{"id":9543,"date":"2016-06-10T14:31:02","date_gmt":"2016-06-10T12:31:02","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9543"},"modified":"2016-06-10T14:31:21","modified_gmt":"2016-06-10T12:31:21","slug":"botimi-i-ri-i-19te-i-albanian-yellow-pages-risite-trendet-e-marketingut-ne-komunitetin-shqiptaro-amerikan-dhe-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9543","title":{"rendered":"Botimi i ri i 19t\u00eb i Albanian Yellow Pages Risit\u00eb, trendet e marketingut n\u00eb komunitetin shqiptaro amerikan dhe t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/yellow-pages-shba.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9544 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/yellow-pages-shba-229x300.jpg\" alt=\"yellow-pages-shba\" width=\"229\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/yellow-pages-shba-229x300.jpg 229w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/yellow-pages-shba.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 229px) 100vw, 229px\" \/><\/a>Bisedoi Beqir SINA<\/p>\n<p><em>Nj\u00eb bised\u00eb me z. Ismer Mjeku, botues i Albanian Yellow Pages, per gazeten Bota sot<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb ka dal\u00eb nga shtypi botimi i 19t\u00eb i Albanian Yellow Pages, direktoris\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e Komunitetit Shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb. Ne biseduam me Botuesin z. Ismer Mjeku p\u00ebr risit\u00eb q\u00eb sjell botimi, pun\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin q\u00eb ka p\u00ebrmbledhur ky edicion dhe tendencat e reja n\u00eb industrin\u00eb e marketingut.<\/p>\n<p>Z. Mjeku, urime p\u00ebr botimin e ri. Ju keni nj\u00eb koh\u00eb te gjat\u00eb q\u00eb merreni me marketing n\u00eb Shtetet e Bashkuara. \u00c7far\u00eb ka ndryshuar n\u00eb marketing dhe n\u00eb aftesin\u00eb p\u00ebr ta t\u00ebrhequr k\u00ebt\u00eb treg dhe n\u00eb b\u00ebrjen biznes mes shqiptaro-amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr urimet dhe interesimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje. Sipas pervoj\u00ebs son\u00eb pothuajse 25 vje\u00e7are, si dhe nga t\u00eb dh\u00ebna nga Administrata Amerikane p\u00ebr Biznese t\u00eb Vogla, po vihet re nj\u00eb trend i ri n\u00eb tregjet etnike n\u00eb SHBA. Nd\u00ebrsa pritej q\u00eb k\u00ebto tregje t\u00eb asimiloheshin, koha ka treguar se p\u00ebr shkak t\u00eb faktor\u00ebve ekonomik dhe social, shum\u00eb nga grupimet etnike nuk asimilohen shpejt dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb ruajn\u00eb integritetin e tyre kulturor dhe etnik dhe kjo refketohet edhe n\u00eb biznes. Shqiptaro amerikanet kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes mes veti dhe mb\u00ebshtesin njeri tjetrin. Viteve t\u00eb fundit shihet nj\u00eb interesim m\u00eb i madh tek kompanit\u00eb amerikane q\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me komunitetin shqiptar, tani \u00ebsht\u00eb rritur ndjeshm\u00ebria dhe ata e kuptojn\u00eb q\u00eb komuniteti shqiptar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb forc\u00eb bler\u00ebse e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe se komuniteti yn\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb objekt i fushatave t\u00eb cunguara t\u00eb marketingut por pjes\u00eb e fushatave afatgjata. Ndryshimet kulturore tashm\u00eb nuk shihen si pengesa por mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb njohur nj\u00eb treg t\u00eb ri. Edhe p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00eb poste politike, tashm\u00eb duhet t\u00eb kuptosh kulturat e ndryshme, t\u00eb kesh ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb dish se si t\u00eb dep\u00ebrtosh tek ta.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb risit\u00eb q\u00eb sjell ky botim ?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb viti i 19t\u00eb i botimit t\u00eb Albanian Yellow n\u00eb versionin e printuar dhe n\u00eb versionin online dhe prej disa vitesh ekziston dhe nje App q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebrdorimin dhe marrjen e informacioneve. Albanian Yellow Pages p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs s\u00eb direktoris\u00eb t\u00eb bizneseve ka edhe pjes\u00ebn informative q\u00eb p\u00ebrfshin informacione p\u00ebr shoqata dhe institucionet shqiptaro amerikane si dhe aktivitetin e tyre, informacione t\u00eb Konsullatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs etj. Botimi i k\u00ebtyre informacioneve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim i madh p\u00ebr komunitetin dhe nj\u00eb ndihmes\u00eb p\u00ebr aktivitete t\u00eb ndryshme festive, mbledhje fondesh, apo edhe informacione praktike si nxjerrja e nj\u00eb \u00e7ertificate lindjeje, pasaport\u00eb etj. Duke marr\u00eb parasysh fuqin\u00eb q\u00eb ka Albanian Yellow Pages p\u00ebr t\u00eb arritur tek familjet dhe bizneset shqiptare falas, nga ana editoriale sikurse \u00e7do vit ne e fokusojm\u00eb v\u00ebmendjen n\u00eb ngjarje t\u00eb m\u00ebdha, fushata publicitare q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb informojn\u00eb apo dhe t\u00eb edukojn\u00eb komunitetin. K\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb viti i Shenjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze dhe ne kemi p\u00ebrgatitur nj\u00eb insert kronologjik e fotografik q\u00eb i dedikohet jet\u00ebs dhe pun\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e hershme, familja, bamir\u00ebsit\u00eb, th\u00ebnie t\u00eb saj, deri tek nj\u00eb album filatelik i shteteve t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Nj\u00eb tjet\u00ebr insert promovues, informativ dhe interesant \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb dhe Grecit, fshatit m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1461, mund\u00ebsuar nga ish Kongresisti Joseph Dioguardi me origjin\u00eb nga po i njejti fshat, dhe Liga Shqiptaro Amerikane q\u00eb ai udh\u00ebheq. N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb promovimit t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb vendimarrje n\u00eb politik\u00ebn amerikane dhe inkurajimit p\u00ebr t\u00eb votuar dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat kushtetuese, edhe k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Asambleistin shqiptar Mark Gjonaj, kemi botuar nj\u00eb insert ku tregohet aktiviteti i tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit shqiptaro amerikan dhe informacione se si t\u00eb regjistroheni p\u00ebr t\u00eb votuar, e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr n\u00eb shum\u00eb informacione rreth k\u00ebtij edicioni mund t\u00eb merrni kopjen falas n\u00eb vendet ku shp\u00ebrndahet Albanian Yellow Pages, apo t\u00eb porositni nj\u00eb kopje n\u00eb www.albanianyellowpages.com.<\/p>\n<p>Nga eksperienca juaj me Albanian Yellow Pages a mendoni se prania n\u00eb rrjetet sociale si Facebook, Linkedin apo Referimet mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb apo b\u00ebjn\u00eb at\u00eb pun\u00eb q\u00eb b\u00ebn marketingu?<\/p>\n<p>Marketingu dhe Rrjetet Sociale jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndara q\u00eb nuk mund ta zev\u00ebndesojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Ato kan\u00eb dy funksione t\u00eb ndryshme dhe n\u00ebse p\u00ebrdoren mir\u00eb e plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn. \u00c7do kompani duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb plan marketingu dhe t\u00eb dij\u00eb se cfar\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb dhe ku, si dhe sa do t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb. Rrjetet sociale ndihmojn\u00eb n\u00eb arritjen e k\u00ebsaj strategjie, por n\u00ebse nuk ka nj\u00eb plan marketingu ato mund t\u00eb ken\u00eb efektin e kund\u00ebrt dhe ta d\u00ebmtojn\u00eb biznesin. N\u00ebse mendon ta marr\u00ebsh n\u00eb dor\u00eb marketingun e kompanis\u00eb tuaj duke postuar n\u00eb rrjetet sociale disa her\u00eb n\u00eb vit, por pa pasur nj\u00eb plan t\u00eb gjithanshem marketingu, nuk mund t\u00eb arrish shum\u00eb. Suksesi i reklam\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb e pranishme at\u00ebher\u00eb kur konsumatorit i duhet ky sh\u00ebrbim dhe jo kur ju t\u00eb vendosni t\u00eb postoni n\u00eb rrjetet sociale. Bizneset q\u00eb reklamojn\u00eb n\u00eb Albanian Yellow Pages jan\u00eb t\u00eb sukseshme sepse n\u00ebpermjet librit, versionit online, App dhe rrjeteve sociale ata jan\u00eb te pranish\u00ebm kudo gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 librit, AlbanianYellowPages.com \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga website m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb internet, q\u00eb nga viti 1996 at\u00ebher\u00eb kur presenca e bizneseve online nuk e kishte k\u00ebt\u00eb shtrirje dhe r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ka sot, mir\u00ebpo duke qen\u00eb se ky website \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb parat, shum\u00eb k\u00ebrkime q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Google, Yahoo dhe t\u00eb tjera, japin n\u00eb fillim profilin e bizneseve t\u00eb regjistruara dhe q\u00eb reklamojn\u00eb n\u00eb Albanian Yellow Pages pa marr\u00eb parasysh a kan\u00eb k\u00ebto biznese faqe n\u00eb intenet apo jo. P\u00ebr shembull n\u00ebse k\u00ebrkoni nj\u00eb avokat shqiptaro amerikan dhe shtypni ne Google &#8211;Albanian American Attorney &#8212; do t\u00eb lidheni automatikisht me kategorin\u00eb e Avokat\u00ebve n\u00eb Albanian Yellow Pages nga ku mund t\u00eb shihni profilet dhe faqet e tyre n\u00eb internet dhe t\u00eb zgjidhni k\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorni. Kjo \u00ebsht\u00eb e dobishme si p\u00ebr bizneset q\u00eb reklamojn\u00eb sepse kan\u00eb qasje te klientet e rinj dhe p\u00ebr klientet sepse u b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb gjetja e sh\u00ebrbimit. Word of Mouth Advertising apo referimet jan\u00eb nj\u00eb form\u00eb e reklamimit nga klient\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb referojn\u00eb, por nj\u00eb biznes nuk mund ta bazoj\u00eb marketingun vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, sidomos tani kur komuniteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur. Vizibiliteti, konkurenca dhe cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimit jan\u00eb faktor\u00ebt vendimtar\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zgjedhjen e nj\u00eb produkti apo sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi juaj p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsit e rinj n\u00eb komunitetin shqiptaro amerikan si dhe p\u00ebr bizneset shqiptaro amerikane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ?<\/p>\n<p>Do ta p\u00ebrmblidhja mesazhin tim n\u00eb nj\u00eb thenje t\u00eb biznesmenit dhe isht Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb New Yorkut, Michael Bloomberg \u201cT\u00eb jesh nj\u00eb sipermarr\u00ebs apo biznesman nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm t\u00eb hapesh nj\u00eb biznes, do t\u00eb thot\u00eb ta shoh\u00ebsh bot\u00ebn nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim tjet\u00ebr, t\u00eb bashk\u00ebpunosh, t\u00eb shoh\u00ebsh mund\u00ebsi ku t\u00eb tjeret shohin pengesa, t\u00eb rrezikoni kur t\u00eb tjer\u00ebt struken\u201d . Besoni n\u00eb forc\u00ebn e profesionist\u00ebve, dijes dhe p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrqendrohuni dhe b\u00ebni gj\u00ebra q\u00eb dini ti b\u00ebni m\u00eb s\u00eb miri.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb falenderoj t\u00eb gjitha ato biznese dhe individ\u00eb q\u00eb gjat\u00eb 20 viteve kan\u00eb besuar tek Albanian Yellow Pages, jan\u00eb rritur me ne dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit biznes s\u00eb bashku, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar e mb\u00ebshtetur nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bisedoi Beqir SINA Nj\u00eb bised\u00eb me z. Ismer Mjeku, botues i Albanian Yellow Pages, per gazeten Bota sot K\u00ebto dit\u00eb ka dal\u00eb nga shtypi botimi i 19t\u00eb i Albanian Yellow Pages, direktoris\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e Komunitetit Shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb. Ne biseduam me Botuesin z. Ismer Mjeku p\u00ebr risit\u00eb q\u00eb sjell botimi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9544,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9545,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9543\/revisions\/9545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}