{"id":9006,"date":"2016-05-05T22:53:10","date_gmt":"2016-05-05T20:53:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9006"},"modified":"2016-05-05T22:53:10","modified_gmt":"2016-05-05T20:53:10","slug":"quo-vadis-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=9006","title":{"rendered":"QUO VADIS ALBANIA?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/quo-vadis-albania.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-9007 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/quo-vadis-albania-300x171.jpg\" alt=\"quo-vadis-albania\" width=\"300\" height=\"171\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/quo-vadis-albania-300x171.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/quo-vadis-albania.jpg 320w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>E di se kjo pyetje p\u00ebrdoret shpesh dhe si e till\u00eb ting\u00ebllon pak si e m\u00ebrzitsh\u00ebme, por duke ndjekur situat\u00ebn aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; sidomos debatet mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi &#8212; \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos b\u00ebhet pyetja se, \u201cKu po shkon Shqip\u00ebria\u201d?\u00a0 Sa p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb historike, fraza \u201cQuo Vadis\u201d, \u201cKu po Shkon?\u201d, e ka rr\u00ebnj\u00ebn n\u00eb tradit\u00ebn e krisht\u00ebr\u00eb, ku sipas k\u00ebsaj tradite, nd\u00ebrsa Sh\u00ebn Pjetri po largohej nga Roma p\u00ebr t\u2019i ikur kryq\u00ebzimit t\u00eb\u00a0 tij t\u00eb sigurt, has\u00eb n\u00eb Jezu-Krishtin dhe Sh\u00ebn Pjetri e pyet at\u00eb: Quo Vadis Domine? Jezusi sipas k\u00ebsaj tradite i p\u00ebrgjigjet atij: \u201cPo shkoj n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr tu kryq\u00ebzuar edhe nj\u00ebher\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, duket se politika aktuale n\u00eb Tiran\u00eb, me veprimet dhe mosveprimet e saj, po e \u00e7on Shqip\u00ebrin\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzimi tjet\u00ebr, drejt\u00eb nj\u00eb humnere t\u00eb pafund dhe t\u00eb pa-parashikueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj si shtet dhe si komb.\u00a0 Rasti i (mos)reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi e b\u00ebn njeriun tep\u00ebr pesimist n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhmen e vendit, si p\u00ebrfundim i grindjeve dhe mosmarrvehsjeve t\u00eb vazhdueshme politike, dhe e b\u00ebn pothuaj t\u00eb pamundur p\u00ebrgjigjen ndaj pyetjes, se n\u00eb \u00e7\u2019drejtim po shkon Shqip\u00ebria?\u00a0 Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e vendeve per\u00ebndimore, por e cila, sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit k\u00ebrkohet gjithashtu edhe nga 91% e shqiptar\u00ebve, si di\u00e7ka e doemosdoshme dhe e nevojshme p\u00ebr mbarvajtjen politike dhe ekonomike t\u00eb vendit.\u00a0 N\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr demokratik, kur shumica d\u00ebrmuese e popullit \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb mase dhe kur me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkon miratimin e nj\u00eb reforme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb drejt\u00ebsi, nuk duhej t\u00eb kishte shum\u00eb debate p\u00ebr meritat e miratimit t\u00eb nj\u00eb reforme t\u00eb till\u00eb t\u00eb sistemit juridik dhe gjy\u00ebsor, pa marr\u00eb parasysh\u00eb n\u00ebse k\u00ebrkohet nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt ose jo.\u00a0 N\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb thelb\u00ebsore nga vet populli shqiptar dhe p\u00ebrfaqsuesit e tij politik\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjen me miratimin e k\u00ebsaj reforme nga t\u00eb gjitha partit\u00eb politike!<\/p>\n<p>P\u00ebrfaqsuesit per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ambasadori amerikan Donald Lu dhe P\u00ebrfaqsuesja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin paraqit\u00ebn k\u00ebt\u00eb jav\u00eb versionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb ekpert\u00ebve amerikan\u00eb dhe europian\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.\u00a0 Dy p\u00ebrfaqsuesit per\u00ebndimor\u00eb u angazhuan se ata nuk do t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.\u00a0\u00a0 E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, sidomos Ambasadori Lu \u00ebsht\u00eb angazhuar fuqimisht dhe personalisht duke ven\u00eb madje edhe prestigjin e Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; si mike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve &#8212; prapa k\u00ebsaj nisme madhore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 Duke ndjekur debatet dhe reagimet e koh\u00ebve t\u00eb fundit, sidomos t\u00eb dy partive kryesore n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, fatkeqsisht ndihem pesimist dhe dyshoj n\u00ebse p\u00ebrfaqsuesit per\u00ebndimor\u00eb e din\u00eb se me k\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe se sa i p\u00ebrzier \u00ebsht\u00eb l\u00ebmshi i politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt dhe jo p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe p\u00ebr Bashkimin Europian.\u00a0 Si e till\u00eb ajo duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e klas\u00ebs politike shqiptare dhe jo e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj. Por, ja ku ka ardhur situata aktuale.\u00a0 Nevojitet nd\u00ebrmjet\u00ebsia e miq\u00ebve sepse shqiptar\u00ebt nuk merren vesh me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr gj\u00ebrat m\u00eb themelore dhe t\u00eb nj\u00eb interesi jetik p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri moderne.\u00a0 Nevojitet nd\u00ebrmjet\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u2019u than\u00eb udh\u00ebheqsve shqiptar\u00eb: mjaft, pushoni pushk\u00ebt burra e t\u00eb shuhet zjarri se ne jemi nd\u00ebrmjet\u00ebs.\u00a0 N\u00eb rregull, por, n\u00ebqoftse se edhe k\u00ebsaj rradhe, ashtu si edhe me raste t\u00eb tjera\u00a0\u00a0\u00a0 t\u00eb p\u00ebrpjekjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarrveshjet e ndryshme politike shqiptare n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk \u201cshuhet\u201d pushka dhe hidhet posht\u00eb fjala dhe p\u00ebrpjekjet e nd\u00ebrmjetsve miq\u00eb.<br \/>\nDuke marr\u00eb parasysh\u00eb seriozitetin me t\u00eb cilin e kan\u00eb marr\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare nd\u00ebrkombtar\u00ebt &#8212; sidomos Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; me mos miratimin e reform\u00ebs, klasa politike shqiptare pik\u00ebspari do t\u00eb korit\u00eb veten, jo vet\u00ebm para 91% e shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt e shohin si tep\u00ebr t\u00eb nevojshme nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb till\u00eb, por nj\u00ebkohsisht do t\u00eb zhgnjej\u00eb ndoshta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pareparueshme nd\u00ebrmjetsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe miq\u00ebt e shqiptar\u00ebve &#8212; Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore t\u00eb Bashkimit Europian&#8211; dhe ka mund\u00ebsi t\u00eb afektoj\u00eb negativisht marr\u00ebdh\u00ebnjet afat-shkurt\u00ebra dhe afat-gjata me mb\u00ebshtetsit historik t\u00eb kombit shqiptar.<br \/>\nAmbasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb Donald Lu shprehu seriozitetin e vendit t\u00eb tij n\u00eb lidhje me miratimin e k\u00ebsaj reforme, por t\u00ebrthorazi paralajm\u00ebroi edhe pasojat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb mos aprovimi i reform\u00ebs, kur theksoi se udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb per\u00ebndimor\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb miratimin e reformave n\u00eb drejt\u00ebsi.\u00a0 \u201cNuk kam par\u00eb kurr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb till\u00eb nga aleat\u00ebt tuaj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr asnj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr.\u00a0 T\u00eb gjith\u00eb e pranojm\u00eb sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, potencoi kryediplomati amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Donald Lu.<br \/>\nPor a e kupton paria e Tiran\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj reforme dhe udh\u00ebkryqin n\u00eb t\u00eb cilin e ka vendosur vendin e tyre?\u00a0 Klasa politike shqiptare pretendon se \u00ebsht\u00eb pro-amerikane, pro-per\u00ebndimore dhe t\u00eb pak\u00ebn &#8212; sa p\u00ebr sy e faqe, p\u00ebr 25 vjet\u00eb tani &#8212; shprehet se \u00ebsht\u00eb serioze dhe e do Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e organizmave t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore, nd\u00ebrsa nj\u00ebkohsisht duket se politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk u p\u00eblqejn\u00eb rregullat dhe k\u00ebrkesat e klubit per\u00ebndimor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me veprimet e saja politike dhe ekonomike, klasa politike e Tiran\u00ebs, po tregon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ajo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb nuk e d\u00ebshiron n\u00eb per\u00ebndim, nd\u00ebrsa n\u00eb heshtje ndjek\u00eb dhe vepron n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sloganit t\u00eb zbraz\u00ebt t\u00eb Ramiz Alis\u00eb se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb \u201cp\u00ebrendim as n\u00eb lindje\u201d dhe me kufij \u201cas t\u00eb hapur as t\u00eb mbyllur\u201d, si\u00e7 deklaroj\u00eb koh\u00ebt e fundit Ministri i jasht\u00ebm shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb e kan\u00eb m\u00eb kollaj t\u00eb ndjekin dhe t\u00eb forcojn\u00eb politikat e tyre me vendet e lindjes, pasi ato nuk k\u00ebrkojn\u00eb asnj\u00eb kusht p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnje t\u00eb tilla, pasi jan\u00eb t\u00eb zhytur vet n\u00eb korrupsion dhe padrejt\u00ebsi.\u00a0 Autokrat\u00ebt, si Putini, Erdogani, kinez\u00ebt, sllav\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00eb si k\u00ebta nuk k\u00ebrkojn\u00eb prej politikan\u00ebve shqiptar\u00eb as reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, as luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebrkundrazi sa m\u00eb t\u00eb korruptuar aq m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb forta do t\u00eb jen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet midis tyre.\u00a0 Por a \u00ebsht\u00eb kjo n\u00eb interesin afatgjat\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar\u00eb?\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb vet\u00ebm udh\u00ebheqsit aktual shqiptar\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrgjigjen. Ka ardhur koha q\u00eb \u201cshapi t\u00eb ndahet nga sheqeri\u201d.\u00a0 Ka ardhur koha q\u00eb politika zyrtare e Tiran\u00ebs \u2013 pozit\u00eb dhe opozit\u00eb \u2013 \u201ct\u00eb pushoj\u00eb arm\u00ebt\u201d dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjet m\u00eb n\u00eb fund pyetjes: \u201cQuo vadis Albania?\u201d, ku po e \u00e7ojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb momenti, tashti \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb me debatet dhe diskutimet e mir\u00ebfillta n\u00eb, \u201clog t\u00eb kuvendit\u201d si dikur\u00eb t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb \u2013 t\u00eb miratohet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe si burra t\u00eb fjal\u00ebs e t\u00eb bes\u00ebs, t\u2019i tregoni pik\u00ebspari kombit shqiptar por edhe miq\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb historik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, se \u00e7\u2019rrug\u00eb do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb n\u00eb fund Shqip\u00ebria?\u00a0 Leni fjal\u00ebt dhe hapni rrug\u00ebn!\u00a0 Shpresojm\u00eb se ende ka burra Shqip\u00ebria q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm t\u00eb momentit historik n\u00eb t\u00eb cilin jetojn\u00eb dhe qeverisin, ashtuq\u00eb timonin e t\u00eb ardhmes s\u00eb kombit shqiptar t\u2019a drejtojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e mbar\u00eb duke miratuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli E di se kjo pyetje p\u00ebrdoret shpesh dhe si e till\u00eb ting\u00ebllon pak si e m\u00ebrzitsh\u00ebme, por duke ndjekur situat\u00ebn aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; sidomos debatet mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi &#8212; \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos b\u00ebhet pyetja se, \u201cKu po shkon Shqip\u00ebria\u201d?\u00a0 Sa p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb historike, fraza \u201cQuo Vadis\u201d, \u201cKu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9007,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9006","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9006"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9008,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9006\/revisions\/9008"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}