{"id":8978,"date":"2016-05-03T20:12:23","date_gmt":"2016-05-03T18:12:23","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8978"},"modified":"2016-05-03T20:18:06","modified_gmt":"2016-05-03T18:18:06","slug":"37-vjetori-i-termetit-katasrofal-te-ulqinit-emrat-e-qytetareve-qe-gjeten-vdekjen-ne-ate-dite-plot-trishtim-e-lemeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=8978","title":{"rendered":"Emrat e qytetar\u00ebve q\u00eb gjet\u00ebn vdekjen n\u00eb termetin katastrofal t\u00eb vitit 1979 n\u00eb Ulqin dhe rrethin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Termeti-1979-ulqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8984 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Termeti-1979-ulqin.jpg\" alt=\"Termeti-1979-ulqin\" width=\"235\" height=\"200\" \/><\/a>37 \u2013 vjetori i t\u00ebrmetit katasrofal t\u00eb Ulqinit<\/strong><br \/>\n<strong>Dit\u00eb e llahtarshme\u00a0\u00a0 plot trishtim e lemeri<\/strong><\/p>\n<p>Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n<p>Ishte dit\u00eb e diel\u00eb. Dita e par\u00eb e Pashk\u00ebve katolike. Dit\u00eb feste e pushimi. Nj\u00eb dit\u00eb e bukur pranvere. Papritmas tik-taku i or\u00ebs u ndal n\u00eb 7 e 20 minuta. At\u00eb m\u00ebngjes , m\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 1979,\u00a0\u00a0 nj\u00eb dridhje e fuqishme prej 7 ball\u00ebve\u00a0 t\u00eb shkall\u00ebs Rihter dhe 9 ball\u00ebsh t\u00eb Merkalit e p\u00ebrshkoi Ulqinin legjendar me rrethin\u00eb. Pas\u00a0 vet\u00ebm nj\u00ebzet sekondash \u00e7\u2019me pa! Ulqinin mij\u00ebvje\u00e7ar, me ato rrugica t\u00eb pastra, sht\u00ebpi\u00a0\u00a0 t\u00eb vogla dhe t\u00eb rregulluara bukur e kish mbuluar pluhuri n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt.Asgj\u00eb s\u2019mund t\u00eb shikoje nga pluhuri i madh. Dit\u00eb e llahtarshme plot trishtim e lemeri.\u00a0 N\u00eb ato \u00e7aste askush prej qytetar\u00ebve\u00a0 se dinin se \u00e7\u2019po ndodh! L\u00ebkundje e fuqishme e tok\u00ebs! Humbje e ekuilibrit! Britma! Vaj! Vrapime! Ulurime e ofshama ! Trishtim ! Frik\u00eb e shqet\u00ebsim!\u00a0 Ankth e panik\u00eb! Kudo\u00a0 shkat\u00ebrrime. Rr\u00ebmuj\u00eb. G\u00ebrmadha. Pa rrym\u00eb elektrike. Pa uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Asnj\u00eb dyqan nuk punon. Asgj\u00eb nuk funksionon. \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb paralizuar.\u00a0 N\u00eb ato \u00e7aste traumatike mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit , t\u00eb cvilitur, t\u00eb trishtuar dhe t\u00eb zhytur thell\u00eb n\u00eb mendime v\u00ebrshonin turma-turma n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit dhe me vrap\u00a0 ishin drejtuar drejt\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se \u00e7\u2019ndodhi me fatin e tyre. N\u00eb fytyr\u00ebn e \u00e7do qytetari pasqyrohej nj\u00eb huti e pap\u00ebrshkruar. N\u00eb ato \u00e7aste d\u00ebgjohej vet\u00ebm nj\u00eb\u00a0 refren:\u00a0 \u201cA jeni gjall\u00eb \u2013 a jeni gjall\u00eb \u201c!? Nd\u00ebrsa askush nuk pyeste p\u00ebr rr\u00ebnimin e nd\u00ebrtesave\u00a0 dhe d\u00ebmtimin e orendive sht\u00ebpiake.\u00a0 Mij\u00ebra qytetar\u00eb pa kulm mbi kok\u00eb. N\u00ebn \u00e7adra. N\u00eb kampingje. Pa zem\u00ebr n\u00eb bark si\u00e7\u00a0 thot\u00eb populli yn\u00eb. U shemb\u00ebn\u00a0 ose u d\u00ebmtuan r\u00ebnd\u00eb shum\u00eb objekte nd\u00ebrtimi dhe sht\u00ebpi banimi. T\u00ebrmeti nuk kurseu as monumentet historike, muranat e lashta ilire dhe bedenet e qytetit.<\/p>\n<p><strong>29 viktima<\/strong><br \/>\n\u201c N\u00ebna\u201d natyr\u00eb k\u00ebsaj her\u00eb u \u201c \u00e7\u2019mend\u201d. Jo vet\u00ebm se nuk i mbrojti qytetar\u00ebt e Ulqinit me rrethin\u00eb , por n\u00ebp\u00ebrmjet fenomenit t\u00eb t\u00ebrmetit i rrezikoi\u00a0 dhe i d\u00ebmtoi\u00a0 ata, madje edhe\u00a0 u mori jet\u00ebn. Mediet e ndryshme vendore \u201c Pobjeda\u201d e Podgoric\u00ebs, \u201c Ve\u00e7ernje novosti\u201d e Beogradit\u201d, \u201c Vjesniku \u201c i Zagrebit, \u201c Tanjugu\u201d i Jugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme , RTV i Malit t\u00eb Zi, RTV i Beogradit, \u201c Rilindja\u201d\u00a0 e Prishtin\u00ebs e t\u00eb tjera sht\u00ebpi informative dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj katarstrofe natyrore\u00a0 dhe n\u00eb vazhdim raportojn\u00eb se numri i t\u00eb vdekurve n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb \u00ebsht\u00eb 20-28, kurse numri i t\u00eb l\u00ebnduarve arrin\u00eb n\u00eb afro 200 veta. Nga\u00a0 hulumtimet tona n\u00eb terren , meq\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht Komuna e Ulqinit\u00a0 e\u00a0 Arkivi i qytetit, nuk i kishin k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna,\u00a0 kemi evidentuar 29 viktima. N\u00eb rr\u00ebnojat e Kalas\u00eb s\u00eb Ulqinit gjet\u00ebn vdekjen k\u00ebta qytetar\u00eb: Jusuf Ahmet Elezaga ( 66 vje\u00e7), kapidan Xhemal Idrizaga ( 50 vje\u00e7), Feriha Hoxha Nimanbegu (43 vje\u00e7e) dhe Agron Rexhep Goga ( 13 vje\u00e7). M\u00eb shum\u00eb t\u00eb vdekur ka patur n\u00eb pjes\u00ebn rurale t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit.\u00a0 N\u00eb fshatin Kllez\u00ebn\u00a0 gjet\u00ebn vdekjen: Rabie Kurti ( 31 vje\u00e7e), Adem Kurti ( 5 vje\u00e7) Rexhep Kurti ( 5 vje\u00e7), Sadete Kurti ( 3 vje\u00e7e) Naser Kurti ( 3 vje\u00e7) dhe Pal Nrekiq ( 13 vje\u00e7). N\u00eb\u00a0 Brajsh\u00eb gjet\u00ebn\u00a0 vdekjen: Haxhi Avdia Sellaj ( 92 vje\u00e7) dhe\u00a0 Ramazan Kasneci ( 10 vje\u00e7). Nga fshati Kaliman gjet\u00ebn vdekjen Nurie Ibro\u00e7i ( 50 vje\u00e7e). N\u00eb fshatin Re\u00e7 gjeti vdekjen\u00a0 Pr\u00ebn\u00eb Lushja,\u00a0 n\u00eb fshatin Sal\u00e7 Lul\u00eb Llukiq ( 65 vjece), n\u00eb Zogaj\u00a0 Rabie Ardoliq (60 vje\u00e7e) , Nazmi Ardoliq ( 5 vje\u00e7), Sllobodanka Radovanoviq (4 vje\u00e7e), Zorka Vuceviq (54 vje\u00e7 e),\u00a0\u00a0 n\u00eb Kollomz\u00eb Mark\u00a0 Llukiq (74 vje\u00e7) e Angja Nilloviq (72 vje\u00e7), kurse n\u00eb Pistull\u00eb Gjon Pepgjonoviq.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, bazuar\u00a0 n\u00eb\u00a0 Arkiviin e\u00a0 TVMZ, q\u00eb mban dat\u00eb 16 prill 1979,\u00a0\u00a0 viktima t\u00eb\u00a0 k\u00ebsaj stihie natyrore kan\u00eb qen\u00eb\u00a0 edhe\u00a0 Dilaver Kraja, Isuf Elezagiq, Velisha\u00a0 Sekuliq,\u00a0 Rukije Haxhoviq, Nazmije Haxhoviq dhe Nurije Niko\u00e7eviq.<\/p>\n<p><strong>Solidariteti njer\u00ebzor<\/strong><\/p>\n<p>T\u00ebrmeti katastrofal i Ulqinit dhe i viseve tjera bregdetare t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u00a0 ka \u201cgoditur\u201d edhe nd\u00ebrgjegjen e mbar\u00eb\u00a0 njer\u00ebzimit. Me urdh\u00ebrin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Socialiste Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb Josip Broz Titos, i cili m\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 1979 ndodhej n\u00eb Igallo,\u00a0 t\u00eb gjitha ish &#8211; republikat dhe krahinat autonome menj\u00ebher\u00eb organizuan mbledhjen e ndihmave t\u00eb para p\u00ebr qytetar\u00ebt e Ulqinit dhe qyteteve tjera bregdetare t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Fatmir\u00ebsisht p\u00ebr shkat\u00ebrrimet q\u00eb la pas t\u00ebrmeti katastrofal shpejt u p\u00ebrhap informacioni n\u00eb opinionin bot\u00ebror nga\u00a0 Kolombo, Havana, Praga, Varshava, Gjeneva, Brukseli, Stokholmi, Nju-Jorku, Londra, Tokio, Gjeneva, Lisbona e qytete tjera t\u00eb bot\u00ebs,\u00a0 dhe u ngjall\u00a0 humaniteti n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb papapar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb. U rikthye optimizmi dhe shpresa n\u00eb\u00a0 qytetin e Ulqinit.<\/p>\n<p>Ky lloj solidariteti, bashk\u00ebpunimi, bashk\u00ebveprimi dhe bashk\u00eb-ndjenje zgjohet, aktivohet dhe vjen n\u00eb Ulqin edhe nga shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs,\u00a0\u00a0 Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, UNESKO, Kryqi i Kuq Nd\u00ebrkomb\u00ebtar e organizata tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare humanitare. Shumn\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs me dashuri dhe besim t\u00eb madh ndihmuan n\u00eb nd\u00ebrtimin e Ulqinit\u00a0 t\u00eb ri, i cili mbeti nj\u00eb simbol i sakrific\u00ebs njer\u00ebzore, humanitetit dhe solidaritetit.<br \/>\nRind\u00ebrtimi &#8211; zhg\u00ebnjimi<br \/>\nKjo dram\u00eb me pasoja\u00a0 tragjike\u00a0 b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb\u00a0 soliradizohen dhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb\u00a0 ndihma p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Ulqinit.\u00a0 P\u00ebr fat t\u00eb keq\u00a0 k\u00ebto ndihma nuk u shfryt\u00ebzuan\u00a0 n\u00eb mas\u00ebn e duhur dhe n\u00eb form\u00ebn e duhur. Ulqini pas k\u00ebtij t\u00ebrmeti u rind\u00ebrtua, por jo duke respektuar arkitektur\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb qytetit, por n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe sipas vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve.\u00a0 P\u00ebr pasoj\u00eb sot Ulqini ka humbur imazhin e tij t\u00eb dikursh\u00ebm dhe v\u00ebshtir\u00eb\u00a0 se mund ta kthej\u00eb shk\u00eblqimin e tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Asokohe Ulqinin e shkat\u00ebrroi katastrofa e madhe natyrore, nd\u00ebrsa\u00a0 m\u00eb von\u00eb ky qytet u masakrua nga dora e vet qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Me gjith\u00eb ndryshimet e shumta q\u00eb ka p\u00ebsuar Ulqini gjat\u00eb 37 vitete t\u00eb kaluara e them me keqardhje se nuk mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb qytet modern , e\u00a0 as q\u00eb mund t\u00eb\u00a0 num\u00ebrohet\u00a0 n\u00eb mesin e qyteteve t\u00eb bukura t\u00eb\u00a0 Bregdetiti Adriatik. Mungon shum\u00eb\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonin se k\u00ebtu jetohet sipas m\u00ebnyr\u00ebs evropiane.<\/p>\n<p><strong>Zon\u00eb\u00a0 seizmikisht jostabile<\/strong><br \/>\nNdryshe Ulqini \u00ebsht\u00eb zon\u00eb seizmikisht jostabile e cila jo rrall\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur nga t\u00ebrmete t\u00eb fuqishme dhe mbetet si vend i rrezikuar nga dridhjet e shpeshta t\u00eb\u00a0 tok\u00ebs. N\u00eb kronikat\u00a0 e koh\u00ebs\u00a0\u00a0 ka mbetur e sh\u00ebnuar se t\u00ebrmeti m\u00eb i fuqish\u00ebm ka ndodhur\u00a0 n\u00eb Ulqin\u00a0 n\u00eb vitin 344 t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re, i cili supozohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb prej 12 ball\u00ebsh t\u00eb Merkalit.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye qytetar\u00ebt e Ulqinit me t\u00eb drejt\u00eb ndjehen t\u00eb pasigurt\u00a0 dhe t\u00eb frik\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb jo vet\u00ebm e nes\u00ebrmja, por edhe e sotmja. \u201cK\u00eb djeg tamli ( qum\u00ebshti ) e fryn\u00eb kosin\u201d- thot\u00eb\u00a0 nj\u00eb proverb yni popullor.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnimi i 40 vjetorit<\/strong><br \/>\nEdhe tri vjet\u00a0\u00a0 do t\u00eb mbushen kat\u00ebr\u00a0 dekada nga t\u00ebrmeti katasrofal\u00a0 i Ulqinit. Autoritetet vendore do t\u00eb ishte mir\u00eb\u00a0 t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr\u00a0 sh\u00ebnimin e 4o vjetorit t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie e cila mori shum\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish, shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u l\u00ebnduan, mbet\u00ebn\u00a0 pa kulm e streh\u00eb\u00a0 mbi kok\u00eb dhe shkat\u00ebrroi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh objektesh private e publike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>37 \u2013 vjetori i t\u00ebrmetit katasrofal t\u00eb Ulqinit Dit\u00eb e llahtarshme\u00a0\u00a0 plot trishtim e lemeri Gjek\u00eb Gjonaj Ishte dit\u00eb e diel\u00eb. Dita e par\u00eb e Pashk\u00ebve katolike. Dit\u00eb feste e pushimi. Nj\u00eb dit\u00eb e bukur pranvere. Papritmas tik-taku i or\u00ebs u ndal n\u00eb 7 e 20 minuta. At\u00eb m\u00ebngjes , m\u00eb 15 prill t\u00eb vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8984,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-8978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8978"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8987,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8978\/revisions\/8987"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8984"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}