00ebsisht n\u00eb Ulqin, apo, nga tjetra\u00a0 an\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr pohohet s\u00a0 n\u00eb shpirtin e vet ky spanjoll gdhendi nj\u00eb simpati \u2013 vajz\u00ebn ulqinake t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb romanin \u201cDON KISHOTI \u201c t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb kjo DULCINEA e bukur. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: pyesim \u2013 pse Servantesi nuk mori p\u00ebr model personazhi bukuroshen e ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr bregdetar ?<\/p>\n<p>Vet\u00eb jeta e Servantesit do t\u00eb ndryshoj\u00eb pas betej\u00ebs detare t\u00eb Lepantos, koh\u00eb kjo q\u00eb p\u00ebrputhet me rropatjet e tij n\u00ebp\u00ebr dete e anije deri me r\u00ebnien rob nga shqiptari (Arnaut) Mami. Ulqini n\u00eb Adriatik \u00ebsht\u00eb dalluar si skele dhe port i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm detar. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dikurshme detare, pse jo edhe pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb strategjike \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb. Ky qytet buz\u00ebdetar dhe popullata shqiptare e tij \u2013 pjes\u00eb e trungut ilir, t\u00eb dokumentuar nga burime historike \u2013 ishte tem\u00eb e kronist\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm,q\u00eb b\u00ebn\u00eb em\u00ebr historik,ata q\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb ngulin apo t\u00eb kalojn\u00eb koh\u00ebsisht n\u00eb kalan\u00eb e tij shum\u00ebshekullore.T\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb disa figura t\u00eb ve\u00e7anta: kronistin turk Evlia \u00c7elebi dhe sh\u00ebnimet interesante t\u00eb tij p\u00ebr Ulqinin;kalor\u00ebsin mesjetar, Arnold fon Harfin \u2013 fjalorin e tij me shprehje shqipe b\u00ebr\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb bujtin\u00eb ulqinake; Sabatai Zvin\u00eb (hebre) p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se ishte mesi, por q\u00eb n\u00eb Ulqin njihet edhe si Murat Dedei, ka vet\u00ebm tyrbe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Kureshtja p\u00ebr shkrime m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Prof.dr. Ruzhdi Ushakut p\u00ebrqendrohet me nj\u00eb akribi t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb letrare \u2013 \u00ebsht\u00eb ky Miguel Servantesi, p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se ka q\u00ebndruar edhe n\u00eb Ulqin. Dhe, ky autor, lidhet me vepr\u00ebn e tij q\u00eb la emrin e nj\u00eb t\u00eb dashure t\u00eb quajtur Dulcinea, em\u00ebr ky, si konstaton dr.Ushaku, \u201cgjuh\u00ebsisht i shpjeguesh\u00ebm me prejardhje nga emri i Ulqinit mesjetar, si em\u00ebr jo i zakont\u00eb dhe i pakuptimt\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe onomastik\u00ebn spanjolle.\u201d Kan\u00eb kaluar mbi kat\u00ebr dekada q\u00eb kur p\u00ebr Ulqinin dhe rrethin\u00ebn e tij, Prof.dr. Ruzhdi Ushaku shkroi artikuj, ese letrar\u00eb, v\u00ebshtrime kritike, vepra t\u00eb rralla shkencore p\u00ebr historikun dhe raritetet kulturore t\u00eb k\u00ebtij qyteti q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe vendlindje e tij. Pik\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn e pjekuris\u00eb shkencore t\u00eb tij, kemi shprehur m\u00eb her\u00ebt mendimet tona se dr. Ushaku shquhet me pun\u00ebn e tij krijuese. B\u00ebri shum\u00eb punime shkencore, profesionale eseistike nga fusha e filologjis\u00eb, etimologjis\u00eb, eseistik\u00ebs dhe kritik\u00ebs s\u00eb artit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo krijimtari deri m\u00eb sot e botuar \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e pakontestueshme e shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb pjekuris\u00eb shkencore t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb intensitet cil\u00ebsor. K\u00ebsisoj ka vepruar autori dr.Ushaku me hipo(- tez\u00eb) dhe tez\u00eb t\u00eb shtruar n\u00eb studimin e tij n\u00eb librin \u201cSERVANTESI N\u00cb ULQIN\u201d, tem\u00eb kjo mjaft delikate, q\u00eb \u00ebsht\u00eb komentuar tash sa koh\u00eb me q\u00ebndrime pro et contra q\u00ebndrimit t\u00eb Servantesit n\u00eb Ulqin. Mendimet shkencore t\u00eb k\u00ebtij autori jan\u00eb t\u00eb ngjeshura me nj\u00eb bagazh t\u00eb lakmuesh\u00ebm dokumentesh dhe t\u00eb literatur\u00ebs s\u00eb konsultuar \u2013 aparatur\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb shkencore.<\/p>\n<p>Lexuesi do t\u00eb gjendet n\u00eb detin e universales, jo vet\u00ebm n\u00eb kuptimin kohor t\u00eb goj\u00ebdh\u00ebnave ulqinake sa edhe n\u00eb vet kuptimin psikologjik t\u00eb spanjollit t\u00eb z\u00ebn\u00eb rob \u2013 skllavit t\u00eb dashuruar n\u00eb nj\u00eb goce kalalesh\u00eb \u2013 dhe rrafshit etik dhe mendimit filozofik t\u00eb mbushur nga disa autor\u00eb me dilema \u2013 ishte apo nuk ishte Servantesi n\u00eb Ulqin. Autori Ushaku, si\u00e7 mund t\u00eb konkludojm\u00eb edhe ne, Servantesi, n\u00ebse jo fizikisht, ishte ai shpirti i trazuar si dallg\u00ebt e detit t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr kalalesh\u00ebn e bukur. Mendojm\u00eb se vepra do t\u00eb ngjall\u00eb interes, si n\u00eb qarqet lexuese, ashtu edhe t\u00eb opinionit shkencor, k\u00ebtu e m\u00eb gjer\u00eb. Libri me 146 faqe, pas Parath\u00ebnies dhe N\u00eb vend t\u00eb hyrjes,ka k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb:<\/p>\n<p>Kreu I \u201cBeteja e Lepantos\u201d dhe Servantesi n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare dhe tregimtare;<\/p>\n<p>Kreu II Shtypi publicistik n\u00eb lidhje me Servantesin n\u00eb Ulqin;<\/p>\n<p>Kreu III Ulqini para dhe pa \u201cBetej\u00ebs s\u00eb Lepantos\u201d;<\/p>\n<p>Kreu IV Fragmente nga jeta dhe vepra e Servantesit n\u00eb v\u00ebshtrim historik-filologjik;<\/p>\n<p>Kreu V \u201cServantesi n\u00eb Ulqin\u201d n\u00eb drit\u00ebn e disa p\u00ebrkimeve multidisiplinare;<\/p>\n<p>Kreu VI Reflekse dhe p\u00ebrkime filologjike\u2013 gjuh\u00ebsores n\u00eb v\u00ebshtrim krahasues;<\/p>\n<p>Kreu VII Emri vetjak DULCINEA &#8211; \u00e7el\u00ebs I enigm\u00ebs \u201cServantesi dhe Ulqini\u201d;<\/p>\n<p>P\u00cbRFUNDIMI<br \/>\nCurriculum Vitae<br \/>\nBotimi i librit u mb\u00ebshtet nga Fondi p\u00ebr Mbrojtjen dhe Realizimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<br \/>\nNe mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb ky lib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthehet edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb spanjishtet. Ka edhe nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb: t\u00eb informohen servanteist\u00ebt joshqiptar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb v\u00ebllimore dhe interesante nga autori shqiptar. Ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb binden \u2013 t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb edhe q\u00ebndrim ndaj hipo(tez\u00ebs) dhe tez\u00ebs s\u00eb autorit dr. Ushaku: ishte dhe sa q\u00ebndroi Servantesi n\u00eb Ulqin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ali Llunji Fondacioni \u201cLIKA\u201d Ulqin,ve\u00e7 rezultateve t\u00eb pamohueshme n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs muzikore n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, aktivitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fundvit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, e p\u00ebrmbyll me botimin edhe t\u00eb dy veprave t\u00eb karakterit shkencor t\u00eb Prof.dr. Ruzhdi Ushakut. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ngjalli k\u00ebrsh\u00ebri guximi shkencor dhe intelektual i k\u00ebtij autori me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-962","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=962"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/962\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":964,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/962\/revisions\/964"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}