{"id":9615,"date":"2016-06-14T19:59:32","date_gmt":"2016-06-14T17:59:32","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9615"},"modified":"2016-06-14T19:59:32","modified_gmt":"2016-06-14T17:59:32","slug":"porosite-e-ambasadorit-gjerman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9615","title":{"rendered":"POROSIT\u00cb E AMBASADORIT GJERMAN"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ambasadori-gjerman-hellmut-hoffmann.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9616 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ambasadori-gjerman-hellmut-hoffmann-300x170.jpg\" alt=\"ambasadori-gjerman-hellmut-hoffmann\" width=\"300\" height=\"170\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Vizita zyrtare e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb, Frank Walter Steinmeier t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, sh\u00ebnoi gjithashtu edhe dit\u00ebn e fundit t\u00eb sh\u00ebrbimit diplomatik t\u00eb Ambasadorit gjerman n\u00eb Tiran\u00eb, Zotit Hellmut Hoffmann.\u00a0 D\u00ebshiroj t\u00eb rr\u00ebfej q\u00eb nga fillimi, se nd\u00ebrsa e kam ndjekur nga larg veprimtarin\u00eb e tij diplomatike n\u00eb kryeqytetin shqiptar gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, kam zhvilluar nj\u00eb respekt dhe admirim p\u00ebr pun\u00ebn e tij si p\u00ebrfaqsues i nj\u00eb vendi mik q\u00eb ia do t\u00eb mir\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebt\u00eb admirim e kam shfaqur n\u00eb disa shkrime modeste p\u00ebr aktivitetin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb ambasadorit Hoffmann dhe t\u00eb ambasad\u00ebs q\u00eb ai kryesonte deri dje n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0\u00a0 Por ajo, q\u00eb mbi t\u00eb gjitha, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje ishte serioziteti me t\u00eb cilin ai trajtoi nxitjen e nj\u00eb dialogu publik &#8212; krejt\u00ebsisht t\u00eb munguar n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; rreth t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kryediplomati gjerman deri dje n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij diplomatik tre vje\u00e7ar vizitoi zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr tu njohur me historin\u00eb e vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish-kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit si dhe burgjet e ish regjimit komunist, p\u00ebrfshir\u00eb Spa\u00e7in dhe Tepel\u00ebn.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ambasada gjermane n\u00ebn drejtimin e Z. Hoffmann ka mbajtur konferenca dhe ka zhvilluar takime me publikun shqiptar, kushtuar t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Konkretisht, ambasadori Hoffman, n\u00eb bashkpunim me zyr\u00ebn e OSBE-s n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, kishte sponsorizuar nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb matur njohurit\u00eb dhe p\u00ebrceptimet e publikut shqiptar mbi historin\u00eb komuniste si edhe mbi trash\u00ebgimin\u00eb e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me at\u00eb rast ata than\u00eb se q\u00ebllimi i k\u00ebtij projekti ishte,\u00a0 \u201cP\u00ebr t\u00eb nxitur shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb trajtuar historin\u00eb e shkeljeve flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs\u201d.\u00a0 Gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, Ambasadori Hoffmann e ka paraqitur k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zbardhur sadopak t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, duke u bazuar kryesisht n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb i dha atij kredibilitet nd\u00ebrsa i m\u00ebshoi k\u00ebsaj teme si p\u00ebrfaqsues i nj\u00eb vendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn e tij naziste dhe komuniste.\u00a0 Q\u00ebllimi i tij ishte q\u00eb, duke u bazuar n\u00eb ekperienc\u00ebn e vendit t\u00eb tij, por edhe n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e vendeve t\u00eb tjera ish-komuniste evropiano-lindore, t\u00eb nxiste sado pak nj\u00eb dialog n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs politike, t\u00eb elit\u00ebs intelektuale dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mbi k\u00ebt\u00eb kapitull t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e tija serioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ambasadori Hoffmann ishte i vetdijsh\u00ebm se ai mund t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm aq: t\u00eb inkurajonte nj\u00eb dialog t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshteste projekte mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk hesitonte tu kujtonte shqiptar\u00ebve se p\u00ebrballja me t\u00eb kaluar\u00ebn e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb morale dhe e doemosdoshme q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb dal\u00eb me sukses, duhet t\u00eb nd\u00ebrmerret nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Ambasadori Hoffmann ka folur shpesh mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e dhimbshme nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka kaluar Gjermania, nd\u00ebrsa ka ven\u00eb n\u00eb dukje se nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb procesi i p\u00ebrballjes me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, por \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe se duhet t\u00eb shikohet si nj\u00eb detyrim ndaj viktimave t\u00eb asaj periudhe.\u00a0 \u201cE di mjaft mir\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tep\u00ebr delikate p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare, por do t\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00ebse asaj do t\u2019i kushtohej m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje, qoft\u00eb n\u00eb opinionin publik, qoft\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Hoffman.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, klasa politika dhe shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjithsi, gjat\u00eb 25-viteve t\u00eb kaluar, kan\u00eb d\u00ebshtuar mizorisht n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje \u2013 nd\u00ebrsa ndryshe nga shum\u00eb vende ish-komuniste, Shqip\u00ebria nuk ka treguar as m\u00eb t\u00eb vog\u00eblin interesim as vullnet t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me historin\u00eb dhe krimet e regjimit komunist t\u00eb gjys\u00ebm shekullit t\u00eb kaluar.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, si\u00e7 ka pohuar edhe Ambasadori Hoffmann, se kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb histori tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu marr\u00eb me t\u00eb, por as heshtja nuk i sjell\u00eb ndonj\u00eb dobi askujt, e aq m\u00eb pak t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 P\u00ebrkundrazi, disa ekspert\u00eb besojn\u00eb se problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Shqip\u00ebria, si\u00e7 jan\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera (mos)reforma n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe korrupsioni, i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt pik\u00ebrisht k\u00ebtu, n\u00eb krimet dhe n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e nj\u00eb sistemi q\u00eb nuk njihte drejt\u00ebsi.\u00a0 P\u00ebrballja me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ata, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hapje dosjesh dhe lustracion, por duhet t\u00eb jet\u00eb, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr DW edhe eskperti gjerman Roland Jahn, nj\u00eb nd\u00ebrmarrje transparente dhe multi-dimensionale, duke theksuar se \u201ctrajtimi i s\u00eb shkuar\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pun\u00eb shqyrtimi dosjesh, pasi n\u00eb qend\u00ebr jan\u00eb njer\u00ebzit e vuajtur, jan\u00eb viktimat e prekura \u2014 q\u00eb atyre t\u2019u garantohet drejt\u00ebsi dhe nj\u00eb impakt pozitiv nga procesi\u201d.\u00a0\u00a0\u00a0 Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, procesi i p\u00ebrballimit me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste k\u00ebrkon dhe nevojit\u00eb DREJT\u00cbSI!\u00a0 (Mos)Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte subjekti kryesor i bisedimeve t\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb, Frank-Walter Steinmeier me zyrtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb Ambasadorit gjerman Hellmut Hoffmann, si p\u00ebrfaqsues i vendit t\u00eb tij n\u00eb kryeqytetin shqiptar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Deputeti social-demokrat gjerman Michael Roth dhe minist\u00ebr shteti p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme t\u00eb Gjermanis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle tha se p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, si Shqip\u00ebria, t\u00eb cilat aspirojn\u00eb antar\u00ebsimin n\u00eb BE, nuk do t\u00eb ket\u00eb l\u00ebshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.\u00a0 Ato duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb, shtoi ai se\u00a0 \u201cN\u00ebqoft\u00eb se duan t\u00eb bashkohen me BE-n\u00eb, duhet t\u00eb luftojn\u00eb korrupsionin, duhet t\u00eb forcojn\u00eb sundimin e ligjit, duhet t\u00eb garantojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e medias dhe natyrisht pluralizmin e medias. K\u00ebto nuk jan\u00eb fjal\u00eb boshe, por gj\u00ebra thelb\u00ebsore. Ne si BE jemi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb komunitet vlerash dhe jo nj\u00eb projekt tregu. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, ka theksuar zyrtari gjerman.<\/p>\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pra me \u00e7\u00ebshtje vlerash dhe jo me ndonj\u00eb projekt tregu!\u00a0 K\u00ebt\u00eb, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb ose nuk e kan\u00eb kuptuar deri tani ose nuk duan ta kuptojn\u00eb.\u00a0 Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto vlera, p\u00ebr t\u00eb cilat foli deputeti gjerman, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrballimi i shoq\u00ebris\u00eb dhe i politik\u00ebs shqiptare me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste n\u00eb at\u00eb vend, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ish-vendet komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, tani krejt\u00ebsisht t\u00eb integruara n\u00eb organizmat euro-atlantike. Po Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Ishte kjo nj\u00eb nd\u00ebr vlerat q\u00eb Ambasadori Hoffman u p\u00ebrpoq, gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, t\u00eb bind\u00ebte shqiptar\u00ebt se p\u00ebrballimi me t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e doemosdoshme politike dhe morale drejt\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ia vlente t\u00eb punohej dhe nga e cila do t\u00eb p\u00ebrfitonte mbar\u00eb shoq\u00ebria shqiptare. Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse porosit\u00eb dhe veprimtaria diplomatike e ambasadorit gjerman n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb do t\u00eb ket\u00eb len\u00eb gjurm\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>Por sidoqoft\u00eb, Ambasadori Helmutt Hoffmann, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb lamtumir\u00ebse me Deutshe Welle shqip, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb miq\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Shqiptar\u00ebve, iu drejtua me nj\u00eb porosi t\u00eb fundit klas\u00ebs politike shqiptare, duke theksuar se, \u201cP\u00ebrsa u p\u00ebrket politikan\u00ebve: m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzve t&#8217;u p\u00ebrcillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme &#8212; p\u00ebrmes nj\u00eb angazhimi dhe pune konkrete &#8212; q\u00eb veprimtaria politike duhet t\u00eb orientohet p\u00ebr nga e mira e p\u00ebrgjithshme dhe jo p\u00ebr nga interesat personale ekonomike apo interesat partiake n\u00eb kuptimin e luft\u00ebs p\u00ebr ruajtjen apo rifitimin e pushtetit pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb d\u00ebmin, q\u00eb i shkaktohet kultur\u00ebs demokratike.\u00a0\u00a0 N\u00ebse zgjidhet kjo qasje, at\u00ebher\u00eb njer\u00ebzve mund t&#8217;u p\u00ebrcillet shpresa e arsyetuar p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7ka un\u00eb e konsideroj si jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\u201d<\/p>\n<p>I pyetur mbi sfidat dhe arritjet n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Ambasadori Hoffman gjat\u00eb intervist\u00ebs lamtumir\u00ebse u shpreh gjithashtu se ai konsideron si nj\u00eb prej arritjeve t\u00eb tija m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi gjat\u00eb mandatit tre vje\u00e7ar n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrpjekjet e tija p\u00ebr sensibilizimin sado pak t\u00eb\u00a0 politik\u00ebs dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste.\u00a0 Ai u shpreh tekstualisht se, \u201cN\u00eb fund d\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrmend p\u00ebrballjen me historin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs kam pasur rastin t\u00eb shprehem n\u00eb shum\u00eb raste, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrshtypjen time ka ndikuar q\u00eb kjo tem\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr veprimtarin\u00eb tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb iu falenderojm\u00eb i nderuar Z. Ambasador, por kam droj\u00eb se fjal\u00ebt dhe k\u00ebshillat e juaja fisnike dhe miq\u00ebsore jan\u00eb si daullja q\u00eb bie n\u00eb vesh\u00eb t\u00eb shurdhit.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n<p>Ish-Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann gjat\u00eb intervist\u00ebs me Deutshe Welle shqip. Foto DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Vizita zyrtare e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb, Frank Walter Steinmeier t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, sh\u00ebnoi gjithashtu edhe dit\u00ebn e fundit t\u00eb sh\u00ebrbimit diplomatik t\u00eb Ambasadorit gjerman n\u00eb Tiran\u00eb, Zotit Hellmut Hoffmann.\u00a0 D\u00ebshiroj t\u00eb rr\u00ebfej q\u00eb nga fillimi, se nd\u00ebrsa e kam ndjekur nga larg veprimtarin\u00eb e tij diplomatike n\u00eb kryeqytetin shqiptar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9616,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9615","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9615"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9615\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9617,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9615\/revisions\/9617"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}