{"id":9186,"date":"2016-05-17T17:48:03","date_gmt":"2016-05-17T15:48:03","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9186"},"modified":"2016-05-17T17:48:03","modified_gmt":"2016-05-17T15:48:03","slug":"tragjedia-e-revolucionit-kulturor-kinezo-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9186","title":{"rendered":"TRAGJEDIA E REVOLUCIONIT KULTUROR KINEZO-SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/revolucioni-kulturor-kinezo-shqiptar.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-9187 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/revolucioni-kulturor-kinezo-shqiptar.jpg\" alt=\"revolucioni-kulturor-kinezo-shqiptar\" width=\"297\" height=\"283\" \/><\/a><em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>16 Maji, 1966 sh\u00ebnoi 50-vjetorin e revolucionit ideologjik dhe \u201ckulturor\u201d kinez.\u00a0 Kjo dit\u00eb sh\u00ebnon mbledhjen e Byros\u00eb Politike t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs q\u00eb konsiderohet si data zyrtare e fillimit t\u00eb Revolucionit Kulturor, nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk ishte as revolucion dhe nuk kishte aspak t\u00eb b\u00ebnte me kultur\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, ishte nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb shkroi nj\u00eb kapitull t\u00eb tmersh\u00ebm dhe t\u00eb dhimbsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e popullit kinez, nj\u00eb periudh\u00eb vrasjesh e torturash, lin\u00e7imesh dhe gjyqe lin\u00e7i, duke e k\u00ebthyer vendin n\u00eb nj\u00eb eksperiment tragjik, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb t\u00eb ashtuquajturave masa revolucionare t\u00eb rinjsh\u00eb, kryesisht, por edhe t\u00eb shtresave t\u00eb tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kineze.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb p\u00ebrvjetor i nj\u00eb historie t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe gjakatare t\u00eb komunizmit kinez kund\u00ebr popullit t\u00eb vet, q\u00eb sipas mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare pothuaj nuk u p\u00ebrmend aspak n\u00eb Pekin, as zyrtarisht dhe as n\u00eb median kineze, duke pasqyruar k\u00ebshtu ndjenjat e thella q\u00eb ekzistojn\u00eb ndaj nj\u00eb periudhe q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb katastrof\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kin\u00ebs.\u00a0 Ishte nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr luft\u00eb t\u00eb pa m\u00ebshir\u00ebshme klasash me q\u00ebllim t\u00eb zhdukjes s\u00eb elit\u00ebs intelektuale dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqsit num\u00ebr nj\u00eb dhe t\u00eb Partis\u00eb Komuniste.\u00a0 Revolucioni Kulturor \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb kapitull dhune politike dhe fizike n\u00eb historin\u00eb e Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin udh\u00ebheqsit e sot\u00ebm t\u00eb Kin\u00ebs turp\u00ebrohen dhe p\u00ebr t\u00eb cilin as nuk duan t\u00eb flasin publikisht as zyrtarisht.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb Kin\u00eb, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, sipas mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ky p\u00ebrvjetor nuk u p\u00ebrmend nga Pekini zyrtar dhe u injorua nga media kineze, e nj\u00ebjta gj\u00eb duket se ndodhi edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ndon\u00ebse n\u00eb dy tre raste media p\u00ebrmendi 50-vjetorin e Revolucionit Kulturor kinez, por pa th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr Revolucionin Kulturor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pjell\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ishte.\u00a0 Me fjalimin e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1967, Shqip\u00ebria komuniste kishte nisur gjithashtu revolucionin e saj me kopjimin e Revolucionit Kulturor kinez, duke e zhytur kombin shqiptar n\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb p\u00ebrmasash historike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmori krimet m\u00eb \u00e7nj\u00ebrzore kund\u00ebr popullit t\u00eb vet, elit\u00ebs intelektuale dhe fetare shqiptare si dhe kund\u00ebr kultur\u00ebs dhe traditave mija vje\u00e7are t\u00eb kombit shqiptar, me fjal\u00eb t\u00eb tjera nj\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr \u00e7do gj\u00ebje t\u00eb \u201cvjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 1960-ave, Kina dhe Shqip\u00ebria ishin aleat\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur asnj\u00ebra pal\u00eb nuk kishte shum\u00eb miq\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Kjo aleanc\u00eb midis dy vendeve komuniste, q\u00eb shum\u00eb ekspert\u00eb e kan\u00eb karakterizuar si jo natyrale, u p\u00ebrforcua m\u00eb tep\u00ebr pas vdekjes s\u00eb Stalinit.\u00a0 N\u00eb mospajtim me politik\u00ebn e ish-udh\u00ebheqsit sovjetik Nikita Krush\u00e7ev p\u00ebr destalinizimin e vendit, Tirana komuniste vendos\u00eb lidhje t\u00eb ngushta, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn ideologjike, por edhe n\u00eb fush\u00ebn strategjike me Kin\u00ebn komuniste.\u00a0 T\u00eb frik\u00ebsuar nga k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb mund t\u2019i vinin pushtetit komunist nga pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e popullit shqiptar n\u00eb lidhje me gj\u00ebndjen ekonomike dhe politike n\u00eb vend, pasi Mao Tse Dungu kishte deklaruar tanim\u00eb Revolucionin Kulturor dhe Ideologjik n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb vitin 1965, &#8212; Enver Hoxha, n\u00eb fjalimin e tij fam\u00ebkeq t\u00eb 6 shkurtit, 1967 njoftoi Revolucionin e vet Kulturor dhe Ideologjik.\u00a0\u00a0 Si p\u00ebrfundim, Shqip\u00ebria u u p\u00ebrshkua me ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera ndryshimet n\u00eb ushtri dhe n\u00eb burokracin\u00eb shtet\u00ebrore dhe qeveritare.\u00a0\u00a0 Eliminoi ministri t\u00eb t\u00ebra, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0 Kolektivizimi i tokave dhe shtet\u00ebzimi i pasuris\u00eb u p\u00ebrhap\u00ebn an\u00eb e mban\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zonat m\u00eb t\u00eb izoluara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 Por, rezultati m\u00eb fam\u00ebkeq i Revolucionit Kulturor n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte pik\u00ebrisht zhdukja e kultur\u00ebs komb\u00ebtare dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb saj, shfarosja e fes\u00eb dhe e traditave shum\u00eb shekullore shqiptare, pasojat e t\u00eb cilit, fatkeqsisht, shihen edhe sot n\u00eb jet\u00ebn politike, kulturore dhe shoq\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, madje edhe 25-vjet\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit.\u00a0 Gjat\u00eb 1960-ave, regjimi komunist enverist, duke u bazura n\u00eb p\u00ebrvojn e revolucionit kinez, kritikoi, torturoi, arrestoi, vrau, internoi dhe rid\u00ebnoi deri n\u00eb zhdukje elit\u00ebn komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb shkrimtar\u00eb, klerik\u00eb dhe artist\u00eb t\u00eb dalluar.\u00a0 Nd\u00ebr t\u00eb tjera, regjimi enverist ndryshoi sistemin arsimor dhe ndaloi fen\u00eb duke e shpallur me krenari Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb organizoi grupe agjitator\u00ebsh, t\u00eb rinjsh\u00eb e t\u00eb rejash, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar objektet fetare an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr anti-fetare, sidomos kund\u00ebr klerit katolik, t\u00eb pa par\u00eb askund tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte kjo nj\u00eb p\u00ebrpjekje e q\u00ebllimshme nga ana e regjimit komunist shqiptar q\u00eb ta izolonte edhe m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt e saja t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb traditave europiane duke e vet-izoluar popullin shqiptar, me objektivin p\u00ebr ta mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb larg atyre q\u00eb regjimi komunist i koh\u00ebs i konsideronte si \u201cinfluenca t\u00eb huaja\u201d.\u00a0\u00a0 Duke zhdukur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, trash\u00ebgimin\u00eb, kultur\u00ebn dhe tradit\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn, sipas regjimit, nj\u00eb revolucioni t\u00eb ri kulturor p\u00ebr t\u00eb krijuar \u201cnjeriun e ri\u201d, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb fushat\u00eb q\u00eb u k\u00ebthye menej\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb barbariz\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shfaros\u00ebs kund\u00ebr qytet\u00ebrimit shqiptar dhe evropian.<\/p>\n<p>I par\u00eb nga p\u00ebrspektiva e sot\u00ebme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, i ashtuquajturi Revolucioni Kulturor n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 nj\u00eb kopje fatzez\u00eb e Revolucionit Kulturor dhe Ideologjik t\u00eb Kin\u00ebs Komuniste \u2013 nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb krim p\u00ebrmasash komb\u00ebtare, i kryer nga nj\u00eb regjim anti-komb\u00ebtar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ideologjie sllavo-aziatike kund\u00ebr historis\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Disa vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, Radio Vatikani do ta cil\u00ebsonte fjalimin e Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb 6 shkurtit 1967, q\u00eb n\u00eb fakt sh\u00ebnoi fillimin e revolucionit kulturor n\u00eb Shqip\u00ebri, si nj\u00eb \u201dkopje e turpshme e revolucionit kinez dhe nj\u00eb njoll\u00eb e zez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb kombi.\u201d\u00a0 Ishte kjo nj\u00eb koh\u00eb, thuhej n\u00eb komentin e Radio Vatikanit, kur nj\u00eb aventurier ballkanik duke ndaluar Zotin me ligj,\u00a0 \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb ulej vet\u00eb n\u00eb fronin e Per\u00ebndis\u00eb.\u00a0\u00a0 Thuhet se ishte nj\u00eb periudh\u00eb kur,\u00a0 \u201cViktimat qen\u00eb t\u00eb shumta: biblioteka me libra t\u00eb rrall\u00eb, ikona t\u00eb vjetra t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, vlera arkitektonike dhe etnografike. N\u00eb at\u00eb pranver\u00eb t\u00eb akullt, Shqip\u00ebria ngrohej n\u00eb flak\u00ebt e zjarreve, ndezur me nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: libra.\u00a0 Ngrohej a digjej? Kur digjej Ungjilli, Lajmi i Mir\u00eb, q\u00eb ia kishte ngrohur zemr\u00ebn dhe Lahuta e Malc\u00eds, q\u00eb ia kishte mbajtur gjall\u00eb kujtes\u00ebn komb\u00ebtare\u201d, popullit shqiptar.\u00a0 Ishte ky nj\u00eb kapitull i sh\u00ebmtuar i historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, \u201cKur shembeshin nj\u00eb mori nd\u00ebrtesash dhe kur njeriu shqiptar b\u00ebhej m\u00eb pak njeri, duke humbur shum\u00eb nga vlerat njer\u00ebzore e shqiptare.\u201d\u00a0 Revolucioni Kulturor i diktatur\u00ebs ateisto-komuniste rr\u00ebnoi faltoret e shpirtit, \u201cduke l\u00ebn\u00eb njolla kaq t\u00eb zeza n\u00eb historin\u00eb e kombit, njolla e farsa q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rishkrimin e ndersh\u00ebm e t\u00eb paansh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.\u00a0 Radio Vatikani m\u00eb n\u00eb fund ka cituar Dom Simon Jubanin, i cili gjat\u00eb mesh\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1990, qe shprehur se megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhdukur p\u00ebrgjithmon\u00eb fen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0 me sh\u00ebmbjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201ckishat e xhamit\u00eb i lart\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebmb\u00ebnaret dhe minaret\u00eb e tyre drejt\u00eb qiellit si rrufeprit\u00ebse, sinjal i shembjes s\u00eb vet diktatur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>50-vjetori i katastrof\u00ebs s\u00eb Revolucionit Kulturor kinezo-shqiptar duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb kujtim p\u00ebr ta gjykuar dhe p\u00ebr ta d\u00ebnuar zyrtarisht at\u00eb tragjedi komb\u00ebtare, kur \u201cnjeriu shqiptar b\u00ebhej m\u00eb pak njeri\u201d dhe kur populli shqiptar humbi shum\u00eb prej vlerave historike shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare shekullore t\u00eb tija.\u00a0 Duke shkruar me rastin e 50-vjetorit t\u00eb Revolucionit Kulturor, eksperti gjerman i \u00e7\u00ebshtjeve kineze Felix Wernheuer thot\u00eb se ka gias\u00eb q\u00eb Revolucioni Kulturor t\u00eb ket\u00eb shkat\u00ebrruar p\u00ebr gjithmon\u00eb kultur\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet njerzore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.\u00a0 Ekziston mendimi, shton ai, se problemet e sot\u00ebme, si\u00e7 jan\u00eb lakmia e tep\u00ebruar p\u00ebr mall e para, korrupcioni dhe r\u00ebnja e moralit n\u00eb p\u00ebrgjtihsi, e kan\u00eb origjin\u00ebn n\u00eb \u201cshkat\u00ebrrimin e qytet\u00ebrimit\u201d, t\u00eb shkaktuar nga Revolucioni Kulturor Kinez.\u00a0\u00a0 Eksperti gjerman p\u00ebrfundon duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cN\u00ebqoftse shoq\u00ebria kineze merret ndonj\u00ebher\u00eb seriozisht me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj, ajo nuk do t\u00eb mund t\u00eb injoroj\u00eb as padrejt\u00ebsit\u00eb e sot\u00ebme n\u00eb at\u00eb vend\u201d, t\u00eb cilat jan\u00eb rezultat i t\u00eb kaluar\u00ebs 50-vje\u00e7are.\u00a0\u00a0 Kjo vlen\u00eb edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb!\u00a0 Edhe Shqip\u00ebria duhet, jo vet\u00ebm ta kujtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb historike duke zbardhur njollat e zeza t\u00eb Revolucionit t\u00eb saj Kulturor, por nj\u00ebkoshisht edhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb krimet e b\u00ebra.\u00a0\u00a0 Ashtu si edhe p\u00ebr krimet e tjera t\u00eb komunizmit pothuaj gjys\u00ebm shekullor,\u00a0 n\u00ebqoftse ato krime nuk gjykohen, n\u00ebqoftse nuk nd\u00ebshkohen dhe n\u00ebqoftse, t\u00eb pak\u00ebn nuk kujtohen n\u00eb raste si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 50-vjetori i krimeve t\u00eb Revolucionit Kulturor n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebher\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb i destinuar q\u00eb t\u2019a p\u00ebrs\u00ebris\u00eb at\u00eb histori tragjike t\u00eb popullit shqiptar.\u00a0\u00a0 Nj\u00ebkohsisht, n\u00ebqoftse nuk zbulon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi njollat e zeza t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb revolucioni kulturor dhe t\u00eb periudh\u00ebs komuniste n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00ebqoftse nuk m\u00ebson prej saj, at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ket\u00eb as nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb dhe as t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit dhe t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe si rrjedhim as nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e vendeve t\u00eb p\u00ebrparuara pa nd\u00ebshkimin e krimeve anti-njer\u00ebzore dhe anti-komb\u00ebtare, t\u00eb shkaktuara nga Revolucioni Kulturor shqiptar 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 16 Maji, 1966 sh\u00ebnoi 50-vjetorin e revolucionit ideologjik dhe \u201ckulturor\u201d kinez.\u00a0 Kjo dit\u00eb sh\u00ebnon mbledhjen e Byros\u00eb Politike t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs q\u00eb konsiderohet si data zyrtare e fillimit t\u00eb Revolucionit Kulturor, nj\u00eb ngjarje q\u00eb nuk ishte as revolucion dhe nuk kishte aspak t\u00eb b\u00ebnte me kultur\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, ishte nj\u00eb periudh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9187,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-9186","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9186"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9186\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9188,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9186\/revisions\/9188"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}