{"id":9072,"date":"2016-05-10T21:46:28","date_gmt":"2016-05-10T19:46:28","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9072"},"modified":"2016-05-10T21:48:08","modified_gmt":"2016-05-10T19:48:08","slug":"vlerat-amerikano-evropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9072","title":{"rendered":"VLERAT AMERIKANO-EVROPIANE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>9 Maji sh\u00ebnon \u00e7do vit Dit\u00ebn e Europ\u00ebs, nj\u00eb dit\u00eb kur festohet paqa dhe bashkimi n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 Kjo dat\u00eb sh\u00ebnon gjithashtu p\u00ebrvjetorin e deklarat\u00ebs historike t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cDeklarata Schuman\u201d t\u00eb vitit 1950, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Ministri i at\u00ebhersh\u00ebm francez i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Robert Schuman p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hodhi iden\u00eb p\u00ebr nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re bashk\u00ebpunimi politik n\u00eb Evrop\u00eb. Q\u00ebllimi i ides\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb bashkuar ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pamundur luft\u00ebn midis kombeve europiane.\u00a0 Fillimisht, vizioni i tij kishte p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb institucioni t\u00eb ri q\u00eb do t\u00eb menaxhonte dhe do t\u00eb drejtonte prodhimin e \u00e7elikut dhe t\u00eb qymyrit, por q\u00eb historikisht \u00ebsht\u00eb konsideruar si fillimi i institucionit mbar\u00eb-europian, q\u00eb sot njihet si Bashkimi Evropian (BE).<\/p>\n<p>Kjo dit\u00eb u sh\u00ebnua an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet evropiane hap\u00ebn dyert\u00eb p\u00ebr publikun jo vet\u00ebm n\u00eb Bruksel dhe Strasbourg\u00a0 por edhe zyrat e BE-s\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb k\u00ebsaj dite, organizuan aktivitete t\u00eb ndryshme n\u00eb shtetet ku kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, para se t\u00eb nisej p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb diplomatike prej kat\u00ebr dit\u00ebsh n\u00eb disa shtete europiane p\u00ebr takime me udh\u00ebheqsit e tyre dhe nj\u00ebkohsisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb kund\u00ebr korrupsionit,\u00a0 me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Evrop\u00ebs, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry p\u00ebrsh\u00ebndeti Bashkimin Evropian n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Presidentit Obama dhe t\u00eb popullit amerikan duke th\u00ebn\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se 65 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb ndon\u00ebse Europa ende ishte e shkat\u00ebrruar nga Lufta e dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u201cDeklarata Schuman\u201d, krijoi vizionin e\u00a0\u00a0 nj\u00eb Evrope t\u00eb bashkuar dhe n\u00eb paqe.\u00a0 \u201cShtetet e Bashkuara\u201d, shtoi kryediplomati amerikan, \u201cjan\u00eb themeluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vlerave demokratike, vlera t\u00eb cilat sot e k\u00ebsaj dite i ndajm\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb europian\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0 K\u00ebto vlera, n\u00ebnvijoi Z. Kerry, na bashkojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb numri sfidash politike dhe humanitare an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u201d\u00a0\u00a0 N\u00eb mesazhin e tij me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Evrop\u00ebs,\u00a0 Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se, \u201cBashkimi Evropian sh\u00ebrben si shembull i vazhduesh\u00ebm i demokracis\u00eb, i liris\u00eb dhe i begatis\u00eb, vlera k\u00ebto t\u00eb arritura n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb q\u00ebllimi dhe parimesh t\u00eb p\u00ebrbashkta t\u00eb qeverive dhe popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb rajonit.\u201d\u00a0\u00a0 Si t\u00eb till\u00eb, p\u00ebrfundoi kryediplomati amerikan mesazhin drejtuar BE-s\u00eb, \u201cShtetet e\u00a0 Bashkuara me krenari q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb jush dhe me ju &#8212; si miq\u00eb dhe partner\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashkim bashk\u00ebpunim dhe vlerash t\u00eb p\u00ebrbashkta amerikano-evropiane foli gjithashtu jav\u00ebn e kaluar edhe Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Varshav\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb, ku manifestoi vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Amerik\u00ebs me kombin polak dhe me Evrop\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nd\u00ebrsa theksoi se p\u00ebr dy kombet tona, \u201ctrash\u00ebgimia q\u00eb ne ndajm\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb n\u00eb komunitetet tona sot dhe u jep energji t\u00eb reja parimeve q\u00eb na bashkojn\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0 Numri dy i diplomacis\u00eb amerikane vizitoi Varshav\u00ebn p\u00ebr t\u00eb festuar 225-vjetorin e kushtetut\u00ebs polake q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vjetra n\u00eb Evrop\u00eb, dhe e dyta n\u00eb bot\u00eb pas kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara,\u00a0 \u201cNj\u00eb dokument\u201d, q\u00eb sipas tij, \u201cp\u00ebrgatiti rrug\u00ebn p\u00ebr themelimin e l\u00ebvizjeve demokratike an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb realizimit t\u00eb aspiratave universale njer\u00ebzore.\u201d\u00a0\u00a0 Gjat\u00eb historis\u00eb, u shpreh diplomati amerikan, \u201cdy kombet tona kan\u00eb njohur momente triumfi dhe periudha tragjedish\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d.\u00a0 Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb fakti se si ne, si qytetar\u00eb dhe si qeveri, p\u00ebrballemi me momente t\u00eb tilla historike dhe\u00a0 \u201cN\u00ebse ne bashkohemi dhe q\u00ebndrojm\u00eb pran\u00eb dhe me nj\u00ebri tjetrin n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb demokracis\u00eb dhe zbatimit t\u00eb ligjit, p\u00ebrball\u00eb rreziqeve, trazirave dhe p\u00ebr\u00e7arjeve q\u00eb na kanosen\u201d, tha z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.<\/p>\n<p>Numri dy i diplomacis\u00eb amerikane u kujtoi polak\u00ebve vizit\u00ebn e Papa Gjon Palit t\u00eb dyt\u00eb (me origjin\u00eb polake) n\u00eb Amerik\u00eb dy dekada m\u00eb par\u00eb, duke cituar Pap\u00ebn Vojtila i cili ka th\u00ebn\u00eb me at\u00eb rast se, \u201c\u00c7do gjenerat\u00eb duhet t\u00eb dij\u00eb se liria nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb faktin se duhet t\u00eb jemi t\u00eb lir\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb \u2013 liria e v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb bazohet dhe t\u00eb garantoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d, n\u00eb momente t\u00eb caktuara historike.<\/p>\n<p>Antony Blinken foli p\u00ebr meritat e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe vuri n\u00eb dukje edhe debatin n\u00eb lidhje me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe meritat e k\u00ebtyre dy organizatave sot, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtoi ai, disa madje kan\u00eb ven\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb parimet e demokracis\u00eb liberale dhe n\u00ebse modeli i qeverive tona mund t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb krizash.\u00a0 P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb, shtoi ai, ia vlen t\u00eb kujtojm\u00eb se pse NATO dhe BE-ja jan\u00eb aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe p\u00ebr sigurin\u00eb, zhvillimin dhe paq\u00ebn n\u00eb secilin prej vendeve an\u00ebtare.\u00a0 Nd\u00ebrsa popujt e Evrop\u00ebs Lindore sh\u00ebmben komunizmin duke ndryshuar k\u00ebshtu hart\u00ebn e Evrop\u00ebs, NATO dhe BE-ja, tha ai, k\u00ebto dy institucione t\u00eb m\u00ebdha transatlantike &#8212; t\u00eb themeluara mbi parimet e demokracis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb s\u00eb individit dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit &#8212; mb\u00ebshtet\u00ebn dhe p\u00ebrkrah\u00ebn tranzicionin paq\u00ebsor t\u00eb vendeve evropiano-lindore, nga komunizmi n\u00eb demokraci.\u00a0 K\u00ebto dy organizata, tha diplomati amerikan, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb primet dhe vlerat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta si edhe ato vende q\u00eb k\u00ebto vlera e parime i ndajn\u00eb me ne.<\/p>\n<p>Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi\u00a0 n\u00eb fjalmin e tij se, \u201cN\u00eb radh\u00ebt e NATO-s nuk ka qytetar\u00eb t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa citoi Presidentin Obama, i cili\u00a0 dy vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Varshav\u00eb ka pohuar se, \u201cNe qendrojm\u00eb s\u00eb bashku, tani dhe p\u00ebr gjithmon\u00eb, sepse liria juaj \u00ebsht\u00eb edhe liria e jon\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Z. Blinken, pohoi se \u00e7do demokraci, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, i ka t\u00eb metat e veta.\u00a0 Por debati dhe dialogu i sinqert jan\u00eb t\u00eb doesmodosh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb\u00a0 e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe ndarja dhe pavar\u00ebsia e pushteteve qeveritare, si dhe respekti p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nEdhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb u sh\u00ebnua \u201cDita e Evrop\u00ebs\u201d.\u00a0 Pas pranimit n\u00eb parim t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb draftit p\u00ebrfundimtar t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi,\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebrfaqsuesja e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, Romana Vlahutin u shpreh nga Shkodra se &#8212; megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb rug\u00ebn e antarsimit n\u00eb BE &#8212; ka ardhur koha, shtoi ajo, q\u00eb K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs t\u00eb rekomandoj\u00eb hapjen e negociatave p\u00ebr antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb, ku dita e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb dit\u00eb feste, u mir\u00ebprit propozimi p\u00ebr liberalizimin e vizave, por u theksua nj\u00ebkohsisht edhe rruga e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet vendi drejt\u00eb integrimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian.\u00a0\u00a0 Ministri i Integrimeve i Kosov\u00ebs, Z. Bekim \u00c7ollaku pasqyroi ndjenjat e shum\u00eb\u00a0 vetave n\u00eb lidhje me integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizmat evro-atlantike, nd\u00ebrsa u shpreh se, \u201cNuk ka rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb udh\u00ebn e integrimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d.\u00a0\u00a0 Fatkeqsisht, kjo vlen\u00eb edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tani, zyrtar\u00ebt evropian\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta q\u00ebndrimet dhe kushtet e tyre p\u00ebr antar\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb organizmat evro-atlantike.<\/p>\n<p>Demokracia nevojit\u00eb men\u00e7uri dhe virtyte, por edhe debat dhe dialog t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb me respekt ndaj nj\u00ebri tjetrit dhe kusht\u00ebzon nd\u00ebrtimin e institucioneve baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb parlament p\u00ebrfaqsues t\u00eb popullit, parti politike t\u00eb mir\u00ebfillta, shtyp t\u00eb lir\u00eb, shoq\u00ebri civile me liri veprimi, polici t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebshme dhe profesionale dhe natyrisht nj\u00eb sistem t\u00eb pavarur juridik dhe gjyq\u00ebsor.\u00a0 Jan\u00eb k\u00ebto vlera amerikano-evropiane q\u00eb kan\u00eb karakterizuar NATO-n dhe BE-n\u00eb gjat\u00eb dekadave \u2013 \u201ct\u00eb bashkuar n\u00eb q\u00ebllime dhe parime\u201d.\u00a0\u00a0 Ndon\u00ebse si\u00e7 pohoi edhe Ministri i Integrimeve i Kosov\u00ebs, Z. \u00c7ollaku, i cili tha se nuk ka rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr drejt\u00eb integrimit n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se sado e gjat\u00eb t\u00eb jet\u00eb kjo rrug\u00eb, p\u00ebr kombin shqiptar nuk ka rrug\u00eb as alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 integrimit t\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb politik dhe ushtarak n\u00eb organizmat evro-atlantike!\u00a0 N\u00eb \u201cDit\u00ebn e Evrop\u00ebs\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira jo vet\u00ebm e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, por nj\u00ebkohsisht \u00ebsht\u00eb edhe vullneti dhe d\u00ebshira e miq\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb kombi shqiptar t\u00eb zej\u00eb karrig\u00ebn e vet n\u00eb radh\u00ebt e kombeve evropiane, aty ku gjithmon\u00eb e ka pasur vendin.\u00a0 Por ky objektiv mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebqoftse realizimi i k\u00ebtij q\u00ebllimi do t\u00eb b\u00ebhet prioriteti num\u00ebr nj\u00eb i politik\u00ebs shqiptare, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 9 Maji sh\u00ebnon \u00e7do vit Dit\u00ebn e Europ\u00ebs, nj\u00eb dit\u00eb kur festohet paqa dhe bashkimi n\u00eb Evrop\u00eb.\u00a0 Kjo dat\u00eb sh\u00ebnon gjithashtu p\u00ebrvjetorin e deklarat\u00ebs historike t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cDeklarata Schuman\u201d t\u00eb vitit 1950, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Ministri i at\u00ebhersh\u00ebm francez i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Robert Schuman p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hodhi iden\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9072"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9075,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9072\/revisions\/9075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}