{"id":9162,"date":"2016-05-15T23:17:13","date_gmt":"2016-05-15T21:17:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9162"},"modified":"2016-05-15T23:22:02","modified_gmt":"2016-05-15T21:22:02","slug":"kraja-kadare-dhe-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9162","title":{"rendered":"Kraja: Kadare dhe Kosova"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/mehmet-kraja-per-Ismail-kadarene.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9163 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/mehmet-kraja-per-Ismail-kadarene-300x188.jpg\" alt=\"mehmet-kraja-per-Ismail-kadarene\" width=\"300\" height=\"188\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/mehmet-kraja-per-Ismail-kadarene-300x188.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/mehmet-kraja-per-Ismail-kadarene.jpg 558w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><em>Mehmet Kraja<\/em><\/p>\n<p>Mbase sivjet, ose vitin e ardhsh\u00ebm, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka kjo, Kosova do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb jubile, nga ato jubilet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb historin\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb re: 30-vjetorin e mb\u00ebshtetjes k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, t\u00eb fort\u00eb dhe pa rezerv\u00eb t\u00eb Ismail Kadares\u00eb. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse kjo mb\u00ebshtetje ka qen\u00eb letrare ose politike, ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, sepse p\u00ebsimet dhe synimet e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe arritjet e saj t\u00eb viteve m\u00eb t\u00eb vona, p\u00ebrmes z\u00ebrit t\u00eb Kadares\u00eb, jan\u00eb kthyer dhe shnd\u00ebrruar n\u00eb z\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare, n\u00eb nj\u00eb z\u00eb q\u00eb bashk\u00ebndjen dhe flet p\u00ebr breng\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo. Z\u00ebri i Kadares\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb mbetet multifunksional: ai ka krijuar kontekst politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ka arritur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb e ftohta diplomatike dhe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb po kaq me r\u00ebnd\u00ebsi, ka qen\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr shum\u00eb gjenerata intelektual\u00ebsh, m\u00ebsuesish, student\u00ebsh, nx\u00ebn\u00ebsish, pra p\u00ebr nj\u00eb mase t\u00eb gjer\u00eb njer\u00ebzish n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata q\u00eb, n\u00eb aktin final t\u00eb k\u00ebsaj historie, u vun\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e para t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Kadare ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha institucionet s\u00eb bashku t\u00eb shtetit shqiptar. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb strukturimit t\u00eb vet\u00ebdijes s\u00eb kosovar\u00ebve, ai u hapi rrug\u00eb lidhjeve t\u00eb tyre mbi-ideologjike dhe tej-ideologjike me shtetin am\u00eb, duke anashkaluar dhe minimizuar rolin e kufizimeve dhe ndasive bot\u00ebkuptimore (madje edhe rajonale dhe krahinore), p\u00ebr krijimin e nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsie kompakte nacionale. Z\u00ebri i tij, pavar\u00ebsisht n\u00ebse vinte nga vokacioni letrar ose nga diskursi politik, p\u00ebr kosovar\u00ebt ka qen\u00eb z\u00eb integrues. Edhe ata q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e konsideronin Kadaren\u00eb si kund\u00ebrshtar politik, q\u00eb nga komunist\u00ebt projugosllav\u00eb, tek autonomist\u00ebt e deri tek ideator\u00ebt e l\u00ebvizjeve m\u00eb t\u00eb vona politike, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb \u201ci mbanin vesh\u00ebt n\u00eb krah\u201d (dhe akoma vazhdojn\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb) p\u00ebr t\u00eb kapur sa m\u00eb shpejt dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar sa m\u00eb qart\u00eb mesazhet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim t\u00eb gjer\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn, Kadare \u00ebsht\u00eb shfaqur i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm dhe i p\u00ebrplotsuesh\u00ebm. Bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe opinionit bot\u00ebror i ka folur dhe vazhdon t\u2019i flas\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb qart\u00eb konotative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me kosovar\u00ebt her\u00eb pas here ka ditur t\u00eb jet\u00eb kritik, madje i ashp\u00ebr, duke k\u00ebrkuar prej tyre q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me sfidat dhe t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb \u00e7astit historik t\u00eb Kosov\u00ebs. Sado q\u00eb kritikat e Kadares\u00eb te disa politikan\u00eb lokal\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb krijonin shqet\u00ebsim dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi, n\u00eb opinion ato pranoheshin gjer\u00ebsisht, si mesazhe fort t\u00eb vyera dhe udh\u00ebrr\u00ebfyese, shpesh edhe si kredo e angazhimit dhe reagimit politik ndaj zhvillimeve aktuale. Edhe sot, shestimet e Kadares\u00eb p\u00ebr modelet e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se mund t\u00eb mos lidhen drejtp\u00ebrdrejt me Kosov\u00ebn, kan\u00eb jehon\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb opinion kosovar dhe jan\u00eb kontribut i vyer p\u00ebr profilizimin bot\u00ebkuptimor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare, si shoq\u00ebri me vlera per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Vepra letrare e Kadares\u00eb, shkrimet dhe analizat publicistike, intervistat dhe deklaratat, pse jo edhe mesazhet gojore, kan\u00eb luajtur rol emancipues p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe kosovar\u00ebt. Dashuria e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn, angazhimi i sinqert\u00eb intelektual, q\u00ebndrimi i paluhatsh\u00ebm parimor kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Kadare t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e identitetit kosovar. Idet\u00eb dhe mendimtaria e Kadares\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vlerat e vepr\u00ebs s\u00eb tij, tashm\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themelet e shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, si identitet i tij i q\u00ebndruesh\u00ebm, shpirt\u00ebror dhe bot\u00ebkuptimor.<\/p>\n<p>Imazhi m\u00eb i hersh\u00ebm i Kadares\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb ravij\u00ebzuar n\u00eb poezin\u00eb \u201cKosova\u201d, e shkruar n\u00eb vitin tashm\u00eb t\u00eb larg\u00ebt 1966. Kadares\u00eb i rastis t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb avion mbi Kosov\u00ebn dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fluturim t\u00eb shpejt\u00eb, ai kap nj\u00eb pamje t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb zymt\u00eb, e cila shfaqet dhe zhduket \u201dmidis zgavrave dhe humnerave t\u00eb reve\u201d. Kosova, p\u00ebr Kadaren\u00eb asaj kohe, \u00ebsht\u00eb tok\u00eb disi e larg\u00ebt, e cila rri matan\u00eb reve t\u00eb r\u00ebnda dhe gj\u00ebmimeve t\u00eb rrufeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pikat e shiut n\u00eb xhamin e avionit jan\u00eb lot\u00ebt q\u00eb akoma prekin vet\u00ebm jasht\u00ebsin\u00eb, jo vet\u00ebm pse ato jan\u00eb disi t\u00eb p\u00ebrtejme, t\u00eb paarritshme, por nga se flasin di\u00e7ka q\u00eb poeti nuk e thot\u00eb dot. Megjithat\u00eb, ligj\u00ebrimi i pikave t\u00eb shiut n\u00eb xhamin e avionit p\u00ebr\u00e7on nj\u00eb mesazh t\u00eb tejkoh\u00ebsh\u00ebm brenge, sepse ato jan\u00eb sinjalet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb nj\u00eb trishtimi dhe zymt\u00ebsie gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb krijuar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb qiell t\u00eb mbushur gj\u00ebmime dhe vet\u00ebtima t\u00eb pareshtura, t\u00eb cilat mbulojn\u00eb tok\u00ebn-enigm\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bote t\u00eb larg\u00ebt dhe t\u00eb panjohur. Poeti e personifikon imazhin: nj\u00eb vet\u00ebtim\u00eb q\u00eb \u00e7an midis reve, edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se \u00ebsht\u00eb e frikshme dhe p\u00ebrc\u00eblluese, sikur ndalet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dhe ia b\u00ebn me dor\u00eb poetit. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje miq\u00ebsore, disi p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse e nj\u00eb bote t\u00eb sert\u00eb, e cila e ka gjuh\u00eb t\u00eb komunikimit krismat dhe flak\u00ebn. Dhe, pik\u00ebrisht, nga ky \u00e7ast duket se midis asaj bote dhe poetit do t\u00eb vendoset nj\u00eb lidhje dhe referenc\u00eb e gjithmonshme: poeti do t\u00eb mbaj\u00eb me vete p\u00ebrjet\u00ebsisht breng\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, kurse ajo do t\u2019i dhuroj\u00eb atij, po ashtu, miq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrjetshme. Por, mbi t\u00eb gjitha, imazhi i Kadares\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, i nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi, shpreh edhe nj\u00eb situat\u00eb (politikisht dhe historikisht) konotative: n\u00eb vitin 1966 v\u00ebshtrimi mbi Kosov\u00ebn ishte i shpejt\u00eb, fluturues, ngarend\u00ebs, ik\u00ebs, pothuajse i pav\u00ebrejtsh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vet\u00eb fluturimi i avionit n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb qiell t\u00eb mbuluar me re. Imazhi \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr. Ai krijohet nga nj\u00eb pamje e paqart\u00eb, e rr\u00ebmujshme dhe e dhembshme n\u00eb veten e saj, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb disi e jashtme, e pamundshme q\u00eb t\u00eb futet brenda. Pikat e shiut ndalen n\u00eb xham dhe thon\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk shpjegohet. Vet\u00ebtimat, diku matan\u00eb, \u00e7ajn\u00eb qiellin midis reve t\u00eb r\u00ebnda. Kaq. Poeti ik me avion dhe posht\u00eb mbetet Kosova, e vetmuar n\u00eb trishtimin dhe dhembjen e saj. Shqip\u00ebria, e mbyllur n\u00eb kuvli, nga larg\u00ebsia, sheh imazhe t\u00eb mjegullta dhe merr mesazhe t\u00eb turbullta.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrimin letrar t\u00eb Kadares\u00eb, Kosova tashm\u00eb i kishte t\u00eb gjitha parakushtet q\u00eb t\u00eb shfaqej e dyzuar, nd\u00ebrmjet nj\u00eb realiteti t\u00eb vrazhd\u00ebt dhe dramatik, me nj\u00eb an\u00eb, dhe mitit e legjend\u00ebs, me an\u00eb tjet\u00ebr. Tragjedia e saj ka nj\u00eb filles\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, n\u00eb koh\u00ebn e \u201cMundjes s\u00eb ballkanasve nga turqit n\u00eb Fush\u00ebn e Kosov\u00ebs m\u00eb 1389\u201d, pra n\u00eb nj\u00eb mesjet\u00eb t\u00eb err\u00ebt, kur njer\u00ebzimi ishte i prir\u00eb q\u00eb ngjarjet dhe zhvillimet tragjike, pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, i kthente n\u00eb mite dhe legjenda, sepse nuk gjente nj\u00eb shpjegim racional p\u00ebr to. Kosova, e stome dhe e gjithmonshme, i ka t\u00eb gjitha parakushtet t\u00eb shfaqet dhe t\u00eb rishfaqet disi p\u00ebrgjysm\u00eb e dukshme dhe p\u00ebrgjysm\u00eb e hijezuar. Edhe e sotmja e saj \u00ebsht\u00eb e kap\u00ebrthurur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dikotomi. Madje, p\u00ebr Kadaren\u00eb, t\u00eb gjitha zhvillimet q\u00eb ndodhin n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb shfaqen t\u00eb dyzuara nd\u00ebrmjet mitit dhe realitetit, edhe mesazhet largvajt\u00ebse i kan\u00eb dykuptim\u00ebshe: Kosova \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb teat\u00ebr i tragjedive antike, ku vdekja merr kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb jo n\u00eb \u00e7astin kur ndodh, por diku n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e saj, pasi t\u00eb jet\u00eb \u201ceksploruar\u201d mesazhi i saj i tejkohsh\u00ebm. Ky diskurs letrar i Kadares\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn i ka shpjegimet e veta. \u201cRealizmi magjik\u201d k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb trill letrar, \u00ebsht\u00eb imanenc\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e vetme e komunikimit me realitetin. N\u00eb dy romanet e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u201cKrushqit jan\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb\u201d dhe \u201cTri k\u00ebng\u00eb zije p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, Kadare nuk b\u00ebn \u00e7mitizimin e ngjarjeve, si n\u00eb ndonj\u00eb rast tjet\u00ebr, por ndjek nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb zhvillimeve, duke ia v\u00ebn\u00eb realitetit \u201cirracional\u201d korniz\u00ebn mitike. Kjo \u00ebsht\u00eb shkatht\u00ebsi e shkrimit dhe observimit, nuk \u00ebsht\u00eb shmangie. P\u00ebrmes k\u00ebsaj kornize mitike ai nuk i shmanget realitetit dhe mesazheve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb p\u00ebr\u00e7on ai. Ai vet\u00ebm sa i kthen n\u00eb materie letrare zhvillimet dramatike, t\u00eb cilat kan\u00eb konotacione thell\u00ebsisht historike dhe politike.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1980, Kadare do t\u00eb vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn, me rastin e botimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb kompletit t\u00eb veprave t\u00eb tij, n\u00eb dhjet\u00eb v\u00ebllime. Me k\u00ebt\u00eb rast, atij iu b\u00eb nj\u00eb pritje institucionale dhe pati takime t\u00eb shumta me lexues dhe intelektual\u00eb kosovar\u00eb. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1981, do t\u00eb ndodhin demonstratat e p\u00ebrgjakshme n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb esenc\u00eb do t\u00eb ndryshojn\u00eb rrjedh\u00ebn e t\u00eb gjitha ngjarjeve t\u00eb m\u00ebpastajme. P\u00ebr afro nj\u00ebzet vjet t\u00eb tjera, Kadare nuk do ta shkel\u00eb m\u00eb Kosov\u00ebn. Demonstratat ishin nj\u00eb pretekst q\u00eb Kosova t\u00eb vihej n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb nj\u00eb agresioni serb dhe jugosllav, t\u00eb papar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb. Krahas agresionit politik, ushtarak dhe policor, mbi Kosov\u00ebn u derdh nj\u00eb propagand\u00eb e shfrenuar shoviniste, e cila synonte t\u00eb ndryshonte jo vet\u00ebm rrjedh\u00ebn e at\u00ebhershme t\u00eb ngjarjeve, por edhe historin\u00eb q\u00eb nga themelet. Synim ishte q\u00eb miti serb p\u00ebr Kosov\u00ebn, i nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e romantizmit nacional serb t\u00eb shekullit XIX, t\u00eb b\u00ebhej mb\u00ebshtetja kryesore p\u00ebr ristrukturimin politik t\u00eb krahin\u00ebs, deri at\u00ebher\u00eb me autonomi t\u00eb gjer\u00eb, duke e zhb\u00ebr\u00eb at\u00eb deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, sa elementi etnik shqiptar t\u00eb quhej i pap\u00ebrfillsh\u00ebm. Trysnia politike, ushtarake dhe policore mbi Kosov\u00ebn ishte e jasht\u00ebzakonshme. P\u00ebrmes t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit diferencim politik, inteligjencia e Kosov\u00ebs u vu p\u00ebrball shantazheve, denigrimeve dhe p\u00ebrndjekjeve, deri te burgosja dhe p\u00ebrjashtimi nga jeta publike. Kadare doli n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb inteligjencies s\u00eb saj. Jehona ishte e madhe, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme. Kund\u00ebrreagimi i pushtetit ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm: veprat e tij u hoq\u00ebn nga programet shkollore dhe, p\u00ebr nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar, ato nuk u ribotuan m\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por shkrimtari Kadare nuk mund t\u00eb kufizohej vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb reagim politik. M\u00eb 1982 ai shkroi romanin \u201cKrushqit jan\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb\u201d, nj\u00eb sintez\u00eb letrare e zhvillimeve dramatike t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1981, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb sfond t\u00eb rr\u00ebfimit romanor rind\u00ebrtimin e nj\u00eb miti ndryshe p\u00ebr Kosov\u00ebn, i cili nuk do t\u00eb p\u00ebr\u00e7onte mesazhe urrejtjeje nd\u00ebrmjet popujve t\u00eb Ballkanit, por bashk\u00ebjetes\u00ebn e tyre n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Legjend\u00ebn shqiptare dhe ballkanike t\u00eb krushqve t\u00eb ngrir\u00eb, ashtu si\u00e7 ndodh zakonisht n\u00eb romanet e tij, ai e kontekstualizon n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb re, zhvillimet e s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pashk\u00ebputshme dhe disi t\u00eb natyrshme me koh\u00ebn mitike. Legjendat derivojn\u00eb mesazhe t\u00eb gjith\u00ebkohshme. Ato nuk vdesin bashk\u00eb me koh\u00ebn e tyre, por riinkarnohen sapo t\u00eb shfaqen rrethanat e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kadare nuk merret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite me legjend\u00ebn. Ajo futet n\u00eb roman nga prapavija, nga kujtesa dhe shtresimet e koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt, mitike dhe historike. Dy popujt e armiq\u00ebsuar p\u00ebr vdekje n\u00eb Kosov\u00eb, shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt, edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00eb t\u00eb ndar\u00eb dhe jan\u00eb shikuar me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebrmes tyt\u00ebs s\u00eb pushk\u00ebs, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre domosdo q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb do t\u00eb ken\u00eb ndjekur edhe ligjshm\u00ebrit\u00eb e natyr\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs njer\u00ebzore. Dashuria e dy t\u00eb rinjve, me p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb ndryshme etnike, do t\u00eb ishte zhvillimi m\u00eb normal n\u00eb rrethanat e nj\u00eb jete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, sado kontradiktore t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes popujve. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria e Shpend Brezifortit dhe Mladenka Markovi\u00e7it, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vitin 1981, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga inercia e ngjarjeve, gjenden n\u00eb dy an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb \u201cvij\u00ebs s\u00eb zjarrit\u201d. Shpendi merr pjes\u00eb n\u00eb demonstrata, vritet nga forcat policore serbe dhe i b\u00ebhet diku nj\u00eb varr pa gjurm\u00eb dhe pa nishan. Shkrimtari akuzon n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb, t\u00eb ndjenj\u00ebs m\u00eb njer\u00ebzore, p\u00ebr nj\u00eb lidhje dhe afri, p\u00ebr nj\u00eb miq\u00ebsi dhe krushqi t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, e cila rr\u00ebnohet dhe k\u00ebputet n\u00eb mes, p\u00ebr shkak t\u00eb ringjalljes s\u00eb miteve t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs. Faqet e fundit t\u00eb romanit, t\u00eb cilat i kushtohen Shpend Brezifortit, ndon\u00ebse t\u00eb kursyera n\u00eb sasi, vijn\u00eb si nj\u00eb katarsis sui generis dhe, ngjash\u00ebm me tragjedit\u00eb antike greke, sugjerojn\u00eb pavdek\u00ebsin\u00eb e legjendave dhe miteve, bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb edhe t\u00eb akteve t\u00eb pap\u00ebrmbyllura t\u00eb nj\u00eb tragjedie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit sado t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1980, Kadare kishte marr\u00eb me vete imazhe dhe mbresa, t\u00eb cilat nuk do t\u2019i shlyheshin aq shpejt. Ai e kishte njohur ambientin kosovar. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb at\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs. E kishte par\u00eb nga af\u00ebr si funksiononte ky komunitet i shqiptar\u00ebve, \u00e7far\u00eb synonte dhe cilat ishin preokupimet e tij. Kishte pasur takime dhe njohje me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, ve\u00e7mas me t\u00eb till\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkitnin shtres\u00ebs intelektuale. Ndonj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar dhe lexuar se \u00e7far\u00eb ndodhte me k\u00ebta njer\u00ebz, tashm\u00eb miq t\u00eb tij; si ishin p\u00ebrfshir\u00eb ata n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb diferencimit politik; pra, n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, Kadare do t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrtuar pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe konstruktin rr\u00ebfimor t\u00eb romanit \u201cKrushqit jan\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, romani \u00ebsht\u00eb pledoaje e p\u00ebrballjes s\u00eb suksesshme dhe jasht\u00ebzakonisht dinjitoze t\u00eb inteligjencies kosovare me aparatur\u00ebn e eg\u00ebr represive t\u00eb pushtetit dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, romani p\u00ebrfshin nj\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb shtetit represiv me at\u00eb shtres\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, e cila ndryshe quhet nd\u00ebrgjegje njer\u00ebzore. N\u00eb Kosov\u00ebn e vitit 1981, kjo p\u00ebrplasje ishte e ashp\u00ebr dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb tij, Kadare vendos nj\u00eb galeri personazhesh imagjinar\u00eb, por q\u00eb, disa prej tyre, krijojn\u00eb ngjashm\u00ebri t\u00eb qart\u00eb me personat real\u00eb. \u00c7ifti Teuta dhe Martin Shkreli asociativisht p\u00ebrfshijn\u00eb \u00e7iftin Sahadete dhe Esad Mekuli. P\u00ebrmes mbiemrit, gjithashtu korrespodojn\u00eb edhe me mikun e Kadares\u00eb, Azem Shkrelin, i cili, at\u00ebbot\u00eb, kishte qen\u00eb organizatori kryesor i vizitave t\u00eb Kadares\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Mir\u00ebpo, ashtu si\u00e7 ndodh r\u00ebndom n\u00eb let\u00ebrsi, imanenca e rr\u00ebfimit romanor e \u00e7on autorin n\u00eb shqyrtime dhe p\u00ebrplot\u00ebsime imagjinative. Teuta Shkreli \u00ebsht\u00eb kirurge n\u00eb spitalin e Prishtin\u00ebs. Ajo, n\u00eb procesin e diferencimit, akuzohet p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb tri \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat lidhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me demonstratat: Kush e shtoi numrin e shtret\u00ebrve n\u00eb spital, n\u00eb repartin e kirurgjis\u00eb, nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara demonstratave? Kush i angazhoi autoambulancat p\u00ebr bartjen e t\u00eb plagosurve? Kush e zhduku librin e t\u00eb vdekurve? Ky \u00ebsht\u00eb, si t\u00eb thuash, rrafshi dokumentar i romanit. Por Kadare, i cili shquhet p\u00ebr imagjinat\u00eb shp\u00ebrthyese, nuk mund ta linte rr\u00ebfimin vet\u00ebm n\u00eb suaza t\u00eb ndodhive reale. P\u00ebrball \u00e7iftit Shkreli dhe personazheve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kategorie, ai vendos kund\u00ebrpesh\u00ebn e tyre, njer\u00ebzit e sigurimit, t\u00eb UDB-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt situat\u00ebn e krijuar n\u00eb Kosov\u00eb e shohin si mund\u00ebsi p\u00ebr ringjalljen e koh\u00ebve t\u00eb err\u00ebta, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rankoviqit.<\/p>\n<p>Fitorja morale e Teuta Shkrelit mund ta ngaz\u00ebllej\u00eb lexuesin, por n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e shkrimtarit ajo nuk i davarit ret\u00eb e err\u00ebta mbi Kosov\u00ebn e viteve t\u00eb ardhshme. Mitet dhe legjendat vrastare, nga studimet etnografike t\u00eb Martin Shkrelit, tashm\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit dhe kan\u00eb marr\u00eb forc\u00ebn e shfaqjes reale. Mbyllja e romanit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebs: Si te \u201cKambanat p\u00ebr Rankas\u201d t\u00eb Skors\u00ebs, Kadare zbret n\u00eb varrin pa gjurm\u00eb t\u00eb Shpend Brezfortit dhe q\u00eb andej sjell imazhin e nj\u00eb vdekjeje q\u00eb gllab\u00ebron dhe tret trupin e nj\u00eb viktime t\u00eb pafajshme. Kjo vdekje duket sikur pret n\u00eb pusi koh\u00eb t\u00eb reja dhe viktima t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb roman, Kadare i jep Kosov\u00ebs nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb letrare, krahas mb\u00ebshtetjes politike. Mb\u00ebshtetja e tij letrare \u00ebsht\u00eb esenciale: Kosova, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga situatat e saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, b\u00ebhet subjekt i vepr\u00ebs t\u00eb tij. Botimi i romanit n\u00eb Tiran\u00eb, at\u00ebbot\u00eb, do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dy kumte diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta: do t\u00eb shkaktoj\u00eb mir\u00ebnjohje entuziaste te komuniteti letrar dhe intelektual i Kosov\u00ebs, me nj\u00eb an\u00eb dhe, me an\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb shtoj\u00eb urrejtjen p\u00ebr Kadaren\u00eb te strukturat represive t\u00eb pushtetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm serb dhe jugosllav. Ajo q\u00eb i xhindoste m\u00eb shum\u00eb k\u00ebto struktura, ishte mesazhi i vepr\u00ebs s\u00eb tij thell\u00ebsisht human, i cili shkonte n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt me m\u00ebsymjet shoviniste mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kosova, at\u00ebbot\u00eb, kishte nevoj\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb mesazh t\u00eb k\u00ebtill\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Fjal\u00eb e mbajtur n\u00eb manifestimin p\u00ebr 80 vjetorin e lindjes s\u00eb Ismail Kadares\u00eb, organizuar nga Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mehmet Kraja Mbase sivjet, ose vitin e ardhsh\u00ebm, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka kjo, Kosova do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb jubile, nga ato jubilet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb historin\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb re: 30-vjetorin e mb\u00ebshtetjes k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, t\u00eb fort\u00eb dhe pa rezerv\u00eb t\u00eb Ismail Kadares\u00eb. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse kjo mb\u00ebshtetje ka qen\u00eb letrare ose politike, ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9163,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-9162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9162"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9162\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9165,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9162\/revisions\/9165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}