{"id":9067,"date":"2016-05-10T13:09:08","date_gmt":"2016-05-10T11:09:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9067"},"modified":"2016-05-10T13:13:09","modified_gmt":"2016-05-10T11:13:09","slug":"arqipeshkvi-i-tivarit-primat-i-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9067","title":{"rendered":"&#8220;Arqipeshkvi i Tivarit \u2013 Primat i Serbis\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/dom-nik-ukgjini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9069 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/dom-nik-ukgjini-300x246.jpg\" alt=\"dom-nik-ukgjini\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/dom-nik-ukgjini-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/dom-nik-ukgjini-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/dom-nik-ukgjini.jpg 301w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Kleriku Gjonlleshaj nga Kosova n\u00eb selin\u00eb e primatit t\u00eb Serbis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Nga Dom Nik\u00eb Ukgjini &#8211; Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p>E kaluara historike na d\u00ebshmon se jo vet\u00ebm ne rajonin ton\u00eb, por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, ka pas\u00eb ngat\u00ebrresa nd\u00ebrkishtare rreth ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs pal\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb primat e kush jo. N\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb dashur intervenimi i Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar shpirtrat e ndezur p\u00ebr pushtet. Sherre t\u00eb k\u00ebsaj natyre n\u00eb mesjet\u00ebn e hershme, sh\u00ebnohen n\u00eb Britani t\u00eb Madhe, Franc\u00eb, Spanj\u00eb etj.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb holl\u00ebsira, t\u00eb gjith\u00eb ipeshkvijt\u00eb pos Pap\u00ebs, me shugurimin si t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes veti. Por disa ipeshkvij, n\u00eb momente t\u00eb caktuara, n\u00eb vende t\u00eb caktuara dhe koh\u00ebra t\u00eb ndryshme, arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet mbi disa ipeshkvij, pushtet ky i dh\u00ebn\u00eb nga pushteti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i papatit t\u00eb Rom\u00ebs si ipeshk\u00ebv i par\u00eb nder t\u00eb barabart\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn Katolike kemi, Patriark\u00eb, Ekzark\u00eb, Primat (n\u00eb Per\u00ebndim) dhe Kryeipeshk\u00ebv dhe Kryeipeshk\u00ebv Metropolitan.<\/p>\n<p>Primat ishte pushtet i dh\u00ebn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga Papa i Rom\u00ebs, dedikuar vendeve t\u00eb caktuara p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve rrethanore. Primat\u00ebt, n\u00eb mesjet\u00ebn e mesme kan\u00eb luajtur rolin e nj\u00eb Vakariati, si\u00e7 ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai i Selanikut apo Justinian Prima shek..VI, dhe qen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me Patriark\u00ebt. Primat\u00ebt kan\u00eb pas\u00eb pushtet n\u00eb rajonin kishtar t\u00eb caktuar t\u00eb mbik\u00ebqyrnin zbatimin e ligjeve kishtare nga ipeshkvijt\u00eb e metropolit\u00ebt, zgjidhjen e problemeve ligjore eventuale n\u00eb mes tyre, mbajtjen e Koncil\u00ebve vendor\u00eb dhe vajosjen e vendosjen e kuror\u00ebs mbret\u00ebrve t\u00eb nj\u00eb rajoni t\u00eb caktuar. K\u00ebto t\u00eb drejta, Primat\u00ebt i kan\u00eb g\u00ebzuar deri n\u00eb Koncilin e Par\u00eb t\u00eb Vatikanit ( 1869). M\u00eb pas, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave historike roli i primatit kishte filluar duke u zbehur.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb shtrohet pyetja, nga e mori Tivari k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Studiuesit mendojn\u00eb se primati i ipeshkvijve t\u00eb Tivarit ekziston t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga koha e Nemenjiq\u00ebve shek. XII. Dhe nd\u00ebr arsyet ka qen\u00eb, se Tivari, i cili e mori vazhdim\u00ebsin\u00eb e Diokl\u00ebs antike, kishte n\u00eb gjirin e tij popullin sllav, i cili n\u00eb shek. XI-t\u00eb , ishte i posa pag\u00ebzuar. Me k\u00ebt\u00eb rast Primati kishte p\u00ebrgjith\u00ebsi para papatit q\u00eb sllav\u00ebt, shpirt\u00ebrisht t\u00eb posarilindur t\u00eb mos kalojn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb herezi. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr ishin rrethanat e nd\u00ebrlikuara politike n\u00eb Ballkan, q\u00eb shfryt\u00ebzoheshin nga Kisha ortodokse si kund\u00ebrshtare e p\u00ebrbetuar e Rom\u00ebs, p\u00ebr zgjerimin e hap\u00ebsir\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb saj n\u00eb gadishullin e Ballkanit. Primati mbeti aktual edhe gjat\u00eb pushtimeve osmane, kur Kisha ortodokse dhe Perandoria osmane t\u00eb lidhur n\u00eb koalicion, n\u00eb vitin 1453 kishin q\u00ebllim zvog\u00eblimin e hap\u00ebsir\u00ebs kishtare t\u00eb Kish\u00ebs Romake, nd\u00ebr popujt t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnime t\u00eb dokumentuara p\u00ebr primasin\u00eb e Tivarit kemi nga Arqipeshkvi Filip Gaj, (1485-1509), i cili \u00ebsht\u00eb quajtur \u201c Primas totius Serbiae\u201d (Primat i gjith\u00eb Serbis\u00eb). K\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim e gjejm\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb ipeshkvijt e Tivarit me radh\u00eb, si: Gjon Bruno Harapi (1551- 1571), Marin Bici (1608-1624), Pjeter Massreku (1624-1634), Gjergj Bardhi (1635- 1644), Zmajeviq\u00ebt, Vlladanji, Radovani, Pooten, Shimun Milinoviq (1886-1910) etj. Imzot Vin\u00e7enc Zamjeviqi, n\u00eb saje t\u00eb primatit q\u00eb g\u00ebzonte, n\u00eb vitin 1703, mblodhi Kuvendin e Arbrit, n\u00eb Melqi t\u00eb Lezh\u00ebs. Po k\u00ebshtu ndodhi edhe me kryeipeshkvin Karlo Pooten, i cili mblodhi Kuvendin e II-t\u00eb t\u00eb Arbrit n\u00eb vitin 1871, n\u00eb Shkod\u00ebr etj..<\/p>\n<p>Me ardhjen n\u00eb krye t\u00eb Selis\u00eb Kryeipeshkvore t\u00eb Tivarit t\u00eb Nikolla Dobre\u00e7iq, i cili e kreu k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nga viti 1912-1955, \u00e7\u00ebshtja e primatit edhe pse p\u00ebr Selin\u00eb e Shenjt\u00eb tashm\u00eb ishte m\u00eb tep\u00ebr honorik, u gjall\u00ebrua duke marr\u00eb madje edhe p\u00ebrmasa politike. M\u00eb Konkordatin e lidhur n\u00eb vitin 1914, n\u00eb mes Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb Serbe, ishte parapar\u00eb q\u00eb Beogradi t\u00eb ngrihet n\u00eb rangun e kryedioqez\u00ebs dhe Shkupi t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb dioqez\u00eb. Por, p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb kryeipeshkvit Laz\u00ebr Mjeda, kjo gj\u00eb u arrit vet\u00ebm n\u00eb vitin 1924, kur n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj selie ishte ipeshkvi slloven Franjo Gnidovec dhe nga viti 1918, funksiononte mbret\u00ebria Serbe, Kroate e Sllovene, me qend\u00ebr Beogradin.<\/p>\n<p>Beogradi nuk do ndalonte me kaq. Me rastin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb projekt konkordatit mes Selis\u00eb s\u00eb Shenjte dhe Mbret\u00ebris\u00eb Serbe, Kroate e Sllovene, politika e Beogradit, n\u00eb vitin 1924 u p\u00ebrpoq q\u00eb m\u00eb \u00e7do kusht, n\u00ebp\u00ebrmjet ligjeve t\u00eb projekt konkordatit, ta marr\u00eb titullin shum\u00ebshekullor t\u00eb primatit nga kryedioqeza e Tivarit, p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb kryedioqez\u00ebs s\u00eb Beogradit. Me k\u00ebt\u00eb rast Beogradi do t\u2019i ofronte Selis\u00eb s\u00eb Shenjte edhe riorganizimin e dioqezave t\u00eb tjera brenda territorit t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb Serbe, Kroate e Sllovene. Beogradi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb marrjes s\u00eb primatit, i ofronte Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb edhe formulimin e em\u00ebrtimit t\u00eb ri p\u00ebr kryedioqez\u00ebn e Beogradit, me emrin Kryedioqeza katolike serbe me qend\u00ebr n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Nikolla Dobri\u00e7iq, meqen\u00ebse ishte nd\u00ebr protagonist\u00ebt e ngjarjes, kusht\u00ebzonte kalimin e primatit nga Tivari n\u00eb Beograd, me kusht q\u00eb edhe ai vet\u00eb personalisht t\u00eb kalonte n\u00eb selin\u00eb e Beogradit. Pas bisedimeve t\u00eb st\u00ebrgjata e t\u00eb v\u00ebshtira, kund\u00ebrshtimit t\u00eb Kish\u00ebs kroate dhe kund\u00ebrshtimeve t\u00eb popullit n\u00eb Mal t\u00eb Zi pa dallime nacionaliteti dhe besimi, nuk erdhi deri te finalizimi i k\u00ebsaj ideje e as konkordatit n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, i cili me siguri do t\u00eb krijonte kok\u00eb\u00e7arje t\u00eb reja p\u00ebr Selin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit. Por e gjith\u00eb kjo nuk e ndalonte imzot Nikolla Dobre\u00e7iqin, q\u00eb si primat i Serbis\u00eb t\u00eb b\u00ebnte vizita te ndryshme n\u00eb Evrop\u00eb, Azi e deri n\u00eb Amerik\u00eb, duke k\u00ebrkuar ndihma p\u00ebr Malin e Zi dhe duke iniciuar shk\u00ebmbime tregtare mes Malit t\u00eb Zi, dhe shteteve evropiane.<\/p>\n<p>Kryedioqeza e Tivarit edhe pse n\u00eb koh\u00ebn e Dobre\u00e7iqit kishte 25.890 katolik\u00eb, prej tyre 80% ishin shqiptar\u00eb, pjesa tjet\u00ebr ishin shqiptar\u00eb q\u00eb e ndjenin veten Malazez\u00eb dhe nj\u00eb pakic\u00eb kroate, kishte arritur n\u00ebp\u00ebrmjet titujve honorik\u00eb t\u00eb Dobre\u00e7iqit, t\u00eb jet\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb politiken rajonale deri n\u00eb instalimin e sistemit komunist n\u00eb Jugosllavi n\u00eb vitin 1945.<\/p>\n<p>Mali i Zi, duke qen\u00eb se vazhdimisht ka qen\u00eb i rrezikuar nga hegjemonia serbe, kryedioqeza e Tivarit, si pasardh\u00ebse e Diokl\u00ebs, p\u00ebr ta ka qen\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr mbrojtjen e nacionaliteti dhe shtetit t\u00eb tyre gjat\u00eb historis\u00eb se vjet\u00ebr dhe asaj t\u00eb re. Prandaj titullin \u201c Primas totius Serbiae\u201d, malazez\u00ebt, pa dallime besimi, e kan\u00eb ruajtur me fanatiz\u00ebm si nj\u00eb relikte t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr kryedioqez\u00ebn e Tivarit. Edhe pasardh\u00ebsit e Dobre\u00e7iqit, e kan\u00eb ruajtur k\u00ebt\u00eb titull si: Aleksand\u00ebr Tokiq ( 1955-1979) Petar Perkoliqi (1979- 1998 ) dhe Zef Gashi ( 1989-2016).<\/p>\n<p>Kryeipeshkvi i porsazgjedhur imzot Rrok Gjolleshaj, vjen n\u00eb nj\u00eb ambient me nj\u00eb histori gri, ku akoma ka p\u00ebrleshje mes t\u00eb vjetr\u00ebs dhe historis\u00eb se re. Ka nj\u00eb grupim njer\u00ebzish me n\u00eb krye Ivan Jovoviqin i cili botoi dy libra p\u00ebr historin\u00eb e Kryedioqez\u00ebs s\u00eb Tivarit, duke tentuar krijimin e Kish\u00ebs Katolike Malazeze dhe duke mohuar \u00e7do gj\u00eb shqiptare. Ka dhe nj\u00eb politik\u00eb reale serbe t\u00eb cil\u00ebt nuk e durojn\u00eb dot, q\u00eb Tivari akoma ta mbaj\u00eb titullin e Primatit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas statistik\u00ebs zyrtare t\u00eb vitit 2006, besimtar\u00eb katolik\u00eb jan\u00eb 14.174, ose 2. 65 %, kurse shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb 47. 682,ose 7.09% . Mali i Zi si shtet i pavarur nga viti 2006, pos malazez\u00ebve ka 30 %, serb dhe 16 %, Boshnjak\u00eb e Mysliman\u00eb. Ka dhe nj\u00eb pakic\u00eb kroate. Pa marr\u00eb parasysh se shqiptaret n\u00eb Mal t\u00eb Zi sot jan\u00eb pakic\u00eb, n\u00eb kontekstin gjeografik e demografik shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi sot jan\u00eb faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00eb- sish\u00ebm n\u00eb Gadishullin e Ballkanit.<\/p>\n<p>Kryeipeshkvi i Tivarit Gjonlleshaj me titullin honorik, \u201c Primas totius Serbiae\u201d do t\u00eb shugurohet m\u00eb 14 maj t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Prishtin\u00eb dhe m\u00eb 28 t\u00eb po k\u00ebtij muaji, do t\u00eb k\u00ebt\u00eb hyrjen zyrtare n\u00eb fronin e k\u00ebsaj selie sa t\u00eb lavdishme aq edhe problematike. Nuk di se si do e ndiej veten n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste politika e Beogradit?! Por e di se kryeipeshkvi i ri e ndjen veten shum\u00eb mir\u00eb . Prandaj, uroj q\u00eb pun\u00ebn e tij baritore Gjonlleshaj ta kryej me ndihm\u00ebn e Zotit e m\u00eb urtin\u00eb e mbretit Salomon. \/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kleriku Gjonlleshaj nga Kosova n\u00eb selin\u00eb e primatit t\u00eb Serbis\u00eb Nga Dom Nik\u00eb Ukgjini &#8211; Shkod\u00ebr E kaluara historike na d\u00ebshmon se jo vet\u00ebm ne rajonin ton\u00eb, por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, ka pas\u00eb ngat\u00ebrresa nd\u00ebrkishtare rreth ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs pal\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb primat e kush jo. N\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9069,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9067","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9067"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9071,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9067\/revisions\/9071"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}