{"id":957,"date":"2014-12-25T19:02:28","date_gmt":"2014-12-25T18:02:28","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=957"},"modified":"2014-12-25T19:03:33","modified_gmt":"2014-12-25T18:03:33","slug":"vellezerit-mark-e-kole-miri-shembull-biblik-i-qendreses-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=957","title":{"rendered":"V\u00ebllez\u00ebrit Mark e Kol\u00eb Miri , shembull biblik  i q\u00ebndres\u00ebs njer\u00ebzore"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Vellezerit-mark-kole-miri.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-958 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Vellezerit-mark-kole-miri-300x128.jpg\" alt=\"Vellezerit-mark-kole-miri\" width=\"300\" height=\"128\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Vellezerit-mark-kole-miri-300x128.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Vellezerit-mark-kole-miri.jpg 500w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Shkruan: Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n<p>Mal\u00ebsia e Madhe historikisht \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr krahinat m\u00eb t\u00eb njohura shqiptare, ku u ruajt tradita, besa, burr\u00ebria, feja dhe \u00e7do gj\u00eb e bukur dhe e madh\u00ebrishme q\u00eb i takon\u00a0 kombit shqiptar. Mal\u00ebsor\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 bes\u00ebs e\u00a0 burr\u00ebris\u00eb, jan\u00eb shquar edhe p\u00ebr\u00a0 burra e trima\u00a0 n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb t\u00eb gjat\u00eb historike dhe nj\u00eb sakrifikim sublim p\u00ebr kombin. Bij\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj trev\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, jan\u00eb dhe do t\u00eb mbeten p\u00ebrher\u00eb\u00a0 edhe v\u00ebllez\u00ebrit Mark dhe Kol\u00eb Miri\u00a0 Dedvukaj,nga\u00a0 dera e famshme e Ded\u00eb Gjo\u2019 Lulit.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri,\u00a0 e pa f\u00ebmij\u00ebri<\/strong><br \/>\nT\u00eb lindur n\u00eb Bardhaj\u00a0 t\u00eb Hotit, n\u00eb nj\u00eb familje atdhetare me tradita t\u00eb lashta p\u00ebrparimtare,\u00a0 nga dera bujare dhe\u00a0 atdhetare\u00a0 e shquar\u00a0 p\u00ebr zjarrin e ndezur luftarak, sidomos nga Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb vitin 1911 e k\u00ebndej, Mark dhe Kol\u00eb Miri u brumos\u00ebn me\u00a0 tiparet m\u00eb pozitive t\u00eb tradit\u00ebs shqiptare. Ndikim\u00a0 t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb formimin komb\u00ebtar t\u00eb\u00a0 k\u00ebtyre dy\u00a0 burrave\u00a0 legjendar\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, ve\u00e7mas kishte prij\u00ebsi i pamposhtur i Mal\u00ebsis\u00eb, Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli\u00a0 Dedvukaj, i cili\u00a0 me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij trima mal\u00ebsor\u00eb ngriti Flamurin komb\u00ebtar,\u00a0 m\u00eb 6 prill\u00a0 t\u00eb vitit 1911,\u00a0 n\u00eb Bratil\u00eb af\u00ebr De\u00e7iqit,\u00a0 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas pes\u00eb shekujsh rob\u00ebrie.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebria e v\u00ebllez\u00ebrve Miri\u00a0 ishte e ngjashme me f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb\u00a0 e\u00a0 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rritur n\u00eb fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb. Me nj\u00eb fajl\u00eb f\u00ebmij\u00ebri e pa f\u00ebmij\u00ebri. Koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Varf\u00ebri, skamje, terr,\u00a0 dhun\u00eb dhe rob\u00ebrim. Megjithat\u00eb\u00a0 fal\u00eb edukimit familjar\u00a0\u00a0 q\u00eb nga mosha e njom\u00eb Marku e Kola\u00a0 u\u00a0 brumos\u00ebn\u00a0 me cil\u00ebsit\u00eb q\u00eb i duhen \u00e7do shqiptari . U\u00a0 rrit\u00ebn dhe u fark\u00ebtuan\u00a0 n\u00eb frym\u00ebn e atdhetarizmit, q\u00eb nj\u00ebheri \u00ebsht\u00eb edhe\u00a0\u00a0 misioni\u00a0 m\u00eb i shenjt\u00eb i\u00a0 t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>I\u00a0 dogj\u00ebn, i torturuan,\u00a0 por nuk u shuan<\/strong><br \/>\nForcat e Ndjekjes komuniste shqiptare, t\u00eb udh\u00ebhequra nga\u00a0 Toger Baba,\u00a0 q\u00eb kishin ardhur nga shteti am\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u00a0 ndihmuar Ushtrin\u00eb e Jugosllavis\u00eb,\u00a0\u00a0 n\u00eb vitin 1947 , k\u00ebrkonin p\u00ebr t\u2019i vrar\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Miri, t\u00eb cil\u00ebt at\u00eb koh\u00eb dimri e acari\u00a0 kishin\u00a0 gjetur strehim\u00a0 n\u00eb bjeshk\u00ebt e bukura e t\u00eb ashpra t\u00eb Bukoviqit. Kol\u00eb Miri pati fatin e keq dhe u kap\u00eb\u00a0 nga komunist\u00ebt shqiptaro-serb\u00eb. Ata sapo e zun\u00eb e lidh\u00ebn\u00a0 k\u00ebmb\u00eb e duarsh\u00eb dhe brij tij ndez\u00ebn dy zjarre t\u00eb m\u00ebdha, duke e futur midis tyre p\u00ebr ta\u00a0 torturuar, duke k\u00ebrkuar nga ai\u00a0 t\u00eb tregoj\u00eb se ku gjendet kapiten Gjelosh Luli, ( 1906-1946) prij\u00ebs i forcave nacionaliste shqiptare.\u00a0 Por Kola, i cili\u00a0 i kishte dh\u00ebn\u00eb\u00a0 bes\u00ebn e Zotit v\u00ebllait t\u00eb tij t\u00eb vjet\u00ebr Markut se kurr\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli nuk do t\u00eb tregojn\u00eb se ku gjendet miku i tyre i shtrenjt\u00eb, trimin\u00a0 Gjelosh Luli, edhe p\u00ebrkund\u00ebr\u00a0 torturave dhe mundimeve\u00a0\u00a0\u00a0 johumane\u00a0\u00a0 t\u00eb komunist\u00ebve\u00a0 , nuk nxori asnj\u00eb fjal\u00eb. K\u00ebshtu komunist\u00ebt e pashpirt\u00eb e\u00a0 dogj\u00ebn mishin e Kol\u00ebs, por ai nuk u shua.\u00a0 Kola i lidhur duar\u00ebve me tel\u00a0 t\u00eb trash\u00eb,\u00a0\u00a0\u00a0 me ndihm\u00ebn e Marash Lushk\u00a0 Dushajt\u00a0 t\u00eb Trabionit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij,\u00a0 arriti t\u00eb ik\u00eb dhe t\u2019u shp\u00ebtoj\u00eb bresh\u00ebrive t\u00eb plumbave\u00a0 t\u00eb\u00a0 forcave\u00a0 ushtarake\u00a0 t\u00eb sigurimit shqiptar. Ky burr\u00eb i ndersh\u00ebm, fisnik, bujar e besnik, pranoi me u sakrifikua, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e patriotit t\u00eb madh Gjelosh Lulit, figur\u00eb e shquar e L\u00ebvizjes antikomuniste. Q\u00ebndroi i fort\u00eb si shk\u00ebmbi.\u00a0 I shp\u00ebtoi jet\u00ebn\u00a0 Gjelosh Lulit. Nuk e theu bes\u00ebn shqiptare.\u00a0\u00a0 Shembull biblik i q\u00ebndres\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Tregimet e Kol\u0451 Mirit,shkruan\u00a0 ish &#8211; gazetari i\u00a0 \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d\u00a0 , Gjek\u00eb Gjonlekaj,\u00a0 jan\u0451 rr\u0451fimet m\u0451 trishtuese q\u0451 kam d\u0451gjuar n\u0451 jet\u0451. \u201cE kishin rrahur qindra her\u0451. Shum\u0451 her\u0451 ia kishin drejtuar tytat e pushk\u0451ve p\u0451r ta vrar\u0451. Ia kishin thyer krahun me qyt t\u0451 pushk\u0451s. M\u0451 n\u0451 fund tregonte Kola e kishin zhveshur lakuriq dhe futur n\u0451 hell mes dy zjarresh. Kola tregonte se luft\u0451n m\u0451 t\u0451 madhe e b\u0451ri kur ata k\u0451rkuan ta zhvishnin lakuriq. Nuk pranova asesi tregonte Kola. Hiqi brek\u0451t m\u0451 than\u0451. Jo p\u0451r t\u0451 gjall\u0451 ishte p\u0451rgjegjur burri i Mal\u00ebsis\u00eb. Po edhe Krishti \u0451sht\u0451 zhveshur lakuriq than\u0451 ata .Jo nuk \u0451sht\u0451 e v\u0451rtet\u0451, Krishtin nuk e keni par\u0451 kurr\u0451 lakuriq. Bile as n\u0451 Kryq nuk \u0451sht\u0451 lakuriq. T\u0451r\u0451 koh\u0451n m\u0451 mbanin lidhur n\u0451 hekura. N\u0451 ato \u00e7aste nuk e kisha frik\u0451 vdekjen. Kur m\u0451 fut\u0451n n\u0451 hell mes dy zjarresh e ndjeva veten tep\u0451r t\u0451 trishtuar. E pan\u0451 se \u0451sht\u0451 e kot\u0451 dhe m\u0451 larguan prej zjarrit. Nj\u0451ri prej tyre m\u0451 nxori musteqet dhe si pasoj\u0451 m\u0451 shkonte gjaku rr\u0451ke. M\u0451 jepnin vet\u0451m uj\u0451 p\u0451r t\u0451 m\u0451 mbajtur gjall\u0451. Kishin frik\u0451 se mund t\u0451 vdes\u0451 pa u treguar se ku e kishim strehuar Gjelosh Lulin\u201d, shkruan Gjonlekaj.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr v\u00ebllai i madh i Kol\u00ebs, Marku kapet nga forcat jugosllave ( Bajo Stankoviq) dhe\u00a0 d\u00ebnohet me tet\u00eb vjet burg. Marku i pyetur nga gjykat\u00ebsi Gjuroviq n\u00eb procesin e p\u00ebrs\u00ebritur gjyq\u00ebsor p\u00ebr motivet q\u00eb e kan\u00eb detyruar t\u00eb v\u00ebj\u00eb jet\u00ebn e tij n\u00eb rrezik p\u00ebr antikomunistin e madh\u00a0 Gjelosh Lulin, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur:<br \/>\n<em>Shoku gjyqtar!\u00a0 Do t\u2019 flas t\u2018 v\u00ebrtet\u00ebn e ti merre si t\u2018 duesh. Ta jap bes\u00ebn e Zotit edhe ti t\u00ebm kishe ra n\u2019 dor\u00eb, si m\u2019 ka ra Gjelosh Luli, t\u2019 njajt\u00ebn gja e kisha ba edhe p\u00ebr ty edhe p\u00ebr \u00e7do njeri tjet\u00ebr\u00a0 e jo p\u00ebr ata \u00e7i e kam kushri.<\/em><br \/>\n<em>Ater gjykatsi, \u00e7i duket ite pa k\u00ebn i njer i mir\u00eb, lapsin \u00e7i e kite n\u2019 dor\u00eb e l\u00ebshou m\u00eb tavolinet, vuni gishtin n\u2019 tamthin e djatht\u00eb, e shikjoi Markun e pas pak, tha:<\/em><br \/>\n<em>-T\u2019 lumt\u00eb shoku Mark! Do ta marr parasysh k\u00ebt\u00eb pranim tatin t\u2018 sinqert\u00eb e burrnor.(1)<\/em><\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij procesi Markut i ulet d\u00ebnimi n\u00eb tri vjet heqje lirie.Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kola m\u00eb par\u00eb ishte d\u00ebnuar me\u00a0 tre muaj burg\u00a0 pasi Marku\u00a0 e kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr\u00a0\u00a0 t\u00eb gjith\u00eb fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nKy rr\u00ebfim u ngjan\u00eb\u00a0 atyre rr\u00ebfimeve t\u00eb lashta\u00a0\u00a0 q\u00eb i kemi d\u00ebgjuar nga goja e gjysh\u00ebrve dhe gjysheve tona p\u00ebr\u00a0 burra t\u00eb tjer\u00eb\u00a0 trima shqiptar\u00eb,\u00a0 si dhe t\u00eb\u00a0 tregimeve\u00a0 t\u00eb njohura rr\u00ebnqeth\u00ebse nga let\u00ebrsia bot\u00ebrore.<br \/>\nMark Miri\u00a0 lindi n\u00eb vitin\u00a0 1907 dhe vdiq n\u00eb vitin 1989,kurse\u00a0 v\u00ebllai i tij Kola lindi n\u00eb vitin 1911 dhe vdiq\u00a0 n\u00eb vitin 1992.\u00a0 T\u00eb dy jan\u00eb varrosur\u00a0 n\u00eb varrezat madh\u00ebshtore n\u00eb fshatin Vuksanlekaj, af\u00ebr Tuzit.<\/p>\n<p><strong>Qytetar\u00eb Nderi i Shkodr\u00ebs<\/strong><br \/>\nPrefektura e Qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs Kol\u00eb Mirin Dedvukaj e ka nderuar me titullin \u201c Qytetar\u00a0 Nderi \u201c pas vdekjes.\u00a0 Dekorata e dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 14 dhjetor 2012 mban\u00eb motivacionin: \u201c P\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb\u00a0 n\u00eb \u00e7lirimin e\u00a0 trojeve shqip\u00ebtare\u00a0 brenda dhe jasht\u00eb kufijve aktual t\u00eb vendit\u00a0 n\u00eb vitet 1920-1943-44. Por mbas \u00e7lirimit t\u00eb atdheut si bashkpun\u00ebtor\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs\u00a0 i patriotit Gjelosh Luli detyrohet t\u00eb arratiset nga Shqip\u00ebria p\u00ebr n\u00eb Bardhaj t\u00eb Trabionit ku ndiqej nga komunist\u00ebt shqip\u00ebtar dhe ish-jugosllav. I rrethuar nga forcat e sigurimit n\u00eb vitin 1947 i shp\u00ebton jet\u00ebn patriotit\u00a0\u00a0\u00a0 Gjelosh Luli. Men\u00e7uria, Besa, Burr\u00ebria dhe atdhedashuria b\u00ebn\u00eb\u00a0 q\u00eb ky burr\u00eb\u00a0 t\u00eb mbetet n\u00eb histori p\u00ebr fisnik\u00ebri\u00a0 dhe q\u00ebndres\u00eb t\u00eb rrall\u00eb\u00a0 n\u00eb torturat m\u00eb \u00e7\u2019njer\u00ebzore\u00a0 duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201c Hedh\u00eb\u201d mes dy zjarresh p\u00ebr t\u00eb treguar kolonelin\u00a0 ( zogist), armikun e ashtuquajtur Gjelosh Lulin. Vepra e tij e rrall\u00eb\u00a0 shkruhet dhe k\u00ebndohet n\u00eb libra dhe n\u00eb k\u00ebng\u00ebt\u00a0 e lahutar\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Vepra e tij patriotike dhe atdhetare na frym\u00ebzon p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krenar t\u00eb brezave n\u00eb vazhdim\u201d.<br \/>\nKjo dekorat\u00eb mban firm\u00ebn e\u00a0\u00a0 Lulash Nika, kryetar dhe Gledis \u00c7eliku, sekretar i Prefektur\u00ebs s\u00eb Qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Vdekja tragjike e nipit\u00a0 n\u00eb Amerik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Familja e Mark dhe Kol\u00eb Mirit p\u00ebrjetoi nj\u00eb ngjarje tep\u00ebr t\u00eb hidhur familjare n\u00eb Shtete t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 N\u00eb tragjedin\u00eb e 11 shtatorit 2001 n\u00eb Qendr\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb\u00a0 n\u00eb Nju-Jork, n\u00eb vendin ku u rr\u00ebzuan Kullat Binjake\u00a0 humbi jet\u00ebn\u00a0 nipi i Kol\u00eb Mirit , Simoni. Ai\u00a0\u00a0 n\u00eb mosh\u00ebn 26 vje\u00e7are u b\u00eb\u00a0 nj\u00ebri prej afro tri mij\u00eb viktimave t\u00eb pafajshme\u00a0\u00a0 t\u00eb sulmit terrorist.Bashk\u00eb me dy shqiptar\u00ebt e\u00a0 tjer\u00eb nga Mali i Zi, Rrok Camaj dhe Man Gjonbalaj,\u00a0 hyri n\u00eb historin\u00eb e heronjve amerikan\u00eb.<br \/>\nVdekja e Simonit\u00a0 n\u00eb lulen e rinis\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhimbje e madhe, q\u00eb nuk sh\u00ebrohet kurr\u00eb.\u00a0 E \u00ebma e Simonit Vitorja, shkruan kolegu Beqir Sina,\u00a0\u00a0 ruan si \u201c syt e\u00a0 ballit\u201d\u00a0 albumet e tij dhe shum\u00eb artikuj t\u00eb shtypit amerikan dhe shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt\u00a0 i ka mbledhur e sistemuar si \u201cpikat e lotit\u201d, t\u00eb cilat\u00a0\u00a0 i derdh\u00eb sot e\u00a0 sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb\u00a0 p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dashurin e zemr\u00ebs s\u00eb saj,\u00a0\u00a0 t\u00eb cilit\u00a0 i ka kushtuar k\u00ebt\u00eb vajtim:<\/p>\n<p><em>V\u00ebshtir\u00eb djal\u00eb e kam p\u00ebr ty \u2013z\u00ebmr\u00ebn n\u00eb vorr\u00eb e lot\u00eb n\u00eb sy !<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb dridhet toka dhe m\u00eb zihet Qielli \u2013dhe as drit\u00eb nuk po m\u00eb b\u00ebn\u00eb ma Dielli !<\/em><br \/>\n<em>S\u2019ta shoh\u00eb trupin,e flas\u00eb m\u00eb ty \u2013n\u00eb z\u00ebm\u00ebr t\u00eb kam dhe s\u2019t\u00eb shoh\u00eb me sy !<\/em><br \/>\n<em>Nuk po mundem me durua \u2013ve\u00e7 me ty dua me kuvenua !<\/em><br \/>\n<em>Se me nadje t\u00eb 11 shtatorit heret je \u00e7ua,me shkue n\u00eb pun\u00eb djal\u00eb dhe me punue!(2)<\/em><\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj\u00a0 tragjedi u gjet\u00ebn disa eshtra nga trupi i\u00a0 Simonit dhe u varros\u00ebn me nderime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Memorialin e tij, n\u00eb varrezat \u201cDyert e Parajs\u00ebs\u201d .<br \/>\nI p\u00ebrjetsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi p\u00ebr k\u00ebta pinjoll\u00eb t\u00eb fisit t\u00eb ndersh\u00ebm\u00a0 t\u00eb Ded\u00eb Gjo\u2019 Lulit !<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Gjek\u00eb Gjonaj Mal\u00ebsia e Madhe historikisht \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr krahinat m\u00eb t\u00eb njohura shqiptare, ku u ruajt tradita, besa, burr\u00ebria, feja dhe \u00e7do gj\u00eb e bukur dhe e madh\u00ebrishme q\u00eb i takon\u00a0 kombit shqiptar. Mal\u00ebsor\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 bes\u00ebs e\u00a0 burr\u00ebris\u00eb, jan\u00eb shquar edhe p\u00ebr\u00a0 burra e trima\u00a0 n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":958,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=957"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/957\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":961,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/957\/revisions\/961"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}